9 Nëntor 2022, 16:30
Nga d.a.
Foto ilustruese
SHBA- Si dolën kandidatët e mbështetur nga ish-presidenti Donald Trump në zgjedhjet e 8 nëntor në SHBA? Korrespondenti i Zërit të Amerikës Mike O'Sullivan njofton se, rezultatet ishin të përziera ndërsa votat u numëruan herët në mëngjes.
Shkrimtari dhe sipërmarrësi J. D. Vance, i mbështetur nga Donald Trumpi, fitoi garës për vendin në Senat nga shteti Ohio ndaj demokratit Tim Ryan.
Por në Pensilvani, demokrati Josh Shapiro fitoi për postin e guvernatorit duke mposhtur kandidatin e mbështetur nga Trumpi, Doug Mastriano.
Senatorja demokrate e Nju Hemshërit, Maggie Hassan mposhti kandidatin republikan Don Bolduc i mbështetur nga Trumpi, i cili pranoi humbjen të martën mbrëma.
“Jam i nderuar që kam pasur mundësinë të përfaqësoj Partinë Republikane në garën për Senatin amerikan këtu në Nju Hemshër”, tha kandidati Don Bolduc.
Në një nga garat më të ndjekura për senatin, ajo në Pensilvani, republikani Mehmet Oz, një mjek i famshëm, i mbështetur nga zoti Trump, humbi ndaj demokratit John Fetterman, të cilit i erdhën në ndihmë gjatë fushatës ish-presidenti Barack Obama dhe presidenti Joe Biden.
Arizona është një tjetër shtet me garë të ngushtë, ku Kari Lake, e mbështetur nga ish presidenti Trump, është përballë demokrates Katie Hobbs për postin e guvernatores. Ndprsa në garën për nëp Senat, po përballen Blake Masters, i mbështetur nga Trumpi me ish-astronauti Mark Kelly, demokrat.
Disa qendra votimi në jugperëndim përjetuan probleme, duke përfshirë këtë qendër në Finiks.
“Njerëzit shkuan, dhe u përpoqën të kalojnë fletën e votimit përmes makinës. Ndoshta një në çdo pesë apo më shumë prej atyre fletëvotimeve, nuk u procesua”, thotë Bill Gates, drejtues i bordit të qarkut Marikopa.
Ai tha se këto fletë votimi do të numërohen me dorë, diçka që republikania Kari Lake e sheh të dyshimtë.
Guvernatori Chris Sununu i Nju Hemshërit dhe Guvernatori Brian Kemp i Xhorxhias, të dy republikanë që kanë marrëdhënie të ftohta me Trumpin fituan në gara. Ish presidenti Trump mbështeti një sfidues të pasuksesshëm në zgjedhjet paraprake republikane ndaj Brian Kempit, i cili zemëroi ish-presidentin duke hedhur poshtë pretendimin e pabazë se Trumpi kishte fituar Xhorxhian në zgjedhjet e fundit.
Ndër garat e tjera që ende priten të vendosen është gara e guvernatorit në Miçigan, ku demokratja në detyrë Gretchen Whitmer u përball me Tudor Dixon, e mbështetur nga zoti Trump.
E pavendosur është edhe gara për senatin në Xhorxhia, ku demokrati aktual, Raphael Warnock, u përball me ish-yllin e futbollit Herschell Walker, të mbështetur nga Trumpi. Rezultati i këtyre garave do të përcaktojë përbërjen e Kongresit dhe drejtimin e ardhshëm të të dyja partive./VOA/
raphael warnock
Bota
9 Nëntor 2022, 16:20
d.a.
Abazovic
MAL I ZI- Kryetari i Lëvizjes Civile URA dhe kryeministri në mandatin teknik Dritan Abazoviç tha se Mali i Zi nuk është...
Bota
9 Nëntor 2022, 16:08
d.a.
Kovacenski
MAQEDONIA E VERIUT- Ditën e sotme ka patur sërish kërcënime të reja për bombë në katër shkolla t&eu...
Bota
9 Nëntor 2022, 15:56
d.a.
Vucic
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha sot se policët e dekoruar nga Kosova, me në krye Nenad Gjuri&cce...
Bota
9 Nëntor 2022, 15:50
I.A
Meta
SHBA- Meta, e cila zotëron Facebook, Instagram dhe WhatsApp, ka njoftuar se do të shkurtojë 13% të fuqisë punëtore. Push...
Bota
9 Nëntor 2022, 15:27
I.A
John Fetterman
SHBA- John Fetterman me mjekrën e tij, veshjet casual dhe tatuazhet në duar arriti të mundte të zgjedhurin e T...
Bota
9 Nëntor 2022, 15:22
I.A
Foto ilustruese
KOSOVË- Lista prej 75 pronave të sekuestruara në aksionin e fundit të prokurorit Rasim Maloku në Brezovicë, e...
Bota
9 Nëntor 2022, 15:22
d.a.
UKRAINË- Zëvendësguvernatori i Khersonit i vendosur nga Rusia, Kirill Stremousov, është vrarë, thonë mediat shtetë...
Bota
9 Nëntor 2022, 14:54
d.a.
Kurti dhe Vucic
BRUKSEL- Një propozim i fundit franko-gjerman për një kornizë të re të dialogut ndërmjet Kosovës dh...
Bota
9 Nëntor 2022, 14:43
I.A
Pamje nga protesta
GREQI- Incidente me kokteje molotovi dhe kimikate shpërthyen në Athinë dhe Selanik, gjatë mobilizimev...
Bota
9 Nëntor 2022, 14:32
a.l
ITALI- Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.7 Rihter ka goditur Italinë qendrore mëngjesin e sotëm. Sipas mediave ital...