24 Gusht 2022, 11:55
Nga s.s
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e qeverisë tha se pavarësia e vendit nënkupton se ata nuk mund të promovojnë një rend juridik të mundshëm për një pjesë të territorit, që do të kujdeseshin siç kërkon pala tjetër, Serbe, për vazhdimin e prezencës së Serbisë në Kosovë, apo që akomodojnë kërkesat e grupeve kriminale të cilat synojnë dëmtimin e shtetit të Kosovës. Ai tha se problemet e vazhdueshme mes dy vendeve i shohin mes tjerash si simptomë të mos fillimit të bisedimeve për normalizim të plotë.
“Fatkeqësisht ky elaborim i imi nuk është shoqëruar me konbtribut pozitiv nga pala tjetër, e cila në vend të ideve ka nxjerrë vetëm konstatimin se nuk janë të interesuar për normalizim të plotë por për hapa të vegjël e gradual. Ka qenë pritja jonë që pika e agjendës të konsumojë pjesën më të madhe të kohës për çka jemi treguar të gatshëm të qëndrojmë në Bruksel edhe përtej ditës së enjte. Kjo për faktin se edhe problemet e vazhdueshme mes dy vendeve i shohim mes tjerash si simptomë të mos fillimit të bisedimeve për normalizim të plotë. Ka qenë takim i liderëve dhe duhet të bisedojmë për kornizën e përgjithshme të marrëveshjes ligjërisht të obligueshme, e jo thjeshtë për menaxhim krize e me hapa të vegjël, e probleme potenciale e eventuale të sigurisë”, tha Kurti.
Kurti tha se në Bruksel nuk kanë pasur angazhime konstruktive, por ka pasur kushtëzime për trajtime asimetrike brenda marrëveshjeve ekzistuese. Marrëveshja e Lirisë së Lëvizjes nuk bazohet në etni apo gjini, por në vendin e qëndrimit, e cila nuk bën dallim mes qytetarëve të veriut dhe të jugut, por është qytetari ai që vendos se si dëshiron të trajtohet. Ai shtoi se nëse një qytetar në vendkalimet kufitare prezanton një identifikim të Republikës së Kosovës, ai do kërkojë nga autoritetet doganore që të trajtohet si një qytetar i Kosovës dhe për këtë gjë ka të drejtën e tij, duke shtuar se pika e parë e agjendës ka qenë elementet e kornizës së përgjithshme të marrëveshjes së normalizimit të plotë të marrëdhënieve.
"Unë atje kam qenë si kryeministër i Kosovës, as si policë as si doganier, as si prokuror e as si gjykatës e as si shef i katastrit të Kosovës. Kam shkuar si kryeministër i Republikës së Kosovës sepse pika e parë e agjendës ka qenë elementet e kornizës së përgjithshme të marrëveshjes së normalizimit të plotë të marrëdhënieve”, tha Kurti.
albin kurti
Bota
24 Gusht 2022, 11:49
A.B
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti tregoi ditën e sotme se për çfarë bisedoi me Aleksandër Vuçiç n&...
Bota
24 Gusht 2022, 11:19
s.s
Sanna Marin
FINLANDË- Kryeministrja nën presionin e Finlandës, Sanna Marin, ka kërkuar falje pasi ajo u shfaqi një foto tople...
Bota
24 Gusht 2022, 11:12
s.s
Prayuth Chan-ocha
TAJLANDË- Gjykata e lartë e Tajlandës ka pezulluar nga detyra zyrtare kryeministrin Prayuth Chan-ocha. Partitë o...
Bota
24 Gusht 2022, 10:57
s.s
Pasagjerët duke ecur përgjatë tunelit
FRANCË- Dhjetra njerëz mbetën të bllokuar për orë të tëra...
Bota
24 Gusht 2022, 10:19
s.s
Foto të përditësimit të WhatsApp
SHBA- Aplikacioni WhatsApp do të sjellë përditësime të reja ku një ...
Bota
24 Gusht 2022, 10:00
s.s
Zelensky
UKRAINË- Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës ka hyrë në muajin e gjashtë. Ukraina shënon ditën e sotme 31-v...
Bota
24 Gusht 2022, 09:40
s.s
Zelensky
UKRAINË- Ukraina po përgatitet për sulme të mundshme pasi shënon 31-vjetorin e saj që kur vendi u çlirua...
Bota
24 Gusht 2022, 09:39
A.B
Foto ilustruese
Gjermania dhe Kanadaja kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për prodhim dhe transportim të hidrogjenit.
...
Bota
24 Gusht 2022, 09:32
s.s
Shkaba të zeza
GJEORGJI- Gripi i shpendëve ka vrarë qindra shkaba të zeza të egra në një vend të shenjtë ...
Bota
24 Gusht 2022, 08:54
A.B
Francesco Cannizzaro
ITALI- Disa persona kanë qëlluar me armë zjarri ndaj zyrës së Francesco Cannizzaro. Tgcom raporton se t...