LIVE UPDATES
Aktualitet

Berisha: Kim ndërhyri për Alibeajn, DASH të mos e lejojë. Ambasadorja: Do e ribëj (Reagime)

22 Prill 2022, 16:26 Nga DOSJA
Berisha: Kim ndërhyri për Alibeajn, DASH të mos e lejojë.

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi sot ambasadoren amerikane në Shqipëri, Yuri Kim se po ndërhyn në gjykatë lidhur me çështjen gjyqësore në të cilën është Partia Demokratike. Në një bashkëbisedim me gazetarët, Berisha iu referua ambasadores si guvernatore dhe tha se Kim po ndërhyn që të pranohet ankimimi i Alibeajt. Provat për këtë gjë, ai shtoi se do t’ua japë vetëm institucioneve të SHBA-së nëse ia kërkojnë. Vetëm pak minuta pas kësaj deklarate, Gjykata e Tiranës mori vendimin. Ajo ka pranuar ankimimin e deputetit të Partisë Demokratike, Enekelejd Alibeajt për vendimin e statutit të 11 Dhjetorit.

Vendimi është marrë nga gjyqtarja Blerina Muça e cila do të shqyrtojë ankimimin e Alibeajt. Alibeaj depozitoi në Gjykatën e Apelit ankimimin e vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri duke ngritur pretendimet e tyre lidhur me procesin. Shkresa mban firmën e Enkelejd Alibeajt, i cili ende nënshkruan në cilësinë e nënkryetarit të PD, edhe pse me Statutin e ri të miratuar nga Gjykata, ai ishte shkarkuar nga posti. Në kërkesën e tij, Alibeaj kërkoi prishjen e vendimit që i jep drejtimin e partisë grupit të Komisionit të Rithemelimit si dhe pushim ose kthimin në hetim me trupë tjetër gjykuese. 

Pranimi nga Gjykata e Tiranës hapi debat! Fill pas këtij vendimi erdhi edhe reagimi nga ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim e cila i është përgjigjur deklaratës së ish-kryeministrit Sali Berisha për ndërhyrje në procesin gjyqësor. Përmes një reagimi të bërë në ‘Tëitter’, Kim thotë se nëse ndërhyrja nënkupton në inkurajimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve që të bëjnë punën e tyre pavarësisht kërcënimeve, atëherë është e vërtetë. Ambasadorja thotë se SHBA do të vijojë të bëjë pikërisht këtë ndërhyrje që sipas saj do të inkurajojë luftën ndaj korrupsionit në vend.

Përfaqësuesi ligjor i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike Ivi Kaso e konsideron të paligjshëm pranimin e ankimit të deputetit të PD-së, Enkelejd Alibeaj nga Gjykata. Në një deklaratë për mediat, Kaso tha se ankimi i Alibeajt nuk i përmbush asnjë nga kriteret që duhet për tu pranuar nga gjyqtarja. Gjykata, sipas Kasos e ka pranuar këtë ankimim në shkelje të ligjit, pasi personi që ka bërë, Alibeaj, nuk është palë.

Ndërsa deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i bëri thirrje ish-kryeministrit Berisha që të pranonte vendimin e marrë sot nga Gjykata. Lideri historik i PD-së nuk e la me kaq. Berisha i ka bërë thirrje Departamentit Amerikan të Shtetit që të mos lejojë ndërhyrjet e ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Yuri Kim, në sistemin e drejtësisë shqiptare. Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se Kim ka pranuar se ka ndërhyrë që Gjykata të pranojë ankimin e Enkelejd Alibeajt kundër vendimit të njohjes së statutit të 11 dhjetorit që i dha ligjshmërinë e PD-së Komisionit të Rithemelimit dhe kërkon nga DASH që të mos e lejojnë këtë gjë. Sërish ka ardhur replika nga Bardhi. Në një reagim në rrjetet sociale, ai ironizon Berishën teksa shkruan: Lajme nga “opozita” e vërtetë/Interesante shume: I bëj thirrje Departamentit të Shtetit…

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Përplasja me SHBA/ Bardhi ironizon Berishën: “Opozita” e vërtetë, interesante shumë…

Berisha-DASH: Kim ndërhyri që të pranohej ankimimi i Alibeajt, e pranoi vetë, mos e lejoni

Gjykata e Tiranës pranoi ankimimin e Alibeajt,Bardhi: Berisha të zbatojë vendimin

Gjykata pranoi ankimin e Alibeajt, Kaso: E paligjshme, s’përmbush asnjë nga kriteret

‘Ndërhyn në procesin gjyqësor’/Kim i përgjigjet Berishës: Po! SHBA e ka bërë e do vazhdojë

Ankimimi për Statutin e 11 Dhjetorit, Gjykata e Tiranës pranon kërkesën e Alibeajt

VD-Akuzoi Yuri Kim për ndërhyrje në gjyq/ Berisha: Do i them nëse SHBA m’i kërkon

(Fm/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike enkeljed alibeaj sali berisha yuri kim enkeljed alibeaj sali berisha yuri kim

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë