LIVE UPDATES
Bota

Britania mbron vendimin për pezullimin e eksportit të disa armëve në Izrael, analisti: Mund të sjellë pasoja më të gjera

Ndalimet e eksportit përfshijnë pajisje të përdorura në helikopterë, avionë luftarakë dhe dronë. Kjo do të ketë pak ndikim në operacionet e ushtrisë izraelite.

5 Shtator 2024, 17:30 Nga r.ll
Britania mbron vendimin për pezullimin e eksportit të disa armëve
keir starmer

BRITANI- Kryeministri britanik Keir Starmer mbrojti të mërkurën vendimin e qeverisë së tij për të pezulluar eksportin e disa armëve në Izrael, duke thënë se ai ishte i nevojshëm për të respektuar ligjin ndërkombëtar. Izraeli tha se ky veprim do të shërbente vetëm për të forcuar militantët e Hamasit. Analistët thonë se vendimi është kryesisht simbolik, por mund të ketë pasoja më të gjera mes aleatëve evropianë.

Britania pezulloi të hënën rreth 30 nga 350 liçencat për eksportin e armëve në Izrael, pasi arriti në përfundimin se ekzistonte një rrezik i qartë se ato mund të përdoreshin për të kryer shkelje serioze të ligjit ndërkombëtar humanitar në Gazë. Kryeministri Keir Starmer tha të mërkurën se Britania vazhdon të mbështesë të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje.

“Por në lidhje me liçencat, kjo nuk bëhet kundër Izraelit. Është kuadri ligjor për të gjitha liçencat që duhet të mbahen nën mbikqyrje. Ne duhet të respektojmë ligjin ndërkombëtar. Argumentet tona kanë peshë vetëm nëse jemi në përputhje me ligjin ndërkombëtar”, tha ai.

Ndalimet e eksportit përfshijnë pajisje të përdorura në helikopterë, avionë luftarakë dhe dronë. Kjo do të ketë pak ndikim në operacionet e ushtrisë izraelite, thotë analisti Yossi Mekelberg i organizatës "Chatham House" për Zërin e Amerikës.

“Shumica e armëve dhe municioneve të Izraelit vijnë nga Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania. Ato përbëjnë gati 99% të armëve që dërgohen në Izrael”, thotë ai.

Por simbolika e lëvizjes së Britanisë është më domethënëse, thotë zoti Mekelberg.

“Pezullimi dërgon një mesazh të qartë se mund të jesh mik i Izraelit, mund të mbështesësh Izraelin dhe Britania e Madhe –përfshirë [partinë në pushtet] Laburistët – është mbështetëse e Izraelit, veçanërisht pas 7 tetorit dhe me të drejtë. Por në të njëjtën kohë mund të kundërshtosh me forcë mënyrën se si po e bën Izraeli luftën dhe si i përdor armët”, thotë ai.

Vendimi mund të ketë pasoja më të gjera, thotë analisti Andreas Krieg për Zërin e Amerikës.

“Është hera e parë që një partner dhe aleat shumë i ngushtë i Izraelit nuk i beson qeverisë izraelite kur ata thonë se janë në përputhje me ligjet e konfliktit të armatosur. Vendet e tjera evropiane mund të duan të rishikojnë tani liçencat e tyre për eksportin e armëve në Izrael”, thotë ai për Zërin e Amerikës.

Izraeli thotë se ndjek ligjin ndërkombëtar në Gazë dhe se vë në shënjestër vetëm militantët e Hamasit, të cilët i akuzon se fshihen në shkolla dhe spitale dhe i përdorin civilët si mburoja njerëzore.

Kritikët akuzojnë forcat izraelite për sulme pa dallim në konfliktin që filloi pasi Hamasi vrau 1200 vetë në Izrael më 7 tetor.

Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi thotë se më shumë se 40 mijë palestinezë janë vrarë që nga fillimi i operacionit izraelit.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e cilësoi veprimin e Britanisë për të ndaluar disa eksporte armësh "të turpshëm". Ai po përballet me protesta brenda vendit ndaj luftës në Gazë dhe ndaj dështimit të tij për të siguruar lirimin e pengjeve, thotë analisti Krieg.

“Lëvizja kundër qeverisë së Netanyahut tani shihet gjithnjë e më pak si lëvizje kundër Izraelit në tërësi, apo publikut izraelit”, thotë analisti Krieg.

Ndërkohë, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, propozoi javën e kaluar sanksionimin e dy ministrave të paidentifikuar të qeverisë izraelite për luftën në Gazë, nën dyshimin për shkelje të të drejtave të njeriut. Vendimet për sanksione në BE duhet të jenë unanime mes anëtarëve. Zoti Borrell tha se kjo nuk ishte arritur./VOA

lufta izrael-hamas britani e madhe

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë