LIVE UPDATES
Bota

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë: E vështirë të thuhet nëse jemi afër shtensionimit të situatës në veri

Të hënën i dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë - Serbi, Miroslav Lajçak, tha dhe kryenegociatori i Kosovës Besnik Bislimi thanë se janë pajtuar për hapat e parë drejt shtensionimit të situatës, por pa dhënë më shumë hollësi. As të martën palët nuk dhanë ndonjë informacion rreth këtij pajtimi.

11 Korrik 2023, 22:50 Nga I.A
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë: E vështirë të
Jeff Hovenier

KOSOVË- Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha të martën se nuk mund të thotë nëse situata në veri të Kosovës është afër shtensionimit, ndërsa ritheksoi thirrjet për uljen e tensioneve dhe nevojën e bashkërendimit të qeverisë me aleatët perëndimorë përballë gjendjes në komunat veriore të banuara me shumicë serbe.

Të hënën i dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë - Serbi, Miroslav Lajçak, tha dhe kryenegociatori i Kosovës Besnik Bislimi thanë se janë pajtuar për hapat e parë drejt shtensionimit të situatës, por pa dhënë më shumë hollësi. As të martën palët nuk dhanë ndonjë informacion rreth këtij pajtimi.

Tensionet u rritën në fund të muajit maj kur kryetarët shqiptarë të komunave veriore të Kosovës, morën detyrën me mbështetjen e policisë, pas zgjedhjeve lokale të muajit prill të cilat u bojkotuan nga serbët, që kërkojnë zbatimin e një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për më shumë vetëqeverisje.

Diplomacia perëndimore kërkon uljen e tensioneve përmes pezullimit të operacioneve policore në veri, zhvendosjes së kryetarëve të komunave në zyra alternative dhe shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme me pjesëmarrje të pakusht të serbëve të Kosovës.

Gjatë një veprimtarie në qytetin e Pejës, rreth 80 kilometra larg Prishtinës, ambasadori amerikan tha se ulja e tensioneve është çështje emergjente.

“Shtetet e Bashkuara mbesin po aq të përkushtuara sa kanë qenë për ta parë Kosovën që arrin synimet e veta. Ajo që nënkuptoj me këtë është se ne qëndrojmë fuqishëm prapa një Kosove sovrane, të pavarur, demokratike dhe multietnike e cila zë vendin e vet në strukturat euroatlantike. Ne punojmë shumë në arritjen e këtij qëllimi. Kjo padyshim nënkupton edhe që Kosova të shtrojë sovranitetin e vet. Veriu është i ndërlikuar dhe i vështirë kështu që mënyra se si qeveritë në Kosovë e menaxhojnë situatën atje është diçka shumë e brishtë për të cilën ne kërkojmë bashkërendim të ngushtë me komunitetin ndërkombëtar”, tha ambasadori Hoveiner.

Ai theksoi se shtensionimi do të mundësonte që angazhimi të kthehet te zbatimi i marrëveshjes së Ohrit.

“Kjo nënkupton se ne duam t’i shmangim tensionet ose krizat e reja që pengojnë përpjekjet tona për ta parë zbatimin e kësaj marrëveshjeje të rëndësisë së lartë strategjike në të mirë të qytetarëve të Kosovës si dhe të sigurisë rajonale”, tha ai.

Ndonëse udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë janë zotuar për shtensionimin e situatës, ende nuk ka ndonjë hap konkret për zbatimin e kërkesave perëndimore.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, të martën shprehu edhe një herë shqetësimin e aleancës për situatën e tensionuar në Kosovë. Ai i bëri këto komente në një konferencë me gazetarë pak para nisjes së takimit të lartë të NATO-s në Vilnius, i pyetur nëse është i gatshëm të takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiç.

“Jam në kontakt të rregullt me presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe padyshim që jam i gatshëm ta takoj. Jemi të shqetësuar për rritjen e tensioneve në Kosovë dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve për shtensionim dhe për përmbajtje nga çfarëdo veprimi që mund të rrisë tensionet edhe më shumë në rajon”, tha zoti Stoltenberg.

Javën e kaluar presidenti serb, Vuçiç paralajmëroi se do të kërkonte një takim me sekretarin Stoltenberg, para se të kërkojë një seancë emergjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ai akuzoi Kosovën për siç tha “spastrim të heshtur etnik” të serbëve, duke lënë të kuptohet se Serbia mund të ndërmarrë më pas “veprimtari” të papërcaktuara për të ndalur atë që ai e përshkroi një “përndjekje” të serbëve në Kosovë.

Prishtina ndërkaq akuzon Beogradin për frikësim të serbëve të Kosovës dhe nxitje të grupeve kriminale në veri, ndërsa është zotuar të hedh hapa për organizimin e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore. Shtimi i tensioneve ka shtuar edhe shqetësimet për ripërtëritje të konflikteve në rajon, në një periudhë kur kontinenti evropian po përballet me pasojat e agresioit rus në Ukrainë.

Marrë nga VOA

jeff hovenier miroslav lajçak tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen