14 Dhjetor 2025, 20:15
Nga E. D

AUSTRALI- Një sulm terrorist tronditi Australinë ditën e sotme, ku 12 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën. Të mbijetuarit ka treguar skena tmerri që panë, teksa autorët hapnin zjarr. Dëshmitarët deklarojnë se të shtënat zgjatën rreth 10 minuta në plazh, ku prania e njerëzve ishte mjaft e madhe. Gjatë sulmit qindra persona vraponin të tmerruar drejt rërës, rrugëve dhe parqeve përreth për tu shpëtuar plumbave.
“U kapluam nga paniku dhe filluam të vraponim. Lamë gjithçka pas, shapka, sende personale, thjesht vraponim drejt kodrave”, tregoi banori i zonës, 38-vjeçari Marcos Carvalho.
Banorja e Bondit, Grace Matthew, tha se fillimisht mendoi se ishte thjesht një ditë e bukur në plazh.
“Mendon se njerëzit po argëtohen. Pastaj filluan të vraponin gjithnjë e më shumë dhe dikush bërtiti se kishte një sulm të armatosur dhe se po vriteshin njerëz”, tha ajo.
“Dëgjuam të shtëna armësh. Ishte tronditëse… dhjetë minuta të pandërprera. Dukej sikur përdorej një armë shumë e fuqishme”, tha për Agjencinë Franceze të Lajmeve (AFP) Camilo Diaz, 25 vjeç, student nga Kili.
Sam, një shtetas francez që punonte në Bondi, shkoi në vendngjarje dhe e përshkroi atë si “zonë lufte”, duke parë pothuajse një duzinë personash të shtrirë në tokë, të mbuluar me gjak. Chana Friedman, anëtare e komunitetit hebraik të Australisë që jeton pranë plazhit Bondi, ndodhej shumë pranë vendit të sulmit.
“Shpërtheu kaosi. Të gjithë vraponin. Mora dy vajzat e mia të vogla pa këpucë dhe u larguam nga festimi i Hanukës, sepse askush nuk e dinte çfarë po ndodhte – të gjithë kishin frikë për jetën e tyre”, tha ajo.
“Nëse u bëmë objektiv në këtë mënyrë, është diçka në një shkallë që askush nuk mund ta imagjinonte. Është e tmerrshme”, deklaroi për Sky News Alex Rivchin, bashkëdrejtor ekzekutiv i Këshillit Ekzekutiv të Hebrenjve të Australisë, duke shtuar se këshilltari i tij për media u plagos në sulm./Dosja.al
sulmi terrorist ne australi
Bota
14 Dhjetor 2025, 19:05
E. D
pamje nga vendngjarja
IZRAEL- Zyrtarët izraelitë kanë reaguar ashpër pas sulmit të përgjakshëm me armë zjarri n&eu...
Bota
14 Dhjetor 2025, 18:48
E. D
autorët
AUSTRALI- Janë publikuar fotot e dy autorëve të sulmit terrorist në Sidney të Australisë, ku 12 persona u vran&e...
Bota
14 Dhjetor 2025, 18:32
E. D
Volodymyr Zelenskyy
BERLIN- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy shprehu të dielën gatishmërinë për të hequr dorë nga...
Bota
14 Dhjetor 2025, 18:12
E. D
Giorgia Meloni
ITALI- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka mbyllur tubimin e partisë së saj, “Vëllezërit e Italisë&rdquo...
Bota
14 Dhjetor 2025, 18:08
E. D
Volodymyr Zelensk
UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, bëri thirrje të dielën për paqe të “dinjitetshme&rd...
Bota
14 Dhjetor 2025, 17:50
E. D
foto ilustruese
AFGANISTAN- Policia e moralit e Qeverisë talibane në Afganistan, e njohur për qasje të rreptë, i ka arrestuar kat&...
Bota
14 Dhjetor 2025, 17:28
E. D
pamje nga vendngjarja
GREQI- Fermerët grek pas disa ditësh në protesta, i kanë dërguar sot listën e kërkesave të ty...
Bota
14 Dhjetor 2025, 17:16
E. D
pamje nga vendngjarja
AUSTRALI- Të paktën 11 njerëz janë vrarë dhe gati 30 të tjerë janë plagosur kur persona t&eu...
Bota
14 Dhjetor 2025, 15:44
E. D
pamje nga vendngjarja
AUSTRALI- Një video e publikuar nga Bondi Beach në Sydney të Australisë, në masakrën me 12 viktima dhe...
Bota
14 Dhjetor 2025, 14:58
E. D
pamje nga vendngjarja
AUSTRALI- Pamje të reja janë publikuar nga masakra në Bondi Beach në Sydney të Australisë, ku 12 perso...