LIVE UPDATES
Bota

Avokati i Thaçit: Në fund ai do të shfajësohet nga të gjitha akuzat

Në një intervistë për Ekonomia Online, ai tha se mbrojtja do të tregojë rolin e Thaçit në luftën për liri për njerëzit e Kosovës, si dhe punën për pajtimin etnik që ai ka bërë pas përfundimit të luftës në Kosovë.

1 Prill 2023, 13:08 Nga a.l
Avokati i Thaçit: Në fund ai do të shfajësohet nga të
Gregory Keohe

KOSOVË- Tre ditë para nisjes së procesit gjyqësor në Dhomat e Specializuar në Hagë, avokati mbrojtës i ish-presidentit Hashim Thaçi, Gregory Kehoe ka shprehur bindjen se ai do të shfajësohet nga të gjitha akuzat në përfundim të gjykimit. Në një intervistë për Ekonomia Online, ai tha se mbrojtja do të tregojë rolin e Thaçit në luftën për liri për njerëzit e Kosovës, si dhe punën për pajtimin etnik që ai ka bërë pas përfundimit të luftës në Kosovë.

Kjo do të vërtetohet në përfundim të gjykimit dhe Thaçi do të shfajësohet nga të gjitha akuzat. Për atë që ka bërë gjatë luftës dhe pas luftës, kur KFOR dhe UNMIK erdhën në Kosovë, në qershor 1999. Ishte ai që i nxiti të gjitha këto njësi që të punojnë së bashku, ishte ai që punoi për njerëzit e Kosovës për pajtim ndëretnik e që t’i jepej fund dhunës. Ishte ai që e bëri këtë gjë pa pushim. Nuk ishte askush tjetër aty që ta bënte këtë, përveç Hashim Thaçit dhe ne do ta vërtetojmë këtë”, shprehet i bindur Kehoe.

Për të treguar rolin e ish-udhëheqësit politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe pas qershorit 1999 si politikan në ndërtimin e paqes dhe pajtimit ndëretnik, mbrojtja planifikon të thërrasë si dëshmitarë edhe disa personalitete ndërkombëtare të profilit të lartë.

Avokati Kehoe ka treguar se do të ftohet gjenerali Wesley Clark, i cili ka qenë komandant Suprem i NATO-s për Evropë dhe i Komandës evropiane të Shteteve të Bashkuara nga viti 1997 deri në maj të vitit 2000; Bernard Kouchner, përfaqësues i Posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë/ shef i Misionit të UNMIK-ut nga korriku 1999 deri në janar 2001; William Walker, i cili ka qenë drejtues i Misionit Monitorues për Kosovën nga tetori 1998 deri në qershor 1999; Daan Everts, ish-shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë në periudhën 1999-2001 dhe disa personalitete të tjera.

Që të gjithë kanë pasur ndërveprime me Thaçin, si në aspektin profesional, por në disa raste edhe në atë personal”, thuhej në mocionin e mbrojtjes, kur ishte paraqitur lista e dëshmitarëve.

Të gjithë këta janë të gatshëm të dëshmojnë”, thotë Kehoe. Por, ai ka shprehur shqetësimin se për shkak të zgjatjes së gjykimit, mund të humbasin ndonjërin nga këta dëshmitarë. Mbrojtja e Thaçit e kishte konsideruar si dëshmitare potenciale dhe ish-sekretaren amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, por ajo u nda nga jeta në moshën 84-vjeçare, ndërsa Thaçi dhe të tjerët po mbaheshin në paraburgim.

Kemi një listë dëshmitarësh që planifikojmë t’i vendosim para gjyqtarëve. Por, shumë nga këta zotërinj janë të moshuar. Unë ju dëshiroj një jetë të gjatë, por kjo është edhe një ndër arsyet pse duam që procesi të shkojë sa më shpejt”, u shpreh avokati.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, do të nisë të hënën, më 3 prill. Ata ndodhen në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020. Akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Avokati Kehoe shprehet i habitur si për udhëheqësit e UÇK-së, Prokuroria ka paraparë dyfish më shumë dëshmitarë dhe orë të gjyqit sesa edhe për Slobodan Milosheviçin.

gregory keohe hashim thaci

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit