15 Korrik 2023, 15:56
Nga a.l
Wang Yi
KINË- Bashkimi Evropian nuk duhet të “lëkundet” dhe duhet ta “sqarojë” marrëdhënien strategjike me Pekinin, ka thënë kryediplomati kinez, Wang Yi gjatë një takimi me homologun e tij të bllokut evropian, Josep Borell, sipas Ministrisë së Jashtme të Kinës. Gjermania, ekonomia më e madhe e Evropës, ka thënë të enjten se planifikon t’i ulë tensionet në lidhjet me Kinën.
Liderë tjerë të BE-së – të shqetësuar nga ndikimi kinez dhe marrëdhënia e saj e afërt me Rusinë – kanë bërë thirrje për uljen e varësisë ndaj Pekinit.
“BE-ja duhet… të sqarojë pozicionin e partneritetit strategjik në mes të të dyja palëve dhe të promovojë marrëdhënie Kinë-BE, për të ecur përpara”, i ka thënë Wang, Borrellit, në një takim të zhvilluar në kuadër të një samiti të organizuar në Xhakarta.
“Nuk duhet të ketë lëkundje, e aq më pak inkurajim të fjalëve dhe veprimeve që na kthejnë mbrapa”, është cituar të ketë thënë Wang.
Disa vende të BE-së shqetësohen për rolin e Kinës dhe nisjen e një lufte tregtare, derisa të tjerë besojnë se tani është koha për të vepruar, për të mbrojtur sigurinë ekonomike të bllokut. Brukseli dëshiron ta përcaktojë qasjen e tij ndaj Kinës, duke i balancuar shqetësimet për varësi të madhe ndaj këtij shteti, por edhe për t’i ruajtur lidhjet me ekonominë e dytë më të madhe në botë.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë në janar se qasja e BE-së ndaj Kinës është më shumë “shtensionuese dhe jo shkëputëse”, meqë blloku ende synon të bëjë tregti me Pekinin.
“Nuk ka konflikte në interesat kyçe në mes të Kinës dhe BE-së”, ka thënë Wang./ REL
wang yi
Bota
15 Korrik 2023, 15:50
a.l
Aksident në Kinë
KINË- Një aksident i rëndë është raportuar në Kinë. Në rrjet është duke q...
Bota
15 Korrik 2023, 15:45
a.l
Antonio Tajani
ITALI- Në krye të Forza Italia, partia konservatore e themeluar 29 vjet më parë nga manjati miliarder Silvio Berlusconi...
Bota
15 Korrik 2023, 15:36
a.l
Ekipet e emergjencës
SPANJË- Autoritetet spanjolle kanë evakuuar paraprakisht rreth 500 njerëz për të shmangur një ...
Bota
15 Korrik 2023, 15:20
a.l
Foto ilustruese
ITALI- Më shumë se 270 mijë pasagjerë, udhëtarë dhe turistë në Itali janë detyruar të anu...
Bota
15 Korrik 2023, 15:16
a.l
Xhelal Sveçla
KOSOVË- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka shprehur shqetësim ndaj një postimi të ministr...
Bota
15 Korrik 2023, 15:13
a.l
Foto ilustruese
PAKISTAN- Kreu i ushtrisë së Pakistanit, gjenerali Asim Munir, e ka kërcënuar Qeverinë e udhëhequr nga taliba...
Bota
15 Korrik 2023, 15:03
a.l
Memli Krasniqi
KOSOVË- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar pas deklaratave të ministrit t&eu...
Bota
15 Korrik 2023, 14:34
a.l
Nemanja Vllaskoviç
KOSOVË- Nemanja Vlaskoviç, serbi i cili u arrestua për sulm ndaj ekipit të mediave gjatë protestave t&...
Bota
15 Korrik 2023, 14:10
a.l
Lumir Abidxhiku
KOSOVË- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas deklaratës së ministrit t...
Bota
15 Korrik 2023, 13:48
a.l
Xhelal Sveçla
SERBI- 'Lufte hibride e Vuçiçit', kështu e ka cilësuar Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal S...