1 Mars 2023, 22:47
Nga k.m.
Merrick Garland
Shefi i drejtësisë në Shtetet e Bashkuara tha se Yevgeny Prigozhin, kreu i grupit të mercenarëve rusë, Wagner – që po luftojnë në Ukrainë – është kriminel lufte. Prokurori i Përgjithshëm, Merrick Garland, tha gjatë një seance të Senatit amerikan se Departamenti i Drejtësisë po i ndihmon Ukrainës të hetojë krimet e luftës që supozohet se janë kryer që kur Rusia nisi pushtimin e këtij shteti, përfshirë edhe krimet e pretenduara të kryera nga grupi Wagner.
“Prigozhin, që udhëheq këtë grup, sipas mendimit tim është kriminel lufte”, -tha ai para Senatit.
“Ndoshta kjo është një deklaratë e papërshtatshme që ta them unë, si gjyqtar pa poseduar të gjitha provat. Por, mendoj se në këtë pikë ne kemi më shumë prova të mjaftueshme që unë të ndihem kështu. Ai grup, që është përgjegjës për sulmet ndaj ukrainasve në Donbas, përfshirë edhe sjelljen e të burgosurve nga kapet e burgjeve ruse. Thjesht, është e pakuptueshme ajo që ata po bëjnë”, tha ai.
Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës, Andriy Kostin, ka deklaruar se Kievi po heton Prigozhinin për krime të luftës dhe Garland tha se Shtetet e Bashkuara po e ndihmojnë Ukrainën në këto hetime.
Prigozhin është aleat i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin, dhe edhe pse Wagner operon kryesisht ndaras nga ushtria ruse, ky grup mercenarësh ka pasur një rol kyç në sulmin ndaj Ukrainës. Në janar, SHBA-ja zyrtarisht e shpalli Wagner-in organizatë kriminale transnacionale, duke e vendosur në listën e njëjtë me grupet e mafive italiane dhe me grupet e krimit të organizuar të Japonisë dhe Rusisë.
Ky vendim lejon që shteti të vendosë sanksione më të gjera në nivel global, përfshirë edhe ndaj operacioneve mercenare dhe biznesore në Afrikë. Ligjvënësit amerikanë po kërkojnë nga administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, që ta shpallë Wagner-in grup terrorist. Prigozhin është paditur nga Departamenti i Drejtësisë më 2018 për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane./VOA
merrick garland
Bota
1 Mars 2023, 22:41
k.m.
Kim Jong Un
Departamenti amerikan i Thesarit ka vendosur sanksione ndaj individëve dhe kompanive që i akuzoi se kanë gjeneruar paligjshë...
Bota
1 Mars 2023, 22:06
a.l
Binjaket dhe Kushërira
GREQI- Dy motrat binjake Thomi dhe Chrysa Plakia dhe kushërira e tyre e parë Anastasia që humbën jet&e...
Bota
1 Mars 2023, 21:47
a.l
makina e policit holandez Hicham Argani
BRITANI- Balonat spiune, kineze që kanë qarkulluar në SHBA kanë qenë së fundmi ...
Bota
1 Mars 2023, 21:35
a.l
Oliver Veran
FRANCË- Përfaqësuesi i qeverisë së Macron pas mbledhjes së kabinetet ka dalë me një konferencë p&...
Bota
1 Mars 2023, 21:37
k.m.
Merrick Garland
SHBA- Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland doli para një Komiteti të Senatit të mërkurën, ...
Bota
1 Mars 2023, 21:32
a.l
Ekonomia në Kinë
KINË- Ekonomia e Kinës po përjeton rritje pas përfundimit të politikës së rreptë &ldquo...
Bota
1 Mars 2023, 21:28
a.l
Merrick
SHBA- Shefi i drejtësisë në Shtetet e Bashkuara tha se Yevgeny Prigozhin, kreu i grupit të mercenarëve rusë, Wagner ...
Bota
1 Mars 2023, 21:20
a.l
Mbreti Charles III dhe Princ Harry
SHBA- Princ Harry dhe gruaja e tij Meghan, Duka dhe Dukesha e Sussex u është kërkuar të lirojn&...
Bota
1 Mars 2023, 21:08
a.l
Takimi në Bruksel
KOSOVË- Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mirce Geoana, ka zhvilluar një bisedë tel...
Bota
1 Mars 2023, 21:04
a.l
Besnik Beslimi
KOSOVË- Zëvendëskryeministri i parë për integrim evropian dhe dialog i Republikës së Kosov&eum...