LIVE UPDATES
Aktualitet

Biznesmenët me targa diplomatike, PRIVILEGJET që kanë përfituar me vite Samir Mane me shokë…si diplomatë

1 Prill 2019, 10:45 Nga DOSJA
Biznesmenët me targa diplomatike, PRIVILEGJET që kanë

TIRANË- Nga sot do të jenë të detyruar t’i dorëzojnë target diplomatike, CD, por për vite e vite me radhë, biznesmenë, politikanë, ish-deputetë dhe njerëz të fuqishëm në Shqipëri kanë patur privilegje që shumë prej nesh ndoshta as nuk i dinim.

Ministri i Deleguar i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj tha se janë mbi 38 konsuj nderi që hyjnë e dalin si diplomatë, por në fakt nuk kanë lidhje me këtë fushë. Lista përbëhej nga biznesmenë të fuqishëm si Samir Mane, Avni Ponari, Besnik Sulaj, etj.

Dosja.al u interesua për të marrë informacion se cilat janë privilegjet që mundësojnë targat diplomatike.

Burime për Dosja.al nga MPEJ sqaruan se të gjithë konsujt e nderit që kanë në përdorim një makinë me targa diplomatike CD mund të përfitojnë kalim pa kontroll në pikat kufitare, përjashtim nga taksat doganore, si dhe përjashtim nga taksat për të gjitha mallrat që lidhen me zyrën e konsullit të nderit.

Në bazë të ligjit në fuqi parashikohen këto lehtësi për makinat me targa diplomatike

Numri i automjeteve, të importuara apo të blera në vend, nga misionet diplomatike, organizatat ndërkombëtare, të nevojshme për përdorim zyrtar, duhet të jetë i arsyeshëm dhe në varësi të madhësisë dhe të nevojave të misionit, por, në çdo rast, numri i tyre nuk mund të kalojë numrin e stafit diplomatik të këtij misioni.

Automjetet pajisen me targë CD ose TR (jeshile). Ky rregull zbatohet edhe për automjetet, e importuara apo të blera në vend, nga agjencitë e specializuara të OKB-së, të cilat pajisen me targë CD.

Shefat e misioneve diplomatike dhe të organizatave ndërkombëtare, që me marrëveshje dypalëshe janë të barazuara me misionet diplomatike, mund të importojnë në emër të tyre, pa taksa doganore dhe taksa të tjera, dy automjete për përdorim personal, njëra prej të cilave jepet për bashkëshortin/en, të cilat pajisen me targë CD.

Shefat e agjencive të specializuara të OKB-së, në Shqipëri mund të importojnë, në emër të tyre, pa taksa doganore dhe taksa të tjera, një automjet për përdorim personal, i cili pajiset me targë CD. Mund të importohet ose të blihet në vend, pa taksa doganore dhe taksa të tjera, edhe një automjet tjetër shtesë, nëse personat në fjalë janë të shoqëruar nga bashkëshortja/i.

Anëtarët e përfaqësive diplomatike, të organizatave ndërkombëtare dhe të agjencive të specializuara të OKB-së, mbajtës të pasaportave diplomatike, mund të importojnë ose të blejnë në vend, pa taksa doganore dhe taksa të tjera, një automjet, ekskluzivisht për t’u përdorur prej tyre. Mund të importohet ose të blihet në vend, pa taksa doganore dhe taksa të tjera, edhe një automjet tjetër shtesë, nëse anëtari është i shoqëruar nga bashkëshorti/ja. Automjetet pajisen me targë CD.

Kërkesa për pajisjen me targë CD ose TR (jeshile) të automjeteve personale bëhet vetëm pas pajisjes, nga protokolli i shtetit, me kartë identiteti të anëtarit të përfaqësisë diplomatike, të organizatës ndërkombëtare dhe agjencive të specializuara të OKB-së dhe të bashkëshortit/es.

Konsujt e nderit, pavarësisht nga shtetësia, ekskluzivisht për qëllime zyrtare, përdorin një automjet, i cili pajiset me targë të zakonshme kombëtare dhe me një shenjë dalluese, ovale, në të djathtë të targave kombëtare, me simbolet HÇ. Ky automjet mund të importohet apo blihet në Shqipëri, pa doganë.

Anëtarët e përfaqësive diplomatike, mbajtës të pasaportave diplomatike, mund të importojnë ose të blejnë në vend, pa taksa doganore dhe taksa të tjera, ekskluzivisht për përdorim personal, një motoçikletë. Për pajisjen e motoçikletave personale me targë CD ndiqet e njëtja procedurë si për automjetet.

Për pajisjen e automjeteve me targë CD, TR (jeshile) dhe HÇ dhe me lejeqarkullimi, përfaqësitë diplomatike, organizatat ndërkombëtare, agjencitë e specializuar të OKB-së dhe konsullatat e nderit, duhet të paraqesin kërkesën, me notë verbale, në protokollin e shtetit, në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ku duhet të shënojnë qëllimin, për të cilin do të përdoret automjeti, emrin e pronarit, tipin e automjetit, numrin e shasisë, ngjyrën, si dhe një fotokopje të vërtetim-zhdoganimit, të faturës së zhdoganimit, të vërtetimit të hyrjes së automjetit, të lëshuar nga dogana ku është zhdoganuar, dokumentin e hyrjes, të lëshuar nga pika e kalimit kufitar, dhe fotokopjen e kartës së identitetit, në rastin kur automjeti është për përdorim personal. Nota duhet të dërgohet në protokollin e shtetit. Pas kësaj, përfaqësia diplomatike, organizatat ndërkombëtare ose konsujt e nderit dorëzojnë notën në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, e cila i pajis këto automjete me leje qarkullimi dhe me targë CD, TR (jeshile) apo HÇ.

Targat CD, TR (jeshile) dhe HÇ nuk janë të transferueshme, kur automjeti, që i mban ato, shitet ose ndryshon pronësi, në çfarëdolloj mënyre.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gent cakaj konsujt e nderit samir mane targat diplomatike gent cakaj konsujt e nderit samir mane targat diplomatike

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen