LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Ku ka mbetur vetting-u në drejtësi në Kosovë?

Procesi i rivlerësimit të figurës së prokurorëve dhe gjyqtarëve ka për qëllim rritjen e tyre profesionale, luftimin e korrupsionit dhe ndaljen e ndikimit të politikës apo elementëve të tjerë të paligjshëm në dhënien e drejtësisë.

12 Gusht 2023, 18:39 Nga a.l
Analiza e REL: Ku ka mbetur vetting-u në drejtësi në Kosovë?
Foto ilustruese

Zhvillimi i procesit të vetting-ut në sistemin e drejtësisë në Kosovë, i nisur nga Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti qysh në fillim të mandatit të saj, vazhdon të jetë në fazën fillestare. Procesi i rivlerësimit të figurës së prokurorëve dhe gjyqtarëve ka për qëllim rritjen e tyre profesionale, luftimin e korrupsionit dhe ndaljen e ndikimit të politikës apo elementëve të tjerë të paligjshëm në dhënien e drejtësisë.

Në programin e saj katërvjeçar, Qeveria Kurti ka premtuar kompletimin e kornizës së nevojshme ligjore për realizmin e procesit të vetting-ut. Përgatitjen e bazës ligjore, ekzekutivi kosovar e nisi në vitin 2021 – më 13 tetor, u miratua koncepti i dokumentit për vetting-un në drejtësi. Këtij koncept-dokumenti i bëri një vlerësim edhe Komisioni i Venecias.

Organi këshillues i Këshillit të Evropës konstatoi së në kontekstin e Kosovës, një vetting efektiv do të kërkonte kombinimin e masave të ndryshme, që do të kishin efekt pozitiv në integritetin dhe efikasitetin e sistemit të drejtësisë. Komisioni fillimisht rekomandoi verifikimin e niveleve të larta në gjyqësor dhe në prokurori.

Pas pranimit të opinionit të Komisionit të Venecias, i cili i hap rrugën vetting-ut në drejtësi, ky proces nga institucionet e Kosovës u nis në dy drejtime: vetting-un për nivelet e larta, si dhe reformën ligjore – apo vetting-un e rregullt – për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët. Një komision ad-hoc i Kuvendit të Kosovës, i mbështetur nga Ministria e Drejtësisë, përfundoi hartimin e amendamenteve kushtetuese për vetting-un për nivelet e larta.

Vetting-u në Gjykatën Kushtetuese

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, në fillimin e marsit të sivjetmë i dërgoi amendamentet për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese, me kërkesën për të sqaruar nëse ndryshimet e propozuara ishin në përputhje me kapitullin 2 të Kushtetutës të Kosovës. Ndonëse kanë kaluar mbi 5 muaj nga dërgimi i amendamenteve në Kushtetuese, në Ministrinë e Drejtësisë thonë se nuk kanë asnjë njoftim nga Gjykata rreth shqyrtimit të tyre.

Por, në një përgjigje me shkrim dërguar Radios Evropa e Lirë, Gjykata Kushtetuese thotë se kërkesën është duke e shqyrtuar dhe se për vendimmarrjen e saj do të njoftohen me kohë të gjitha palët e interesit dhe opinioni. Sipas Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, kjo gjykatë duhet, në parim, të japë vlerësim brenda gjashtë muajsh nga pranimi i kërkesës.

Vetting-u i rregullt në rrugë më të shpejtë

Sa i përket reformës ligjore për vetting të rregullt për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët, nga Ministria e Drejtësisë thonë për REL-in se grupet punuese kanë dërguar në maj raportet finale dhe rekomandimet.

“Në fazën e dytë të këtij procesi, pritet të bëhen ndërhyrjet dhe ndryshimet e nevojshme ligjore, të cilat kanë të bëjnë me forcimin e mekanizmave ekzistues për kontrollin e integritetit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, vlerësimin e performancës së tyre, forcimin e mekanizmave për deklarimin e pasurisë dhe atë të disiplinimit dhe veprime të tjera, të cilat rrjedhin nga zotimet e përbashkëta”, thotë Genc Nimani, këshilltar i lartë i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Instituti i Kosovës për Drejtësi e ka përsëritur në mënyrë të vazhdueshme, që nga viti 2015, rëndësinë e procesit të vetting-ut. Drejtori ekzekutiv i organizatës, Ehat Miftaraj, thotë për REL-in se vetting-u është mundësi dhe rrugë e domosdoshme për të pastruar sistemin gjyqësor dhe prokurorin, nga zyrtarë që, siç pohon ai, “nuk e meritojnë të jenë pjesë e këtij sistemi, për shkak të mungesës së integritetit të tyre”.

Sipas tij, “përderisa vetë Qeveria ka pasur vonesa në adresimin e kësaj çështjeje, për arsye të keqplanifikimit dhe keqadministrimit, është lajm i mirë që më në fund amendamentet kushtetuese kanë shkuar për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese”. Miftaraj vlerëson se “është e rëndësishme që Gjykata Kushtetuese ta trajtojë këtë çështje brenda një afati të arsyeshëm kohor, duke marrë për bazë rëndësinë që ka ky proces për sundimin e ligjit në Kosovë”.

Kurti: Vetting-u është zgjidhja

Në mbledhjen e fundit të Qeverisë së Kosovës, të mbajtur më 9 gusht, kryeministri Kurti, derisa po fliste për sistem joefikas të drejtësisë, ritheksoi nevojën që procesi i vetting-ut të fillojë sa më parë. Ai tha se reforma është domosdoshmëri, ndërsa vetting-u, sipas tij, është zgjidhja. Kurti kërkoi nga Gjykata Kushtetuese që t’i hapë sa më shpejt rrugë jetësimit të kësaj reforme.

“Koha po kalon. Koha që kalon është kohë e humbur”, u shpreh kryeministri kosovar.

Duke iu referuar statistikave të gjyqësorit, sipas të cilave Gjykata e Apelit ka kthyer në rigjykim 1.754 raste më 2022, shefi i ekzekutivit ka thënë se kjo e rëndon sistemin e drejtësisë, e ngufat atë dhe e vonon drejtësinë. Sipas raportit të Programit për Zhvillim të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Pulsi Publik, i publikuar këtë vit, vetëm 29 për qind e qytetarëve janë të kënaqur me punën e sistemit të drejtësisë në Kosovë./REL

kosove

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen