LIVE UPDATES
Politike

Bëri montazh me deputët e opozitës/ Vasili i përgjigjet Ramës: Karagjoz mejhanesh, shpërdoron karrigen. PYETJET që i drej

10 Mars 2021, 16:13 Nga DOSJA
Bëri montazh me deputët e opozitës/ Vasili i përgjigjet

TIRANË- Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama dhe komenteve të tij, që bëri ditën e sotme për disa nga përfaqësuesit e opozitës. 

Në një deklaratë për mediat, Vasili e ka konsideruar Vasilin si‘karagjoz mejhanesh’ , duke shtuar më tej se ai që prej tetë vitesh nuk bën punën e tij por sipas tij, ai është t një llafazan.  Ai i ka drejtuar disa pyetje, për të cilat tha se duhet t’u përgjigjet shqiptarëve.


Deklarata për mediat e Nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasili

Të nderuar qytetarë dhe qytetare!
Ju për fat të keq jeni të detyruar, për shkak se kryeministri juaj nuk ka asnjë punë tjetër, përveç një karagjozi mejhanesh, që të shikoni e të dëgjoni idiotësi pa fund të këtij kryeministri, i cili shpërdoron karrigen dhe nuk bën detyrën e tij.
Pra përfundimisht prej tetë vitesh kemi një kryeministër që nuk bën detyrën dhe punën e tij, por është thjesht dhe vetëm një llafazan, matuf dhe makut që vjen vërdallë e të vetmen gjë që nuk bën është detyrën e tij.
Ne jemi këtu që ti kujtojmë këtij njeriu, meqenëse është në detyrë edhe për pak kohë që tu japë përgjigje shqiptarëve njëherë e përgjithmonë, dhe ata e presin këtë, në radhë të parë se ç ‘bën me një hall madhor, të përditshëm të tyrin siç është pandemia, e cila për shkak të tij dhe të sharlatanëve të tij në qeveri ndodhet në duart më të këqija që mund të jetë ndodhur ndonjëherë ndonjë çështje shëndetësore në Shqipëri.
Shqipëria ka kaluar pandemi më parë, ka kaluar epidemi më parë, të cilat janë trajtuar dhe mbyllur me sukses të plotë dhe Shqipëria po vuan një histori të tmerrshme, tragjike të përditshme dështimi për shkak të këtij kryeministri e të sharlatanëve të tij.
Një pandemi, e cila e administruar në duar të tjera, do të kursente qindra jetë njerëzish e mijëra infektime, e mijëra e mijëra të tjera dëmtime të shëndetit. Për fat të keq të shqiptarëve ndodhen në duart më të këqija që janë ndodhur ndonjëherë, e shqiptarët nuk kujtojnë dot pandemitë, epidemitë e të shkuarës, sepse janë administruar në mënyrë korrekte dhe të përgjegjshme, cilado qofshin qeveritë që kanë qeverisur, të majta apo të djathta. Të vetmet qeverisje, të vetmet duar të këqija, të zeza që ata kanë parë janë vetëm duart e Edi Ramës, të paaftësisë e të ligësisë së tij, të njeriut që nuk e shqetësojnë as vdekjet nga pandemia, dhe as mijëra infektimet nga pandemia, dhe as drama ekonomiko – sociale, ku mijëra të sëmurë nuk trajtohen dot sepse nuk kanë para, pasi kryeministri i tyre paratë i harxhon për të bërë shoë, jo për të paguar dhe rimbursuar barnat e tyre, jo për të rimbursuar dhe për të gjetur para që ushqimi i pacientëve në spital të jetë një ushqim normal, dinjitoz për një të sëmurë. I harxhon për LED-et, i harxhon për kamerat, për imazhin, për propagandën e tij, në mënyrë që llafazani matuf dhe makut të bëjë palaçollëkun e mejhanes së radhës.
Megjithatë, përpara shqiptarëve ka detyrimin e madh që ti përgjigjet çështjeve të mëdha: Pse e kriminalizoi Parlamentin e Shqipërisë? Pse i kriminalizoi bashkitë e Shqipërisë duke futur gjithë njerëzit me rekorde kriminale? Tu kthejë përgjigje shqiptarëve se si nga shëndetësia falas, gratis, pa para, po paguajnë qimet e kokës dhe kanë hyrë në një dramë ekonomike të pashembullt, për shkak të pandemisë? Tu shpjegojë atyre se si e hapi dhe e mbylli OFL-në që vetëm legjitimoi pronat e kriminelëve dhe nuk bëri që tu hynte gjemb në këmbë atyre, e ku e mbylli me nxitim e me vrap se mos ngacmohej pak e u prishej terezia klaneve kriminale me të cilat ka dhënë e ka marrë, i ka mbështetur dhe e kanë mbështetur, po sigurisht që u ka ardhur fundi të dyve bashkë.
Patjetër që shqiptarët presin me padurim tu shpjegojë pse i izoloi Shqipërinë? Pse bllokoi integrimin evropian? Pse nuk i bën shërbim perëndimit? Pse nuk i bën shërbim euro-atlantizmit? Pse nuk i bën shërbim Brukselit dhe Uashingtonit, por u bën shërbim të tjera realiteteve të në lindje që shqiptarët nuk i duan, i refuzojnë? Nuk kanë dalë në vitin ’90 dhe përmbysën një regjim komunist që shikonte nga lindja, për të parë sërish nga lindja, por se donin të shikonin nga perëndimi, atje ku ishte prosperiteti, ku respektohet prona private, të drejtat e njeriut, të gjitha këto së bashku të drejta që Edi Rama i urren dhe ka neveri për to, pasi Edi Rama ka vetëm psikopatinë e një të çmenduri që do të rrijë më çdo kusht në një karrige dhe të prishë jetën dhe pronën e të tjerëve.
Sigurisht që ai duhet të përgjigjet pse e deformoi dhe e rrënoi reformën në drejtësi? Pse bëri gjithçka për ta kapur dhe pengoi zbatimin e reformës në drejtësi, atë të miratuar me 140 vota më 21-22 korrik të vitit 2016?
Pse i la shqiptarët pa drejtësi? Pse i la shqiptarët pa gjykata? Pse i la mijëra çështje të shqiptarëve që të mos marrin drejtësi, në mënyrë që të abuzojë ky me pushtetin e tij, e tu rrëmbejë pronat, e ku shqiptarët të mos kishin mundësi ku të ankoheshin, e rrëmbimi i pronës të bëhej fakt i kryer?
Gjithashtu ai duhet patjetër tu shpjegojë shqiptarëve se si iu shiti pronat e tyre dhe miliarda euro i dha me koncesione. Se si u ul të ndante Shqipërinë copa – copa në darkën e Dubait, duke u vënë edhe emër copave të mëdha e duke planifikuar copa të tjera.
Duhet tu shpjegojë shqiptarëve se si pati paturpësinë pasi planifikoi të ndante Shqipërinë, ishte në krahët e armiqve më të egër të Kosovës për të penguar, për të copëtuar e për të kafshuar edhe kufijtë e Kosovës. Janë të gjitha këto përgjigje shumë të mëdha e të rënda që ai ka përgjegjësinë për ti dhënë.
Por meqenëse Kryeministria ndodhet në qytetin e Tiranës, ka detyrimin tu shpjegojë mijëra qytetarëve të saj, të vjetër e të rinj se pse ia shkuli zemrën historike Tiranës, pese betonoi çdo qelizë, pse e ktheu Tiranën në lavatriçen e parave të pista, tashmë të konfirmuar nga të gjitha institucionet ndërkombëtare, pak ditë më parë nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Pse e ktheu Shqipërinë në listën e zezë të pastrimit të parave? Pra, do të thotë të festës së parave të krimit, të festës së trafiqeve. Duhet t’i shpjegojë shqiptarëve se pse e kthehu në Kolumbinë e Europës. Pse i detyroi 400 mijë shqiptarë të ikin të lemerisur, vetëm për shkak të qeverisjes së këtij njeriu? Nuk ikën shqiptarët kur u liberalizuan vizat, në vitin 2010, ashtu siç bënte Kasandrën po ky individ atëherë, që paguante edhe para në Bruksel që të mos miratohej liberalizimi i vizave. Nuk ikën 1 milionë shqiptarët që parashikoi ky. Ikën tani në qeverisjen e tij. Dhe ikja e tyre e ka një emër. Emri është Edi Rama. Këtë nuk e luan topi.
Kjo dramë kombëtare, që bën 79% të të rinjve të thonë që duam të ikim nga Shqipëria. Nuk i bën se ata duan të ikin nga atdheu i tyre. Nuk i bën se duan të ikin nga familjet e tyre, nuk i bën se ata duan të ikin nga rrethi shoqëror i tyre e të shkojnë të punojnë atje të vetmuar, në rast se e gjejnë punën. Por i bën vetëm e vetëm sepse ua ka bërë tokë të zezë e të djegur Shqipërinë ky individ, ky llafazan matuf dhe makut, i cili di të bëjë vetëm palaçollëqe propagandistike. Por nuk paguhet për këto. Paguhet për t’u dhënë përgjigje këtyre çështjeve kaq të mëdha.
Njëherazi, po ky individ duhet t’i shpjegojë edhe të vetëve dhe të gjithë të tjerëve, pse e shndërroi Shqipërinë në një vend të cilit europianët i kërkojnë arsyet pse nga Shqipëria largohen njëlloj si nga Siria që është në luftë e në flakë. Dhe u bën shqiptarët t’u diskutohet edhe rivendosja e sistemit të vizave, një e drejtë dhe një fitore historike dhe e jashtëzakonshme e tyre.
Pra ky njeri, kjo pjellë e të gjithë të këqijave, ka detyrë të kthejë përgjigje për këto. Dhe këtyre përgjigjeve nuk u shmanget dot as sot, as çdo ditë deri në 25 prill ku do të marrë përgjigjen përfundimtare dhe pa kthim sepse shqiptarët në 25 prill do të marrin pjesë në një referendum që ua bën Shqipërinë sërish shtëpinë e tyre, që ua bën që të duan të rrinë në shtëpinë e tyre, që ua bën të ndihen të barabartë në shtëpinë e tyre.
Sepse shqiptarët nuk janë të barabartë në shtëpinë e tyre, pasi kanë një drejtësi që kriminelët dhe hajdutët klientë të qeverisë nuk i dënon kurse qytetarin më të thjeshtë e fut në burg, i rrëmben pronën dhe gjithçka. Për një Shqipëri të tillë shqiptarët do të votojnë në 25 prill se nuk ua rrëmben dot as Edi Rama as një tufë banditësh rreth e përqark tij banditësh qeveritarë dhe as kërkush. Shqipëria ka qenë këtu, është këtu, u është përgjigjur të tërëve dhe invazorëve edhe pushtuesve dhe nuk mundet kurrën e kurrës t’ia falë Shqipërinë një llafazani matuf dhe makut karagjoz që drejton Shqipërinë. 25 prilli është një ditë e cila do të vendosë një standard të ri demokratik. Atë që as kërkush në pushtet cilidoqoftë ai nuk mund të lozë kurrë me fatet e Shqipërisë dhe me fatet e shqiptarëve.
Është vendosja e tij standarde që vetëm një njeri që qeveris drejt dhe mirë mund të qëndrojë në atë karrige dhe kushdo që bën të kundërtën do të largohet në mënyrë të rrufeshme dhe të menjëhershme dhe shembulli i përjetshëm i njeriut të zi që u largua në mëny6rë referendare do të mbetet Edi Rama.

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar një strategji të re për fushatën e 25-prillit që është linçimi i kandidatëve të opozitës. Kryeministri, ditën e sotme,  i ka marrë me radhë të gjithë emrat e vënë në listë nga Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe aleatët. Fotot e zgjedhura nga Rama janë fotot e bëra me porosi për kandidatët e PS dhe mbledhja e pozave më të këqija të kandidatëve të opozitës.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama petrit vasili edi rama petrit vasili

Sondazh

Poll
Politike 10 Mars 2021, 14:30

TIRANË– Mesila Doda, kandidatja e Partisë Demokratike në Tiranë, i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, pasi e krahasoi me Pandeli Majkon. Dod...

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje