LIVE UPDATES
Bota

Bibliotekat objekte ndihme në krizën e opioideve

Gabby Fuentes, menaxhere e një bibloteke, administrimin e një ilaçi urgjent, që mund të neutralizojë përkohësisht efektin e mbidozës së opioideve. Ndërsa Amerika gjithnjë e më shumë përballet me krizën e drogës fentanil, në bibliotekën e Tacomas në shtetin e Uashingtonit, në një makinë të ngjashme me atë që shërben kafe, mund të gjendet edhe antidoti ‘naloxone’.

4 Mars 2023, 22:27 Nga k.m.
Bibliotekat objekte ndihme në krizën e opioideve
Foto ilustruese

Vdekjet nga mbidoza me drogën fentanil kanë bërë që komunitetet në të gjithë Shtetet e Bashkuara të përpiqen të reagojnë me shpejtësi për të shpëtuar jetë njerëzish. Siç njofton korrespondentja e Zërit të amerikës, Natasha Mozgovaya, në shtetin e Uashingtonit, një vend i pazakontë, por që është në shërbim të komunitetit, bibliotekat, po bëhen objekte ku mund të merret ndihma e parë në këtë valë të fundit të krizës së opioideve në SHBA.

“Kutinë mbajeni kështu, mos e ktheni përmbys se solucioni mund të derdhet. Ai nuk është i dëmshëm, por duhet ta nisni procedurën nga fillimi”.

Kështu e shpjegon Gabby Fuentes, menaxhere e një bibloteke, administrimin e një ilaçi urgjent, që mund të neutralizojë përkohësisht efektin e mbidozës së opioideve. Ndërsa Amerika gjithnjë e më shumë përballet me krizën e drogës fentanil, në bibliotekën e Tacomas në shtetin e Uashingtonit, në një makinë të ngjashme me atë që shërben kafe, mund të gjendet edhe antidoti ‘naloxone’.

“Ne kemi punuar me një organizatë që ofron shërbime ndihme për përdoruesit e drogës për të na ndihmuar të mbështesim klientët tanë, që kanë probleme të përdorimit të substancave. Pra, ne e kuptojmë se komuniteti ka nevojë për këtë”, thotë Fuentes.

“Biblioteka është një qendër komuniteti. Është një vend ku njerëzit mblidhen dhe për këtë arësye është vend ideal për diçka të tillë, sepse kurrë nuk dihet se kush do të hyjë brenda dhe kush do të ketë nevojë për ndihmë”, thotë Jasmine Matthews, banore e Takomas.

Bibliotekari Tony Sonstig e kupton nevojën për trajnimin, por pyet veten se çfarë mund të ndodhë nëse vjen koha për të përdorur naloksonin, i cili njihet edhe me emrin tjetër, ‘Narcan’.

“Do të doja të besoja se do jem në gjendje ta bëj, por ka mundësi të më duhet dikush tjetër për të më mbështetur, nëse do të kisha nevojë. Ne ishim pak të shqetësuar në fillim se cili do të ishte reagimi i njerëzve”, thotë Sonstig.

“Ta vendosësh aparatin në një hapësirë publike, është sikur t’u thuash njerëzve se përdorimi i drogës është në rregull. Unë mbaj Narcan me vete sepse kam miq që e bëjnë këtë, por nuk mendoj se aparati duhet të vendoset në vende publike, sepse ka fëmijë afër”, thotë McKayala, banore tjetër e Takomas.

Zyrtarët e shëndetit publik të shtetit të Uashingtonit miratuan urdhrin që lejon këdo të marrë nalokson pa recetë mjeku. Epidemiologu i Universitetit të Uashingtonit, Caleb Banta Green thotë se lehtësimi i qasjes tek naloksoni do të parandalojë shumë vdekje.

“Ka dëshmi të cilat do t’i shohim vazhdimisht se nga të gjithë njerëzit që do të donit të kenë qasje te naloksoni, janë pikërisht ata që përdorin opioidë, ose miqtë, familjarët dhe të dashurit e tyre, pasi ata kanë gjasat më të mëdha të përballen me dikë që rrezikon jetën nga mbidoza”,- tha Dr. Banta – Green.

Më shumë se 110,000 njerëz humbën jetën nga mbidoza me fentanil në Shtetet e Bashkuara vitin e kaluar. Fuentes thotë se kjo ndihmë është pjesë e shërbimit që bibloteka ofron për komunitetin e saj.

“Shumë njerëz na kanë kontaktuar për të thënë se kohët e fundit kanë humbur anëtarë të familjes nga droga. Të paturit e një mjeti për të parandaluar vdekjen, është e rëndësishme për komunitetin tonë”, thotë Fuentes.

Me dy panele ekspertësh që njëzëri këshilluan Administratën e Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së të miratojë vënien në dispozicion të naloksonit pa recetë, makina shpërndarëse si kjo, mund të bëhen së shpejti një pamje e zakonshme në institucione të tjera publike./VOA

natasha mozgovaya mbidoza ne shba

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit