29 Maj 2023, 14:47
Nga a.l
Takimi me kryetarët e komunave
KOSOVË- Ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier kishte planifikuar që sot të zhvillonte një takim me 4 kryetarët e komunave në veri të Kosovës, mes tensioneve në rritje dhe protestave të dhunshme që janë zhvilluar paraditen e sotme. Mediat kosovare raportojnë se në takim morën pjesë vetëm 2 nga kryetarët e sapozgjedhur, më konkretisht kryetari i Zveçanit, Ilir Peci dhe atë të Zubin-Potokut, Izmir Zeqiri.
Ndërkohë dy të tjerët i Leposaviçit, Lulzim Hetemi dhe i Mitrovicës së Jugut, Erden Atiç, nuk kanë shkuar në takim. Atiç ka deklaruar gjatë ditës së sotme se me ambasadorin amerikan do të takohen së shpejti, por nuk dha një asrye konkrete të mungesës së tij në takimin e planifikuar për sot. Sakaq, kryetari i Leposaviçit Lulzim Hetemi nuk ka qenë i disponueshëm në telefon.
Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?
Qytetarët serbë kanë tentuar sërish të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar. Policia e Kosovës dhe KFOR kanë rrethuar ndërtesat zyrtare ndërsa situata është përshkallëzuar teksa kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Për shkak të rindezjes së tensioneve është njoftuar se shkollat në veri të Kosovës do të mbyllen dhe mësimi do të pezullohet përkohësisht. Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi që kjo nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve.
tensione në veri të kosovës
Bota
29 Maj 2023, 14:54
f.i
Cem Oezdemir
GJERMANI- Ministri është i tërbuar!
Pasi Rexhep Tajip Erdogan fitoi zgjedhjet e balotazhit në Turqi, ministri gjerma...
Bota
29 Maj 2023, 14:20
a.d
Zjarr në Francën jugperëndimore në vitin 2022
Kominisoneri i BE për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarcic, tha se janë gjithse...
Bota
29 Maj 2023, 14:39
f.i
KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Italisë, Antonio Tajani për situatën e t...
Bota
29 Maj 2023, 14:28
f.i
Sergei Lavrov
RUSI- Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka reaguar në lidhje me situatën e tensionuar të krijuar në veri t&e...
Bota
29 Maj 2023, 14:22
a.l
Jens Stoltenberg
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me përfaqësuesin...
Bota
29 Maj 2023, 14:11
a.l
Ana Brnabiç
SERBI- Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç ka reaguar lidhur me protestat në veri. Ajo deklaron se situata në Ko...
Bota
29 Maj 2023, 13:54
a.l
Sulmohet ekipi i Top Channel
KOSOVË- Pavarësisht forcave të shtuara të KFOR dhe policisë në 4 komunat në veri, protestu...
Bota
29 Maj 2023, 13:33
a.l
sulm ndaj gazetarëve në veri të Kosovës
KOSOVË- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar lid...
Bota
29 Maj 2023, 13:23
a.l
Rebecca Fidler
ANGLI- Një çift të moshuarish në Angli kanë rënë pre e një grabitje nga kujdestarja e tyre dhe kan...
Bota
29 Maj 2023, 13:16
a.l
Shangai
KINË- Shanghai regjistroi sot ditën e tij më të nxehtë të majit në 100 vjet. Lajmi është njoftua...