Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Pas më shumë se 40 orësh djegieje, zjarri u “shua kryesisht” në orën 10:18 të mëngjesit, sipas kohës lokale, më 28 nëntor, njoftuan zjarrfikësit të cilët thanë se kanë përfunduar operacionet.
Numri i viktimave nga zjarri më i madh në dekada në Hong Kong ka arritur në të paktën 128, teksa autoritetet njoftuan për përfundimin e operacioneve për fikjen e zjarrit. Sipas autoriteteve, afër 200 persona konsiderohen të zhdukur dhe familjarët e tyre po i kërkojnë ata nëpër spitalet e qytetit. Flakët u përhapën me shpejtësi në kompleksin e banesave Wang Fuk Court në distriktin Tai Po të mërkurën pasdite, duke u shpërndarë nëpër tetë ndërtesat e larta. Pas më shumë se 40 orësh djegieje, zjarri u “shua kryesisht” në orën 10:18 të mëngjesit, sipas kohës lokale, më 28 nëntor, njoftuan zjarrfikësit të cilët thanë se kanë përfunduar operacionet.
Autoritetet në Hong Kong po hetojnë se çfarë e shkaktoi zjarrin, përfshirë edhe ekzaminimin e skelave prej bambuje dhe rrjetës plastike që mbështillte kompleksin, si pjesë e një rinovimi të madh. Shumë persona vazhdojnë të konsiderohen të zhdukur, megjithëse numri i saktë i të zhdukurve nuk dihet pasi të dhënat nuk janë përditësuar që nga mëngjesi i së enjtes. Të premten, autoritetet thanë se më shumë se 50 persona vazhdonin të ishin të shtruar në spital, me 12 në gjendje kritike dhe 28 në gjendje serioze.
Ky ishte zjarri më vdekjeprurës në Hong Kong që nga viti 1948, kur një shpërthim, që u pasua nga një zjarr, vrau të paktën 135 persona. Trupi kundër korrupsionit në Hong Kong tha të enjten se kishte nisur një hetim mbi punimet për renovimin në kompleksin banesor, disa orë pasi policia njoftoi se kishte arrestuar tre persona nën dyshimin se për shkak të neglizhencës kishin lënë materiale izoluese prej shkume në vendin ku shpërtheu zjarri. Në mesin e 128 viktimave është edhe një zjarrfikës dhe dy punëtorë indonezianë.
Qeveria e Hong Kongut njoftoi një fond prej 38.5 milionë dollarësh amerikanë për të ndihmuar viktimat e zjarrit. Autoritetet e qytetit thanë se kanë hapur nëntë strehimore dhe po organizojnë akomodimin e përkohshëm të banorëve që kanë humbur shtëpitë e tyre. Për shkak të zjarrit, aktivitetet për zgjedhjet legjislative që do të mbahen në Hong Kong më 7 dhjetor, janë pezulluar./REL
IZRAEL- Trembëdhjetë njerëz janë vrarë në një operacion izraelit në Sirinë jugore të premten, sipas mediave ...
Foto ilustruese IZRAEL- Ushtria izraelite ka njoftuar sot se ka gjetur trupat e nëntë militantëve palestinezë, të cilët ...
Foto ilustruse TAJLANDË- Disa përmbytje të mëdha kanë ndodhur në Tajlandë, Indonezi dhe Sri Lanka. Si pasojë e...
Andriy Yermak, Zelensky UKRAINA- Agjencitë antikorrupsion të Ukrainës kanë filluar të kontrollojnë apartamentin e shefit t&eu...
Trump-Maduro SHBA- Shtetet e Bashkuara “shumë shpejt” do të ndërmarrin veprime tokësore ndaj trafikantëve të dysh...
Foto ilustruese Përpjekja për kalim të paligjshëm nëpër rrugët e Maqedonisë së Veriut, javën e kaluar, p&...
Donald Trump SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se administrata e tij do të ndalojë migracionin nga të gjitha vendet...
Foto ilustruese Koalicioni qeverisës në Gjermani gjendet para sfidave të shumta: Pensionet, ngrohja, motorët me djegie dhe shumë s...
Foto ilustruese HONG KONG- Numri i viktimave nga zjarri më i madh në dekada në Hong Kong ka arritur në 128, ndërsa autoritetet njo...
Foto nga vendngjarja Numri i viktimave nga zjarri më i madh në dekada në Hong Kong ka arritur në të paktën 94, teksa autorite...