LIVE UPDATES
Bota

Blinken: Uashingtoni i miratoi Ukrainës përdorimin e armëve amerikane brenda Rusisë

Një numër ministrash të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, përfshirë ata nga Gjermania, Holanda, Finlanda e Polonia mbështetën një mundësi të tillë, duke nënvizuar atë që sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e quajti të drejtën e Ukrainës për për të mbrojtur veten nga sulmet ruse.

31 Maj 2024, 17:47 Nga E. D
Blinken: Uashingtoni i miratoi Ukrainës përdorimin e armëve
Antony Blinken

SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të premten se Uashingtoni miratoi përdorimin e armëve amerikane brenda Rusisë nga Ukraina, e cila sipas tij do të bëhet një ditë anëtare e NATO-s.

Ai i bëri këto komente në përfundim të takimit të ministrave të Jashtëm të aleancës ushtarake perëndimore, të cilët diskutuan të premten në Pragë përgatitjet për takimin e udhëheqësve të NATO-s në muajin korrik në Uashington, ndërsa aleanca po shton mbështetjen për Ukrainën dhe vendet anëtare po heqin kufizimet për mënyrën se si Kievi mund të përdorë armatimet perëndimore për të luftuar kundër agresionit rus.

Javët e fundit, Ukraina erdhi te ne dhe kërkoi autorizimin për të përdorur armët që ne po ofrojmë për t'u mbrojtur kundër këtij agresioni, përfshirë kundër forcave ruse që po grumbullohen në anën ruse të kufirit dhe më pas sulmojnë Ukrainën. Kërkesa shkoi drejt te presidenti Joe Biden dhe siç e keni dëgjuar, ai e ka miratuar përdorimin e armëve tona për këtë qëllim”, tha sekretari Blinken.

Një numër ministrash të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, përfshirë ata nga Gjermania, Holanda, Finlanda e Polonia mbështetën një mundësi të tillë, duke nënvizuar atë që sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e quajti të drejtën e Ukrainës për për të mbrojtur veten nga sulmet ruse.

Sekretari Stoltenberg iu kundërvu paralajmërimeve nga Kremlini se lejimi i përdorimit të armëve perëndimore në tokën ruse vetëm sa do të përshkallëzojë konfliktin.

Vetëmbrojtja nuk është përshkallëzim. Vetëmbrojtja është një e drejtë themelore. Ajo është e sanksionuar në Kartën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara”, tha zoti Stoltenberg.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, nuk deshi të jap hollësi rreth heqjes së kufizimeve mbi përdorimin e armatimeve perëndimore, por theksoi se furnizimi i ngadaltë me ndihma ushtarake për vendin e tij ishte "armiku kryesor sot".

Sekretari Stoltenberg vuri theksin te vazhdimi i mbështetjes afatgjatë për Ukrainën.

Që nga agresioni i Rusisë në vitin 2022, aleatët i kanë ofruar Ukrainës çdo vit mbështetje ushtarake me vlerë prej rreth 40 miliardë eurosh. Ne duhet të mbajmë të paktën këtë shkallë mbështetjeje çdo vit, për aq kohë sa është e nevojshme. Unë kam propozuar gjithashtu që aleatët ta ndajnë këtë barrë në mënyrë të barabartë”, tha sekretari i NATO-s, duke theksuar ndërkaq se aleatët pajtohen që e ardhmja e Ukrainës është në NATO dhe janë të vendosur ta shkurtojnë rrugën e këtij anëtarësimi.

Qëllimi ynë tani është të vendosim urën për ta sjellë Ukrainën më afër dhe më pas përfundimisht në NATO. Dhe është një urë që unë mendoj se do ta shihni të shfaqet në takimin e Uashingtonit që është shumë e fortë, shumë mirë e ndriçuar. Do të ketë një paketë të fuqishme mbështetjeje për Ukrainën në atë takim, një paketë që forcon bashkëpunimin dhe mbështetjen e NATO-s për Ukrainën, që çon përpara integrimin e Ukrainës në NATO”, tha ndërkaq sekretari amerikan i Shtetit.

Por jo të gjithë aleatët e NATO-s pajtohen me rrugët e ndihmës për Ukrainën. Italia tha se e ka të ndaluar me kushtetutë të lejojë Kievin të përdorë armët e dhuruara prej saj jashtë Ukrainës.

Kryeministri hungarez Viktor Orbán tha se planet e tilla “e afrojnë Evropën më pranë shkatërrimit"./VOA

antony blinken

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen