Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Politike
VD-Berisha shkon në Kuvend/ Ish-kryeministri: E kam në çantë marrëveshjen e banorëve
3 Shkurt 2022, 10:23Nga DOSJA
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha bëri thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që të bëhen pjesë e protestës së banorëve të cilët kundërshtojnë shembjet e banesave të tyre. Në hyrje të Kuvendit, Berisha tha se kishte në çantë marrëveshjen që iu është ofruar banorëve. Sipas tij ajo është mashtrim e se nuk i jep banorëve përqindjen që u takon.
“Dokumenti nuk përbën marrëveshje por akt mashtrimi. Një marrëveshje mes palëve kërkon firmën e të 2 palëve. Kërkon firmën e titullarit ose personin e autorizuar nga titullari. Çfarë ndodh këtu? Një territor i jepet disa kompanive për tu zhvilluar. Këtu është dora e zezë e vjedhjes së qeverisë. Këtu nuk lejohet që atë që duhet t’i jepet banorëve në përqindje të madhe e përvetëson qeveria dhe zhvilluesve nuk u mbetet asgjë. Kjo që ndodh është një akt i mirëfilltë ç’njerëzor. Megavjedhje e madhe me kulla 30 katëshe që ndërtohet në trojet e tyre. Qytetarët e Tiranës të solidarizohen se nesër kjo mund të ndodhë derë më derë dhe shtëpi më shtëpi. Qindra qytetarë protestuan se epo u shkatërrohen shtëpitë. Lexoj se kreu i meduzës u përgjigj se i kemi dhënë më shumë se sa i takon. I kanë dhënë gënjeshtrën. Unë kam dokumentin që u kanë ofruara për firmë, dokument që është thjeshtë një vetëdeklarim dhe jo kontratë apo marrëveshje. Është vetëdeklarim, mund të thoni se është i domosdoshëm, por pa kontratën apo marrëveshjen mes palëve, ai ka zero vlerë. Është një mekanizëm i turpshëm mashtrimi që po përdoret ndaj tyre. Pse qeveria nuk ofron kontratë apo marrëveshje paraprake? Sepse do të vjedhë mbi ndërtesën që do ndërtohet në truallin ku ato banojnë. Ka qenë në plan të bëhej 7 kate ndërtesa, po bëhet 35. Është një akt i turpshëm ku oligarkë të kreut të meduzës dhe Lulzim Bravës kanë bashkuar vjedhjen me qytetarë. Ose ky parlament do t’i kthehet popullit, ose duhet të shkrihet, nuk meriton të ekzistojë nëse nuk mbron interesat e qytetarëve”, tha ai.
TIRANË– Seanca e sotme plenare nisi me debate mes anëtarëve të PD dhe PS në Kuvend. Kuvendi miratoi votimin për zgjatjen e organeve të vettingut në s...
TIRANË – Këshilltari ligjor i Presidencës, Bledar Dervishaj argumentoi përplasjet mes presidentit Ilir Meta dhe Kuvendit të Shqipërisë. Në seancën e ...
TIRANë – Përfaqësuesi ligjor i Presidencës, Bledar Dervishaj deklaroi sot në seancën e Gjykatës Kushtetuese për shkarkimin e presidentit Meta se kreu i sh...
TIRANË – Përfaqësuesi ligjor i presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishaj e konsideron procesin e shkarkimit të Metës nga Kuvendi si hakmarrje. Në sean...
TIRANË – Gjykata Kushtetuese po zhvillon seancën e radhës për shqyrtimin e shkarkimit të presidentit Ilir Meta nga legjislatura e kaluar e Kuvendit t...
TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është shprehur e keqardhur që nuk i ka besuar bashkëshortit të saj Ilir Meta, teksa ...
TIRANË– Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka hedhur akuza ndaj kryedemokratit Luzlim Basha, duke thënë se tradhtoi koalicionin e 25 prillit me partin...