LIVE UPDATES
Bota

Analiza nga REL: A do ta nënshkruajnë Kosova dhe Serbia më në fund një marrëveshje?

Kosova, Serbia dhe BE-ja janë duke tentuar të përditësojnë marrëveshjen e një dekade më parë, për të zhbllokuar rrugën drejt integrimeve evropiane, pa një obligim zyrtar ndaj Beogradit për të njohur pavarësinë e Kosovës – të paktën tani për tani.

6 Mars 2023, 18:18 Nga DOSJA
Analiza nga REL: A do ta nënshkruajnë Kosova dhe Serbia më
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç

KOSOVË- Më 27 shkurt, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, kanë pranuar një propozim të Bashkimit Evropian në Bruksel, të titulluar “Marrëveshja drejt normalizimit Kosovë-Serbi”. Marrëveshja - për të cilën janë bërë përgatitje prej vjeshtës së vitit 2022, mbulon shumë aspekte në marrëdhëniet mes dy vendeve – nuk është nënshkruar ende, mirëpo është publikuar zyrtarisht nga Bashkimi Evropian.

Vlen të përmenden disa pika të saj. Një zyrtar i lartë i BE-së, i afërt me këto zhvillime, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se tekstit i mungon validiteti pa një aneks, të cilin pritet ta përgatisin palët para takimit të tyre të ardhshëm, që do të mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut, më 18 mars.

Ky fakt e bën pikën e 11-të të marrëveshjes, e cila thekson se “të dyja palët duhet të respektojnë udhërrëfyesin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje”, pjesën më të rëndësishme. Plani për këtë udhërrëfyes, i cili përfshin kohën e zbatimit të marrëveshjes, ekziston, por ka ende punë për t’u bërë. Marrëveshja në thelb është një shtesë e marrëveshjes së arritur më 2013 në Bruksel, në mes të Prishtinës dhe Beogradit, e cila ka paraparë normalizimin e marrëdhënieve, pasi Kosova e ka shpallur pavarësinë më 2008 – veprim që Serbia nuk e ka pranuar kurrë.

Kosova, Serbia dhe BE-ja janë duke tentuar të përditësojnë marrëveshjen e një dekade më parë, për të zhbllokuar rrugën drejt integrimeve evropiane, pa një obligim zyrtar ndaj Beogradit për të njohur pavarësinë e Kosovës – të paktën tani për tani. Ndonëse Serbia i ka hapur negociatat me BE-në një vit pas marrëveshjes së Brukselit, pra më 2014, deri më tani e ka harmonizuar politikën e saj me të BE-së në vetëm dy fusha, nga 34 sa janë në total. Përderisa pesë vende të BE-së ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ky shtet mbetet i vetmi në Ballkanin Perëndimor që nuk është kandidat për anëtarësim në BE, dhe aplikimi i tij, i dorëzuar vitin e kaluar, ende nuk është trajtuar me seriozitet nga blloku evropian.

Kjo i bie se Prishtina as nuk mund të nisë punën drejt harmonizimit të politikave. Një prej pikave më të rëndësishme të marrëveshjes së vitit 2013, është krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Kryeministri Kurti e ka ndërtuar një pjesë të mirë të suksesit politik mbi refuzimin për të formuar këtë asociacion, duke argumentuar se një strukturë e tillë do të krijonte probleme të ngjashme me ato të Bosnjë e Hercegovinës, ku entitetet e përqendruara në baza etnike i bëjnë reformat vështirë të realizueshme.

Marrëveshja aktuale nuk e përmend fjalë për fjalë asociacionin, mirëpo e thekson se “Beogradi dhe Prishtina duhet të garantojnë një nivel të duhur të vetë-menaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe mundësinë e ofrimit të shërbimeve në fusha të caktuara, përfshirë ofrimin e mbështetjes financiare nga Serbia dhe një kanal të drejtpërdrejtë komunikimi për komunitetin serb me Qeverinë e Kosovës”.

Pyetja është nëse mund të funksionojë një gjuhë e tillë e paqartë. Ndoshta Kurti mund ta shesë këtë pikë në publik si diçka tjetër dhe jo si Asociacion të komunave me shumicë serbe, ndonëse brumi është i njëjtë, ndërsa Vuçiq, në anën tjetër, të argumentojë se Beogradi ka ende mundësi që të mbështesë politikisht dhe financiarisht serbët e Kosovës.

Prej publikimit të dokumentit të fundit, Vuçiq ka këmbëngulur se nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës, dhe as nuk do të pranojë që ajo të anëtarësohet në Kombet e Bashkuara. Megjithatë, ky qëndrim është në kundërshtim me pikat e marrëveshjes së re, sidomos me pikën 4, e cila qartëson se “Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në çfarëdo organizate ndërkombëtare”.

Testi real i përparimit mund t’iu prezantohet palëve këtë pranverë. Fillimisht, Kosova po synon të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës, dhe së dyti, 27 vendet anëtare të BE-së do të kuptohet nëse do të arrijnë konsensus për të dërguar në Këshillin Evropian aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE. Në të dyja rastet, Beogradi besohet se ka punuar në prapaskenë për të penguar përparimin në këto dy drejtime, kanë thënë disa zyrtarë evropianë që kanë njohuri me këto zhvillime, por që nuk janë të autorizuar për të diskutuar këtë temë në media.

Vlen të përmendet, po ashtu, se ndonëse marrëveshja nuk e detyron Beogradin që ta njohë ligjërisht shtetësinë e Kosovës, në marrëveshje përmendet ajo që konsiderohet njohje de facto, duke përfshirë nevojën për “njohje reciproke të dokumenteve dhe simboleve kombëtare, duke përfshirë pasaportat, diplomat, targat e makinave dhe vulat doganore” si dhe këmbimin e misioneve të përhershme në kryeqytetet respektive.

Marrë nga REL

albin kurti aleksander vucic

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen