E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
Nga Ilir Gjini
TIRANË – Limoz Dizdarit, kompozitorit të mirënjohur që ka lënë gjurmë në muzikën shqiptare, aq i dashur për publikun për krijimet e tij ku veçojmë – “Këputa një gjethe dafine”, në vend të kurorës me dafina të mirënjohjes, i zaptuan teatrin e tij të ëndrrave “Dea” në Ksamil, për të ngritur kullën e radhës. Kullomania për të fituar pa u bërë merak për vlerat që shkatërojmë, big brother-ia në vend të artit të vërtetë, po mbizotërojnë kudo. Kompozitori Dizdari kishte investuar në qendrën “Dea” prej më shumë se 20 vitesh duke e kthyer në një oaz kulture, por kjo nuk mjaftonte për pushtetmbajtësit tanë.
Të gjithë jemi dëshmimtarë se si regjimi shkatëroi në mesnatë Tetrin Kombëtar pa pyetur për shqetësimet e artistëve, historianëve e arkitektëve që kërkonin ruajtjen e tij si një vlerë e çmuar e trashëgimisë sonë. Pa mëshirë, nën rrënojat e teatrit u groposën shumë vlera memoriale të teatrit. Rekuizita shfaqesh, shirita fonikë, kostume e suvenire të aktorëve. I gjithë ky shkatërim për t’i hapur rrugë kullave ftimprurëse. Historia sërisht përsëritet. Kompozitori Dizdari u përballë dje me një surprizë të pakëndëshme kur teksa po kthehej nga një vizitë tek mjeku, e gjeti të zaptur e të përdhunuar teatrin e tij të ëndrrave. Skultura e piktura të përçunduara, rafte librash përtokë të shqyera dhe roje te porta që i ndaluan hyrjen.
E gjithë kjo komedi e zezë kaloi pa bujë mediatike. Mediat ishin të zëna se si e tha batutën kryeministri! Kush hyri në big brother? Madje edhe eventi më i rëndësishëm muzikor i vendit “Festivali i Këngës”, i hapi portat për big brother-in! Shoqëria shqiptare fatkeqësisht po big brother-zohet. Me një opozitë të preokupuar te lufta brenda vetes dhe ndrimi i bravave, media të vëna tërësisht në shërbim të regjimit, shkatërimi i një teatri nuk përbën lajm. Lajm përbën nëse Donaldi puth Beatrix! Rama ka veshur shallvare! Lali Eri mbolli një fidan! E kush do t’ia dijë nëse Limoz Dizdarit i prishin teatrin “Dea”.
Fundia kemi Dean tjetër, atë të Butrintit. Ugolini e grabiti pasi e zbuloi në 1928, po fatmirësisht italianët na e kthyen në vitin 1981. Dyzetë e dy letra dërgoi kompozitori Dizdari në të gjitha instancat e shtetit madje edhe tek ambasadorët që nuk lënë qokë pa evidentuar, por nuk morri asnjë përgjigje. Heshtje dhe vetëm heshtje. Heshtje ndaj një kompozitori që do mbetet në memorjen e kulturës së kombit. Heshtje ndaj një personaliteti që me notat muzikore pikturoi portretin më të bukur të atdheut tonë.
Heshtje ndaj maestros që kompozoi simfoninë e alpeve kryelarta, pëshpërimën e gjetheve të dafinës kur era i përkund , zhurmën e harlisur të burimeve e krojeve kur bora shkrin dhe melodinë e tik-takut të zemrës së dashuruar! Heshtje edhe nga komuniteti i artistëve përveç dirigjentit Bujar Llapaj. Kompozitorit të famshëm të muzikës së dafinave Dizdari, tani nuk i mbetet veçse të kompozojë versionin e dytë të “Perludit të Vdekjes” të kompozitorit famoz Rahmaninov, si një etyd për vdekjen e drejtësisë dhe shtetit ligjor. E teksa po shkruaja këto rreshta më erdhën ndër mend disa vargje nga poezia që shkrova kur u prish ndërtesa e Teatrit Kombëtar:
Edhe vetë Zeusi nga Olimpi këtë tragjedi po vështronte,
I’u dhimbs Prometeu që zinxhirësh rrënkonte…
Një lot syrit i rrodhi si një shkrepëtimë,
Prometeut zinxhirët i këputi, i fali lirinë,
Ti veç zjarrin vodhe…
Këta kulturës i vodhën flakën!
Pluhuri i memories në qerpikët e qytetit rra,
Qyteti u zgjua po Teatër më nuk pa!
(E.H/Dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
Nga Ilir GjiniKadaifi, ëmbëlsira tradicionale që zbukuron tryezat e festave, për brezat e lindur para 90-s, ishte një produkt i rrallë! Kaq i rrallë, sa orë e o...
Krundet…TIRANË – Nje oficer policie, i cili u perfshi ne nje aksion per te zbuluar hajdutet e postes , që rezultoi se ishin dy femije , me telefonoi ...
GJERMANI- Eksportet e armëve dhe pajisjeve ushtarake të Gjermanisë thyen një rekord këtë vit duke arritur në rreth 9.04 miliardë euro. Sipas Nu.nl, Ministria gj...
Ky është një moment historik simbolik: vetëm më pak se gjysma e gjermanëve i përkasin njërës prej dy kishave të mëdha të krishtera. Të ashtuquajturat kisha popu...
TIRANË– Sot e nxora prapë fletorkën nga dollapi i rrobave,fshehur mes bluzave kashmiri. Ka vite që e shfletoj,ama duket sikur e kam blerë dje. Është m...
TROPOJË- Si sot 25 vite më parë në qytetin e Bajram Currit në sheshin para Shkollës tetëvjecare që aso kohe mbante emrin “Asim Vokshi” do të ndodhte një ng...
ITALI – Pas humbjes së rëndë 1-4 ndaj Romës, Gian Piero Gasperini është i hidhëruar dhe kapet te një episod kyç sipas tij, i cili përcaktoi edhe fa...
Nga Ilir GjiniSPAK, ose ajka e “ajkës” së vetinguar të drejtësisë së re, më më fund ka filluar të shfaqet në skenë. Arrestimi i ish ministrit Koka po vetpropoga...
TIRANË– Moti i keq në Shqipëri ka shkaktuar përmbytje në jug të vendit, duke përmbytur dhjetra hektarë ujë e po ashtu edhe disa dhjetra banesa, kryes...
GJERMANI- Merkel nuk ishte shumë kritike ndaj rrëshqitjes së Serbisë në një diktaturë. Qeveria e re gjermane duhet të angazhohet për më shumë demokraci në rajon...