“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Politike
Boiken Abazi, Iljaz Shehu dhe Kreshnik Merxhani ankimojnë rezultatin e zgjedhjeve në KQZ për Tiranën, Lezhën, Gjirokastrën
11 Maj 2021, 09:12Nga DOSJA
TIRANË- Kandidatët e pavarur në zgjedhjet e 25 prillit, për qarkun e Tiranës, Lezhës dhe Gjirokastrës, Boiken Abazi, Iljaz Shehu dhe Kreshnik Merxhani i kanë dërguar kërkesë Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në këto tre qarqe. Ata kanë paraqitur në KAS kërkeat e tyre, në të cilat kanë bërë të ditur shkaqet për të cilat kërkojnë që rezultati i zgjedhjeve të shpallet i pavlefshëm.
Shkeljet e pretenduara
Pengimi i vëshguesve dhe vetë kandidatëve që të hyjnë në Qendrat e Votimit.
Shpallja e votave të pavlefshme pa asnjë arsyetim, si dhe manipulimi i tyre.
Mungesa e pamjeve filmike në disa raste gjatë procesit të numërimit.
Hapja e kutive dhe manipulimi i fletëve të votimit gjatë rrugën për në Qendrat e Numërimit.
Mos lejimi i personave të infektuar me Covid për të votuar
Vendosja e karantinimit dy javor për emigrantët, nga Komiteti i Ekspertëve vetëm 2 ditë para zgjedhjeve.
Keqpërdorimi i administratave publike, pasi vetëm muajtë e fundit u punësuan shumë njerëz, duke bërë që të ndikoheshin në rezultatin e zgjedhjeve.
Qytetarëve të Shqipërisë që jetojnë jashtë shtetit iu mohua e drejta për të votuar, edhe pse e kanë të drejt të tyre kushtetuese dhe ligjore.
Presioni, manipulimi, shit-blerja e votave nga subjektet politike.
Dosja e dorëzuar në KAS nga Boiken Abazi (Kliko këtu)
Dosja e dorëzuar në KAS nga Iljaz Shehu (Kliko këtu)
Dosja e dorëzuar në KAS nga Kreshnik Merxhani (Kliko këtu)
Në zgjedhjet e 25 prillit Boiken Abazi mori vetëm 2993 vota, Kreshnik Merxhani mori 148 vota dhe Iljaz Shehu mori 400 vota duke mos e kaluar pragun për të marrë mandatet.
(I.A/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
KORÇË– Korçarët i dhanë edhe një herë një fitore të pastër socialistëve në zgjedhjet e së dielës me 48.9% të votave, megjithëse PS mori...
Politike11 Maj 2021, 08:22
TIRANË- Ka nisur sot zyrtarisht punën Komisioni Hetimor i ngritur për shkarkimin e presidentit të Republikës, Ilir Meta. Në mbledhjen që po zhvillohet në K...
TIRANË– Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka deklaruar se ish-kryetari i PDIU-së, Aqif Rakipi prej dy vitesh i është ofruar kryetarit Lulzim Basha për...
TIRANË– Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, në ndryshim nga pjesa më e madhe e maxhorancës është shprehur hapur kundër fletës së votimit....
TIRANË– Avokati Dorian Matlija, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” nga Ylli Rakipi në MCN TV, ka folur lidhur me kontestimin që Partia Demokrati...
TIRANË– Avokati Marash Logu numëroi një sërë faktesh sipas të cilit PS ka bërë një sërë shkeljesh gjatë fushatës elektorale. I ftuar në emisionin “Të...
TIRANË– Kandidati i Lëvizjes VetVendosje për Tiranën, Bojken Abazi vijon të bëjë denoncimin mbi parregullsitë e zgjedhjeve të 25 Prillit.Në një pron...