Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Forca speciale të NASA-s dhe të Ministrisë së Mbrojtjes së SHBA-së ndihmuan astronautët të dilnin nga kapsula dhe më pas i transportuan me helikopter drejt një anijeje të marinës.
Katër astronautët në bordin e kapsulës "Orion”, amerikanët Christina Koch, Victor Glover, Reid Wiseman dhe kanadezi Jeremy Hansen u ulën në ujë sipas planit në Oqeanin Paqësor, pranë San Diegos, bëri të ditur NASA. Ulja u përshkrua si një "ulje shembullore”.
Forca speciale të NASA-s dhe të Ministrisë së Mbrojtjes së SHBA-së ndihmuan astronautët të dilnin nga kapsula dhe më pas i transportuan me helikopter drejt një anijeje të marinës. Kreu i NASA-s, Jared Isaacman, i priti personalisht dhe i përgëzoi për një "arritje historike”. Sipas agjencisë hapësinore, pjestarët e misionit janë "shëndosh e mirë dhe të lumtur”.
Trump nuk kursen lavdëratat
Astronautët përshëndetën me entuziazëm drejt kamerave. Pas ekzaminimeve mjekësore, ata do të dërgohen përsëri në Houston. Presidenti i SHBA‑së, Donald Trump, e cilësoi misionin hënor si "spektakolar”, ndërsa uljen e përshkroi si "perfekte”. Edhe kryeministri kanadez Mark Carney përgëzoi ekuipazhin për një "arritje historike”.
Një ulje sfiduese
Ulja përbënte një manovër tepër të ndërlikuar.Gjatë rikthimit, kapsula arriti përkohësisht një shpejtësi prej mbi 38.000 kilometra në orë, 30 herë më shumë se shpejtësia e zërit. Gjatë rikthimit në atmosferën e Tokës, anija kozmike u përball me temperatura mbi 2.700 gradë Celsius. Kapsula "Orion” u mbrojt nga djegia përmes një mburoje termike. Për rreth gjashtë minuta, komunikimi me qendrën e kontrollit u ndërpre qëllimisht. E ngadalësuar nga parashutat, kapsula u ul në Paqësor.
Premierë kanadeze dhe thyerje rekordesh
Astronautët u nisën nga kozmodromi Cape Canaveral në shtetin amerikan të Floridës me sistemin raketor "Space Launch System”. Për Glover, Koch dhe Wiseman ishte fluturimi i dytë në hapësirë, ndërsa për Hansen i pari. Christina Koch është gruaja e parë në bordin e një misioni hënor të NASA‑s, Victor Glover personi i parë jo i bardhë dhe Jeremy Hansen kanadezi i parë në një mision të tillë drejt Hënës.
Trajektorja e fluturimit, e paraqitur grafikisht si një tetëshe gjigante që përfshin Tokën dhe Hënën, çoi ekuipazhin në një udhëtim prej më shumë se 2,3 milionë kilometrash. Astronautët u larguan deri në 406.771 kilometra nga Toka, duke thyer rekordin e misionit "Apollo 13” të vitit 1970. Hënës iu afruan deri në rreth 6.545 kilometra. Një ulje në Hënë nuk ishte planifikuar.
40 minuta pa kontakt me Tokën
Gjatë fluturimit rreth satelitit natyror të Tokës, astronautët patën mundësinë ta vëzhgonin Hënën për rreth shtatë orë. Sidomos në anën e pasme të Hënës, për shkak të kushteve të veçanta të ndriçimit diellor, ata panë dhe dokumentuan pamje që asnjë njeri nuk i kishte parë me sy më parë. Për rreth 40 minuta, komunikimi me qendrën e kontrollit në Tokë u ndërpre, ashtu siç ishte planifikuar.
Klubi i të dymbëdhjetëve dhe e ardhmja e Artemis
Njeriu i parë që shkeli në Hënë ishte Neil Armstrong më 20 korrik 1969. I fundit deri më sot ishte astronauti i NASA-s Eugene Cernan në dhjetor 1972, gjatë misionit "Apollo 17”. Gjatë programit "Apollo”, Shtetet e Bashkuara dërguan gjithsej 12 astronautë në Hënë – si i vetmi vend që e ka arritur këtë deri tani.
NASA e sheh "Artemis 2” si një hap kyç drejt një programi të ri hënor, me synimin e uljeve me ekuipazh dhe, më vonë, të një pranie të përhershme njerëzore në Hënë. Sipas agjencisë hapësinore, së shpejti do të bëhet i ditur ekuipazhi i misionit "Artemis 3”.
Rruga drejt Hënës është e hapur, tha menaxheri i NASA‑s Amit Kshatriya, por shtoi: "Përpara nesh ka më shumë punë sesa pas nesh.”/DW
Zëdhënësja e qeverisë iraniane Fatemeh Mohajerani ISLAMABAD- Zyrtarët e lartë amerikanë dhe iranianë janë taku...
HUNGARI- Hungarezët votojnë në zgjedhjet parlamentare më 12 prill, teksa lufta vazhdon në Ukrainën fqinje dhe raportet e Qeveris...
PAKISTAN- Kryeministri pakistanez, Shehbaz Sharif, ka nisur bisedimet me nënpresidentin amerikan, JD Vance, në Islamabad, pasi u takua ndaras me del...
Orban - Magyar HUNGARI- Më 12 prill zhvillohen në Hungari zgjedhjet parlamentare më të rëndësishme që nga largimi vullne...
Foto Ilustruese UKRAINË- Një armëpushim i përkohshëm mes Rusisë dhe Ukrainës për Pashkët Ortodokse pritet t&e...
Foto nga vendi i takimit PAKISTAN- Ekipi amerikan që po udhëheq bisedimet me Iranin sot përbëhet nga figura të njohura. Zëven...
JD Vance SHBA- Nënpresidenti amerikan, JD Vance, ndodhet në sfidën më të rëndësishme diplomatike të mandatit të...
Hena dhe Toka SHBA- Misioni Artemis II i NASA-s ka dërguar me sukses katër astronautë duke fluturuar rreth anës së largët t&e...
Foto Ilustruese Edhe pse ajo që në ekran duket si një debat i vërtetë online gjatë zgjedhjeve, debati mund të jetë...
Donald Trump SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump përgëzoi katër astronautët e misionit Artemis II pas kthimit ...