LIVE UPDATES
Bota

“A mjafton dokumenti që vendet e BE-së ta njohin Kosovën?”/ Analiza e DW: Pengesat e marrëveshjes Prishtinë-Beograd

Diplomacia e ndërmjetësuesve të BE-së do të zgjasë deri në pjesën e dytë të marsit. Shumë pyetje mbeten të hapura, ndonëse palët janë dakorduar.

2 Mars 2023, 07:39 Nga DOSJA
“A mjafton dokumenti që vendet e BE-së ta njohin
Takimi në Bruksel

KOSOVË- Kosova dhe Serbia kanë rërë dakord lidhur me planin e Bashkimit Evropian për marrëveshje. Por plani nuk është nënshkruar dhe në rrugën prej ujdisë deri në zbatimin e marrëveshjes priten edhe shumë pengesa. Kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, të hënën më 27 shkurt në Bruksel, njoftoi me gëzim se të dy të ftuarit, kryeministri Albin Kurti dhe presidenti Aleksandar Vuçiq, e kanë pranuar "propozimin evropian" dhe se nuk duan të diskutojnë më gjatë për këtë çështje. Borrell në fund filloi me analiza për suksesin dhe gjërat për të cilët palët janë dakorduar, që propozimi të jetë një bazë e qëndrueshme për një marrëveshje të përhershme.

Bashkimi Evropian publikoi pak më vonë gati të njëjtin tekstqë është publikuar më parë edhe në disa media, e që quhej propozimi franko-gjerman. Siç u shpjegua, ky propozim duhet të jetë korniza për negociata të mëtejshme. Por plani nuk është nënshkruar dhe tani duhet të përcaktohet plani i zbatimit - çfarë, saktësisht si dhe në çfarë renditjeje do të zbatohet. E këtu ka mosmarrëveshje të mëdha mes palëve, sepse Kosova kërkon që marrëveshja të jetë pjesë e një njohjeje mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa Serbia kërkon zbatimin në rend të parë të marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, e më pas të flitet për gjëra  të tjera.

Dallimet u bënë të qarta menjëherë në deklaratat pas takimite më pas edhe pas kthimit të bashkëbiseduesve në vendet e tyre. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sapo dolën nga takimi me Borrellin, ku u dakorduan me dokumentin, dhanë deklarata me pikëpamje të ndryshme. Vuçiqi insistonte që asociacioni të jetë pika numër një e marrëveshjes, ndërsa Kurti thoshte se kjo çështje është vetëm një nga pikat e shumta.

Më pas presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka dhënë një intervistë për mediat serbe ku tha se është i gatshëm të flasë për të gjitha, por jo për njohjen e shtetit të Kosovës dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB. Vuçiqi tha se këto janë "linjat e kuqe", që nuk do t'i kalojë, ndonëse në propozimin e publikuar nga BE-ja thuhet qartë se palët "nuk do të kundërshtojnë njëra-tjetrën në anëtarësimin e tyre në organizatat ndërkombëtare". Vuçiqi e ka pranuar pra dokumentin ku thuhet se nuk do të pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe nuk do të nxisë të tjerët ta pengojnë atë, ndërsa me t'u kthyer në Beograd tha se kjo është një linjë e kuqe që nuk do ta kalojë.

A mjafton dokumenti që vendet e BE-së ta njohin Kosovën?

"Edhe pse ende mungon nënshkrimi përfundimtar, ky është një sukses i madh politik për BE-në, por edhe për të gjithë rajonin”, thotë në një intervistë për DW, deputetja e Parlamentit Evropian Viola von Cramon-Taubadel, duke kujtuar tensionet e muajve të fundit. Politikanja e të Gjelbërve gjermanë është e bindur se ky tekst i marrëveshjes mund të bindë Greqinë, Spanjën, Qipron, Rumaninë dhe Sllovakinë që ta njohin Kosovën dhe që Prishtina edhe formalisht të nisë rrugën drejt BE-së.

Bashkëbiseduesit e tjerë nuk janë kaq të bindur për këtë sukses të madh. Derisa të sqarohet gjithçka, nuk mund të thuhet se ky është një sukses i madh politik. "Ende jo”, thotë eksperti i Ballkanit, Florian Biber nga Universiteti i Gracit. Biber e sheh tekstin e marrëveshjes kornizë si një njohje de facto të Kosovës nga Serbia. Por shton se pilula e hidhur për Prishtinën është se nuk ka njohje të plotë. "Për Kosovën problemi më i rëndësishëm është bllokimi i anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare nga vendet që nuk e njohin pavarësinë”, tha ai. "Është e paqartë nëse një marrëveshje e tillë është e mjaftueshme për disa vende që të njohin Kosovën", shtoi Bieber.

Vazhdimi i presioneve

Politologu Vedran Xhihiq nga Instituti Austriak për Politikë Ndërkombëtare thotë se është një "pikëpyetje e madhe”, nëse Serbia do të pranojë që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së. Xhihiq pret gjithashtu fërkime të mëtejshme për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, të cilës Kurti nuk dëshiron t'i japë kompetenca më të gjera ekzekutive, nga frika e një "kali të Trojës" në Kosovë. Politologu po ashtu rikujton se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës vështirëson formimin e asociacionit.

Pikat e tjera të marrëveshjes përmenden më rrallë si kontestuese dhe kanë të bëjnë me njohjen e dokumenteve dhe simboleve, bashkëpunimin dhe shkëmbimin e misioneve të përhershme e të tjera.

Por kur dihet së çështjet më të rëndësishme janë të diskutueshme, atëherë pritet që i dërguari i posaçëm i BE-së, Miroslav Lajçak, të vazhdojë me diplomacinë e vizitave të dy palëvenë mënyrë që deri në takimin e krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së në fund të marsit, gjithçka të hidhet në letër dhe të nënshkruhet. Deri atëherë, si Vuçiq ashtu edhe Kurti mund të jenë nën presion diplomatik dhe politik. "Presioni politik është i mirë, por është me rëndësi edhe ajo që në anglisht quhet ownership. Pra është me rëndësi që në një moment ata vetë të thonë se duan ta nënshkruajnë këtë marrëveshje”, përfundon eurodeputetja Von Cramon-Taubadel.

Marrë nga DW

dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll
Bota 1 Mars 2023, 22:55 k.m.

Shkon në 43 numri i viktimave në Greqi

Foto ilustruese GREQI- Numri i të vdekurve nga tragjedia në Tempi ka shkuar tashmë në 43. Lajmin e dha Roubini Leontari, kreu i Shë...

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen