LIVE UPDATES
Bota

BE: Nismë për ndryshimin e metodologjisë për anëtarsimin

Sipas ministres austriake për Europën, Klaudia Plakolm, e qendroi në Shkup (10.10.2025) qëllimi i kësaj iniciative është të përshpejtohet procesi dhe të shmangen çështje bilaterale politike që bllokojnë procesin e anëtarësimit.

10 Tetor 2025, 19:06 Nga E. D
BE: Nismë për ndryshimin e metodologjisë për
foto ilustruese

BRUKSEL- Nisma e dërguar në Komisionin Evropianpropozon që për hapat teknikë ndërmjetës të vendosen me shumicë të kualifikuar, ndërsa për fillimin dhe përfundimin e negociatave të jetë i nevojshëm votimi njëzëri. Sipas ministres austriake për Europën, Klaudia Plakolm, e qendroi në Shkup (10.10.2025) qëllimi i kësaj iniciative është të përshpejtohet procesi dhe të shmangen çështje bilaterale politike që bllokojnë procesin e anëtarësimit.

"Austria do të angazhohet për shumicë të kualifikuar në procesin e inkuadrimit të vendeve në BE, me qëllim që të ulet burokracia. Kjo do të thotë se nuk do të jetë i domosdoshëm konsensusi për çdo hap teknik për secilin vend kandidat. Për procesin përfundimtar të anëtarësimit do të kërkohet konsensus, por ndërkohë do të ulen tensionet në marrëdhëniet dypalëshe dhe do të mund të merren vendime në një masë më të madhe në mënyrë neutrale”, deklaroi ministrja austriake Plakolm.

Sekretarja shtetërore e Ministrisë së Jashtme të Sllovenisë Neva Grashiç thotë; se zgjerimi i BE-së edhe më tej mbetet prioritet para së gjithash për shkak të dinamikës gjeopolitike: "Insistojmë që Maqedonia e Veriut të bëhet pjesë e BE-së deri në vitin 2030. Duam të shohim vendet e Ballkanit Perëndimor sa më shpejtë të përparojnë, ndaj propozojmë votim me shumicë të kualifikuar për çështje teknike lidhur me zgjerimin”, është e mendimit Neva Grashiç.

Murtezani: Ndryshim do të përshpejtonte procesin e anëtarsimit

Ministri për Çështje Evropiane i Maqedonisë së Veriut Orhan Murtezani vlerëson se metodologjia e re do të ishte e mirëseardhur për vendet kandidate për anëtarim në BE, sepse kjo metodologji dukshëm do të përshpejtonte procesin e anëtarësimit.

"Në kohën kur është përcaktuar kjo metodologji rrethanat kanë qenë të tjera, tani rrethanat gjeopolitike kanë ndryshuar dhe patjetër duhet të vendoset metodologji e re, e cila do të mundësojë përmbyllje të shpejtë të procesit në kushtet e pasigurive të mëdha”, u shpreh Murtezani.

Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska-Davkova duke vënë në dukje paqëndrueshmërinë e pritjes së gjatë të Ballkanit Perëndimor në portat e Brukselit, mirëpret iniciativën për ndryshimin e metodologjisë për anëtarsim në BE: "Unë besoj në vullnetin e mirë, besoj në qëllimet e mira, besoj në angazhimin e iniciatorëve ndaj procesit dhe përgjegjësinë e tyre të veçantë ndaj rajonit dhe përparimit të tij të përshpejtuar drejt BE-së”, thekson presidentja Siljanovska-Davkova.

Kacarska :Në thelb nuk ndryshohet asgjë, veto-ja mbetet

Simonida Kacarska nga Instituti për Politika Europiane thotë, se iniciativa për ndryshimin e mënyrës së vendimmarrjes në fazat kalimtare të negociatave mund të jetë një lehtësim por megjithatë në esencë procedura aktuale me votimin njëzëri nuk ndryshon.

"Ndyshimi eventual i metodoligjisë do t'u bënte presion vendeve që janë skeptike dhe pengojnë politikën e zgjerimit, ku para së gjithash mendoj për Hungarinë për shkak të bllokimit ndaj Ukrainës. Në aspektin teknik, gjthsesi do të mundësonte përshpejtim të një pjese të rëndësishme të procesit, por megjithatë mos të krijojmë pritshmëri se ky ndryshim do ta ndryshonte në thelb mënyrën e vendimmarrjes në procesin e zgjerimit ku tek e fundit veto-ja mbetet”, vëren Kacarska.

Iniciativa për të ndryshuar procesin e vendimmarrjes deri më tani ka mbështetjen e 16 shteteve anëtare të BE-së dhe kjo nismë i është dërguar kryetarit të Këshillit Evropian Antonio Kosta./DW

bruksel

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë