LIVE UPDATES
Bota

LISTA/ Akuza për mbledhjen e të dhënave, këto janë vendet që kanë vënë kufizime ndaj rrjetit TikTok

Masa erdhi pas një përleshje të trupave indiane dhe kineze në kufirin e debatueshëm në Himalaja ku u vranë 20 ushtarë indianë dhe u plagosën dhjetëra të tjerë. Kompanive iu dha një shans për të reaguar ndaj pikëpyetjeve për privatësinë dhe sigurinë. Bllokimi u bë i përhershëm në vitin 2021.

2 Mars 2023, 07:37 Nga DOSJA
LISTA/ Akuza për mbledhjen e të dhënave, këto janë
Tik Tok

SHBA- Këtë javë Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja lëshuan urdhëra për ndalimin e përdorimit të rrjetit TikTok një pajisjet qeveitare, ndërsa janë shtuar shqetësimet për sigurinë kibernetike dhe privatësinë që paraqet aplikacioni i ndarjes së videove.

Rrjeti TikTok, në pronësi të kompanisë kineze Bytedance, prej kohësh është shprehur se nuk ndan të dhëna me qeverinë kineze dhe se të dhënat e saj nuk ruhen në Kinë. TikTok po ashtu hedh poshtë akuzat se mbledh të dhënat e përdoruesve më shumë se firmat e tjera të mediave sociale, dhe këmbëngul se operon në mënyrë të pavarur nga menaxhmenti i saj.

Por shumë vende vazhdojnë të tregohen të kujdesshme në lidhje me platformën dhe lidhjet me Kinën.

Por cilat janë vendet dhe rajonet që kanë vënë kufizime ndaj rrjetit TikTok apo e kanë ndaluar përdorimin e tij?

Në vitin 2020 India bllokoi tërësisht përdorimin e rrjetit TikTok dhe disa aplikacioneve të tjera kineze përfshirë aplikacionin e mesazheve WeChat, lidhur me shqetësimet për sigurinë dhe privatësisë. Masa erdhi pas një përleshje të trupave indiane dhe kineze në kufirin e debatueshëm në Himalaja ku u vranë 20 ushtarë indianë dhe u plagosën dhjetëra të tjerë. Kompanive iu dha një shans për të reaguar ndaj pikëpyetjeve për privatësinë dhe sigurinë. Bllokimi u bë i përhershëm në vitin 2021.

Në dhjetor të vitit 2022, Tajvani ndaloi përdorimin e rrjetit TikTok në sektorin publik pasi Byroja Federale e Hetimeve paralajmëroi se rrjeti kinez përbënte rrezik për sigurinë kombëtare. Pajisjet qeveritare nuk lejohet të përdorin programe kompjuterike kineze, përfshirë aplikacionet si TikTok, Douyin, Xiaohongshu.

Shtetet e Bashkuara thanë këtë javë se agjencitë qeveritare kanë një afat 30-ditor për të fshirë aplikacionin TikTok nga pajisjet qeveritare, si rezultat i shqetësimeve të sigurisë për të dhënat e përdoruesve. Ndërkohë, disa ligjvënës amerikanë po kërkojnë që aplikacioni të bllokohet në mbarë vendin.

Kina kritikoi vendimin e Uashingtonit, duke e cilësuar si abuzim të pushtetit dhe shtypje të kompanive të huaja. Më shumë se gjysma e shteteve amerikane e kanë ndaluar përdorimin e aplikacionit në pajisjet qeveritare.

Pas Uashingtonit, Kanadaja njoftoi të hënën se pajisjet e lëshuara nga qeveria nuk duhet ta përdorin rrjetin TikTok, duke thënë se paraqet një rrezik "të papranueshëm" për privatësinë dhe sigurinë. Pajisjet qeveritare nuk do të mund ta shkarkojnë aplikacionin në të ardhmen.

Parlamenti Evropian, Komisioni Evropian dhe Këshilli i BE-së, tre organet kryesore të bllokut, kanë vendosur ndalimin e aplikacionit në pajisjet qeveritare. Njoftimi i Parlamentit Evropian për ndalimin futet në fuqi më 20 mars, ndërsa u ka rekomanduar ligjvënësve dhe punonjësve që të fshijnë aplikacionin nga pajisjet e tyre personale.

Autoritetet pakistaneze kanë ndaluar përkohësisht aplikacionin TikTok të paktën katër herë që nga tetori i vitit 2020, duke përmendur shqetësimet se aplikacioni nxit përmbajtje imorale.

Marrë nga VOA

tik tok

Sondazh

Poll
Bota 1 Mars 2023, 22:55 k.m.

Shkon në 43 numri i viktimave në Greqi

Foto ilustruese GREQI- Numri i të vdekurve nga tragjedia në Tempi ka shkuar tashmë në 43. Lajmin e dha Roubini Leontari, kreu i Shë...

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen