6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Ministrat e 32 vendeve anëtare të NATO-s janë mbledhur për bisedime për Ukrainën në Munih.
BRUKSEL- Disa vende aleate të NATO-s kanë theksuar të enjten se Ukraina dhe Evropa nuk duhet të përjashtohen nga bisedimet për paqe, pasi administrata e presidentit amerikan Donald Trump sinjalizoi se synon fillimin e bisedimeve ballë për ballë me Rusinë, pa përfshirë ato.
“Të mos harrojmë, Rusia mbetet kërcënim edhe [për vendet] shumë përtej Ukrainës”, tha sekretari i Mbrojtjes i Britanisë së Madhe, John Healey, pasi SHBA-ja tronditi NATO-n duke thënë se Ukraina nuk duhet t’i bashkohet aleancës ushtarake dhe se aleatët evropianë duhet ta marrin përsipër ofrimin e garancive të sigurisë për Ukrainën në të ardhmen.
“Nuk mund të ketë bisedime për Ukrainën pa Ukrainën. Zëri i Ukrainës duhet të dëgjohet në çfarëdo bisedimesh”, tha Healey për gazetarë në selinë e NATO-s.
Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius, tha: “Për mua është e qartë.... Evropa duhet të përfshihet në bisedime dhe mendoj se kjo mund të kuptohet lehtësisht”.
Ministrat e 32 vendeve anëtare të NATO-s janë mbledhur për bisedime për Ukrainën në Munih. Ministri i Mbrojtjes i Suedisë, Pal Jonson, tha se vendet evropiane siguruan rreth 60% të mbështetjes ushtarake për Ukrainën vitin e kaluar dhe duhet të jenë të përfshira, veçanërisht duke pasur parasysh kërkesat e SHBA-së që Evropa të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë e Ukrainës në të ardhmen.
“Është shumë e natyrshme që ne të angazhohemi në këto diskutime”, tha Jonson.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se pavarësisht se çfarë marrëveshje arrihet mes Rusisë dhe Ukrainës, është jetike që “marrëveshja e paqes të jetë e qëndrueshme, që Putini ta kuptojë që ky është fundi, që ai të mos tentojë kurrë më ta kapë asnjë pjesë të Ukrainës”.
Ministri estonez i Mbrojtjes, Hanno Pevkur, theksoi se Bashkimi Evropian ka udhëhequr vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë, ka investuar shumë në mbrojtjen e Ukrainës dhe do t’i kërkohet të mbulojë faturën për rindërtimin e vendit të shkatërruar nga lufta.
“Ne duhet të jemi aty. Pra, nuk ka asnjë dyshim për këtë. Përndryshe, kjo paqe nuk do të zgjasë”, paralajmëroi Pevkur.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, u tha mbështetësve perëndimorë të Ukrainës të mërkurën se anëtarësimi i Ukrainës në NATO nuk është i mundur. Ai gjithashtu tha se Kievi duhet të heqë dorë nga shpresat për ta rimarrë të gjithë territorin e tij nga Rusia dhe në vend të kësaj të përgatitet për një marrëveshje të negociuar për paqe, e cila do të mbështetej nga trupa ndërkombëtare.
Pasi bisedoi me Putinin dhe më pas me Zelenskyn, Trump tha të mërkurën se ai “ndoshta” do të takohet personalisht së shpejti me liderin rus dhe sugjeroi se takimi mund të ndodhë në Arabinë Saudite./ REL
Donald Trump SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka rritur përpjekjet për ta ndërmjetësuar një marr&eum...
Foto ilustruese GJERMANI- A po përpiqet Rusia të ndërhyjë në zgjedhjet parlamentare të 23. shkurtit në Gjermani? Dhe &cc...
ndertesa TAJVAN- Një shpërthim gazi në një qendër tregtare në Tajvan të enjten ka shkaktuar vdekjen e të paktë...
Viktima HAWAII- Një video tronditëse është publikuar në rrjetet sociale ku duket momenti një 28-vjeçar hidhet nga...
pamje nga betimi SHBA- Ish-ligjvënësja Tulsi Gabbard u konfirmua të mërkurën pasi senatorët republikanë mbështet&e...
Pamje nga vendi i ngjarjes FRANCË- Një granatë e hedhur të mërkurën mbrëma brenda një lokali në ...
Trump SHBA- Një gjykatës federal i hapi udhë të mërkurën planeve të Presidentit Donald Trump për të tkurrur nu...
Tulsi Gabbard SHBA- Ish-ligjvënësja Tulsi Gabbard u konfirmua sot (të mërkurën) pasi senatorët republikanë mbështet...
foto ilustruese WASHINGTON- Një stuhi shoqëruar me rreshje të dendura dëbore dhe shi të ngrirë përfshiu pjesën lind...
Donald Trump dhe Vladimir Putin SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ka zhvilluar një telefonatë të gjat&eum...