LIVE UPDATES
Bota

Deklarata e Vulinit për botën serbe nuk është politikë zyrtare, Ministrja: Dëshirë e tij qytetare

Duke iu përgjigjur kërkesës së gazetarëve për të komentuar deklaratën e Vulinit, Mihajlloviq tha: “Nuk mund të ikim nga e kaluara, por duhet të bashkëpunojmë për hir të brezave që vijnë pas nesh”.

12 Korrik 2022, 17:33 Nga I.A
Deklarata e Vulinit për botën serbe nuk është politikë
Zorana Mihajlloviç

SERBI- Ministrja e Minierave dhe Energjisë e Serbisë, Zorana Mihajlloviç, tha se deklarata e ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, se për stabilitetin e Ballkanit duhet që të gjithë serbët të jetojnë në një shtet, nuk është qëndrim zyrtar i Qeverisë së Serbisë.

Duke iu përgjigjur kërkesës së gazetarëve për të komentuar deklaratën e Vulinit, Mihajlloviq tha: “Nuk mund të ikim nga e kaluara, por duhet të bashkëpunojmë për hir të brezave që vijnë pas nesh”.

“Ajo deklaratë [e Vulinit] nuk është politikë zyrtare e Qeverisë së Serbisë, pa marrë parasysh se Qeveria është me mandat teknik. Si qytetar, ai ka të drejtë t’i shprehë të gjitha dëshirat e tij, aspiratat dhe ëndrrat, por një gjë e tillë nuk është qëndrim zyrtar i Qeverisë së Serbisë”, u tha Mihajlloviç gazetarëve në Sarajevë, ku edhe mori pjesë në një forum për energjinë.

Mihajlloviç tha se politikanët duhet të punojnë në projekte të përbashkëta, të cilat do të përmirësojnë ekonominë, e jo të merren me të kaluarën.

“Është koha të gjejmë mënyra të përbashkëta për bashkëpunim dhe të gjejmë interesin më të vogël të përbashkët, e ai është ekonomia dhe energjetika”, tha Mihajlloviç.

Vulin, në një intervistë për gazetën serbe, Politika, më 10 korrik, ka thënë se “mënyra e vetme që Ballkani të mbetet stabil, është që serbët të jetojnë në një shtet”.

“Të gjitha konfliktet në Ballkan fillojnë me diskriminim e serbëve. Aty ku i respektojnë të drejtat e serbëve, nuk kanë problem me ‘botën serbe’”, ka thënë Vulin.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Serbi, e cila ka thënë se ajo nuk është në përputhje me Marrëveshjen e Dejtonit apo aspiratat evropiane të Serbisë.

“Marrëveshja për Paqe e Dejtonit ruan paqen dhe stabilitetin. Të gjitha qeveritë dhe presidentët e Serbisë e kanë mbështetur deri më tani. Komentet e ministrit të Punëve të Brendshme për bashkimin e të gjithë serbëve në një shtet nuk janë në përputhje me Marrëveshjen e Dejtonit dhe bien ndesh me integrimin e Serbisë në strukturat evropiane”, ka shkruar Ambasada amerikane në Twitter, më 11 korrik.

Marrëveshja e Dejtonit është nënshkruar zyrtarisht më 14 dhjetor të vitit 1995 në Paris. Marrëveshja është nënshkruar nga udhëheqësit e atëhershëm: Alija Izetbegoviq i Bosnje e Hercegovinës, Franjo Tugjman i Kroacisë dhe Sllobodan Millosheviq i Jugosllavisë.

Kjo nuk është hera e parë që Vulin përdor termin “botë serbe”.

“Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç duhet të krijojë ‘botën serbe’. Beogradi duhet t’i mbledhë të gjithë serbët brenda dhe rreth vetes, ndërsa presidenti i Serbisë është president i të gjithë serbëve”, ka thënë Vulin më 26 shtator të vitit 2020.

Edhe më 18 korrik të vitit 2021, Vulin ka thënë se “detyrë e gjeneratës aktuale të politikanëve në Serbi është që të krijojë ‘botën serbe’ dhe t’i bashkojë serbët kudo që jetojnë”.

Marrë nga REL

zorana mihajlloviç aleksandar vulin

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen