LIVE UPDATES
Bota

BE përshëndet futjen e Kroacisë në hapësirën Shengen, Gjermania 'dënon' qëndrimin e Austrisë: Na zhgënjeu

Vendi i preferuar për turizëm, Kroacia,më në fund mori dritën e gjelbër për anëtarësimin në hapësirën Shengen. Ministrat e Brendshëm e miratuan anëtarësimin e Kroacisë ndërsa Bullgaria e Rumania duhet të presin ende.

9 Dhjetor 2022, 08:44 Nga DOSJA
BE përshëndet futjen e Kroacisë në hapësirën
Shengen

BRUKSEL- Ministrat e Brendshëm të vendeve anëtare gjatë takimit në Bruksel diskutuan për zgjerimin e pjesëmarrësve në këtë zonë të qarkullimit pa kontrolle kufitare që aktualisht përbëhet nga 26 vende europiane. Anëtarësimi i Bullgarisë dhe Rumanisë dështoi për shkak të rezistencës së Holandës dhe Austrisë.

Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer bëri të qartë, se shfuqizimi i kontrolleve kufitare sa i përket Bullgarisë dhe Rumanisë ndërkohë nuk shtrohet për vendin e tij. SI arsye ai theksoi faktin, se shumë migrantë të paregjistruar vijnë përmes këtyre vendeve.

Rezistenca holandeze drejtohet vetëm ndaj Bullgarisë, për shkak të rezervave lidhur me shtetin e së drejtës. Duhet më shumë kohë për një vendim, tha si argument kryeministri Mark Rutte.

Baerbock kritikon Vjenën

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock e dënoi qendrimin e Austrisë duke e quajtur një zhgënjim të madh. "Për shkak të vetos austriake dhe vendimit të imponuar tani rezultati është ndryshe, gjë që unë e konsideroj më shumë se të gabuar si në aspektin e politikës europiane ashtu edhe në atë gjeopolitik", tha politikania ekologjiste gjatë një vizite në kryeqytetin e Irlandës, Dublin.

Qeveria gjermane dhe ajo vet në telefon, sikurse tha, deri në minutën e fundit janë përpjekur, që Bullgaria e veçanërisht Rumania duhen pranuar në zonën Shengen. "Ne në fund të këtij viti të vështirë, për të mos thënë madje brutal, do të kishim hedhur një hap të mëtejshëm në forcimin e Europës", tha Baerbock.

Komisioni i BE-së insisitoi për anëtarësimin e të tre vendeve

Komisioni i BE-së deri në fund insistoi që si Kroacia ashtu edhe Rumania e Bullgaria të pranoheshin në zonën Shengen, hapësira e vendeve mes të cilave nuk ka kontrolle kufitare. Zgjerimi i kësaj hapësire edhe me këto tre vende me siguri do ta bëjë Europën edhe më të sigurtë dhe më tërheqëse si dhe do të kontribuojë për më shumë mirëqenie, konstatoi Komisioni i mes të nëntorit. Të tre vendet janë qysh tani të lidhura me rregulloret në zonën Shengen, por deri më sot kontrollet në kufijtë e brendshëm të tyre nuk janë shfuqizuar.

Në kufirin e Kroacisë çdo verë krijohen bllokime trafiku me kilometra. Këtej e tutje që nga fillimi i vitit 2023 kontrollet kufitare mund të shfuqizohen, ndërsa në aeroporte duke filluar nga marsi. Kroacia vitin e ardhshëm hedh në qarkullim si mjet pagese monedhën e përbashkët europiane, euro.

Një zgjerim i kësaj zone duhet të vendoset unanimisht mes vendeve anëtare. Përveç kësaj duhet që vendimi të miratohet edhe nga Parlamenti Europian, gjë që për Kroacinë, Rumaninë e Bullgarinë ndërkohë është bërë. Rumania dhe Bullgaria janë në pritje që nga viti 2011 për këtë vendim.

Brenda vendeve të zonës Shengen udhëtimet janë të mundura pa kontrolle kufitare. Marrëveshja e arritur më 1985 në Shengen të Luksemburgut konsiderohet si një gur themeltar në integrimin europian. Krahas zgjerimit të zonës Shengen në agjendën e takimit të ministrave të Brendshëm ishte edhe mundësia e rritjes së numrit të njerëzve nga Ukraina që kërkojnë mbrojtje gjatë dimrit që pritet të jetë i vështirë.

Marrë nga DW

kroacia ne shengen

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen