20 Dhjetor 2023, 21:38
Nga A.TH
Mariusz Kaminski
POLONI- Mariusz Kaminski, ish ministër i brendshëm në Poloni dhe një nga ish zëvendësministrat e tij, Maciej Wąsik, u dënuan me dy vjet burg me akuzën për korrupsion. Çështja në fjalë daton në periudhën kur PiS ishte partia e parë në pushtet nga viti 2005 deri në vitin 2007. Në atë kohë Kaminski ishte kreu i Byrosë Qendrore Antikorrupsion (CBA).
Në vitin 2009, kur Kamiński ishte ende kreu i CBA-së, ai dhe tre nga vartësit e tij u akuzuan për tejkalim të kompetencave të tyre në një hetim për një skandal korrupsioni që kishte çuar në dorëheqjen e zëvendëskryeministrit Andrzej Lepper. Çështja, e quajtur skandali i tokës nga media, kishte të bënte me pretendimet e bëra nga biznesmenët polakë se falë kontakteve të tyre në ministrinë e bujqësisë ata ishin në gjendje të ndryshonin statusin ligjor të çdo parcele toke në Poloni.
Në vitin 2015, katër zyrtarët e CBA-së u shpallën fajtorë nga një gjykatë në Varshavë, ndërsa Kamiński u dënua me tre vjet burg dhe iu ndalua që për dhjetë vjet të mos mbajë poste publike. Presidenti Andrzej Duda, një aleat i PiS, vendosi t'u jepte falje presidenciale të katër të akuzuarve në nëntor 2015, madje Kaminski u emërua ministër i Brendshëm. Çështja e Kamiński dhe Wąsik, megjithatë u kthye në gjykatë dhe sot ajo mori vendimin përfundimtar duke e dënuar atë me 2 vjet burg dhe duke i hequr të drejtën për të mbajtur poste publike për 5 vjet.
mariusz kaminski andrzej duda
Bota
20 Dhjetor 2023, 21:36
a.l
DASH
SHBA- Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, në konferencën për shtyp të 19 dhjetorit ësht...
Bota
20 Dhjetor 2023, 21:26
a.l
Antony Blinken
SHBA- Shtetet e Bashkuara presin që Izraeli të ulë intensitetin e operacioneve të tij ushtarake në Gazë, duke ...
Bota
20 Dhjetor 2023, 21:11
A.TH
Foto nga vendngjarja
TURQI- Një punëtor i një thertoreje në Turqi vdiq pasi u godit nga një dem i cili do të therrej pak m&eu...
Bota
20 Dhjetor 2023, 20:39
A.TH
Benjamin Netanyahu
IZRAEL- Benjamin Netanyahu, kryeministri izraelit, është zotuar se Izraeli do të vazhdojë luftën e tij kund&eum...
Bota
20 Dhjetor 2023, 20:01
A.TH
Dmitry Peskov
RUSI- Pavarësisht disa zërave ndërkombëtarë që thonë se Moska dhe Kievi duhet të ulen në një...
Bota
20 Dhjetor 2023, 19:51
a.l
OKB
SHBA- Në mes të sulmeve të intensifikuara të ushtrisë izraelite në Rripin e rrethuar të Gazës, Asambleja e P&eu...
Bota
20 Dhjetor 2023, 19:43
I.A
Iran
IRAN- Ministria e Jashtme e Iranit e ka thirrur në një takim ambasadorin gjerman në Teheran të mërkurën, për të...
Bota
20 Dhjetor 2023, 19:01
a.l
Iran
IRAN- Ministria e Jashtme e Iranit e ka thirrur në një takim ambasadorin gjerman në Teheran të mërkurën, për ...
Bota
20 Dhjetor 2023, 18:48
A.TH
Michel Hofman
BELGJIKË- Shefi i ushtrisë belge vuri në pah sot shqetësimet për një kërcënim të mundshëm r...
Bota
20 Dhjetor 2023, 18:39
a.l
Donald Trump
SHBA- Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, është diskualifikuar për rundin e parë të zgjedhjeve të Kolorados,...