LIVE UPDATES
Bota

Dështimi i takimi Kurti-Vuçiç, qeveria e Kosovës: Serbia do të sabotojë dialogun

Kryeziu tha kryeministri Kurti vazhdimisht ka shprehur gatishmërinë për një takim të nivelit të lartë, duke theksuar se zëvendëskryeministri Bislimi gjatë javës së kaluar ka qëndruar në Bruksel që të përgatitet terreni për një takim në nivel të krerëve të shteti.

19 Korrik 2022, 17:37 Nga d.a.
Dështimi i takimi Kurti-Vuçiç, qeveria e Kosovës: Serbia
Takimi Kurti-Vucic

KOSOVË- Takimi i paralajmëruar në korrik mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka dështuar.

Kështu ka bërë të ditur në një përgjigje për KALLXO.com zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Ky takim ka dështuar për shkak të mosgatishmërisë nga ana e Serbisë për një takim të tillë, e shprehur kjo në njërën anë përmes presioneve për ndryshimin e agjendës së takimit trilateral në nivel kryenegociatorësh dhe në anën tjetër arsyetimit se takimi nuk mund të mbahet shkaku i vizitës së President të Egjiptit në Serbi”, tha ai.

Kryeziu tha kryeministri Kurti vazhdimisht ka shprehur gatishmërinë për një takim të nivelit të lartë, duke theksuar se zëvendëskryeministri Bislimi gjatë javës së kaluar ka qëndruar në Bruksel që të përgatitet terreni për një takim në nivel të krerëve të shteti.

Këto veprime të Serbisë janë në vazhdën e veprimeve që qëllim kanë sabotimin e procesit të dialogut. Ndërkaq që kryeministri Kurti përveç gatishmërisë për takime, ai tashmë ka shprehur edhe gatishmërinë dhe interesimin që sa më parë të fillojnë diskutimet për marrëveshjen gjithëpërfshirëse”, tha ai.

Për një vit, Brukseli nuk ka arritur që të jetë nikoqir i një takimi mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. 19 korriku i vitit të kaluar ka qenë hera e fundit kur në Bruksel është mbajtur takimi i nivelit të lartë mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq në ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Takim në Bruksel nuk pati, por në Berlin, Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak u përkujdes që të organizonte një darkë me kryeministrin kosovar dhe presidentin serb. Deri më tani në Bruksel në nivel kryenegociatorësh mes Kosovës dhe Serbisë janë zhvilluar disa takime, ndërsa në nivel të lartë mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, janë zhvilluar vetëm dy takime.

Takimi i parë, palët nuk u pajtuan për asgjë

Takimi i parë mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq është më 15 qershor të vitit të kaluar. Kryeministri Kurti pas këtij takimi ka thënë që për palën serbe ka pasur 4 propozime, 3 nga të cilat janë refuzuar.

Njëra ndër to ishte edhe nënshkrimi i një marrëveshjeje të paqes, ku Kosova dhe Serbia do të zotoheshin që nuk do ta sulmojnë njëra-tjetrën dhe “në këtë mënyrë t’i kontribuojmë paqes dhe sigurisë në rajonin tonë dhe më gjerë”. Po ashtu, Kurti tha se gjatë takimi ka ngritur edhe çështjen e personave të pagjetur, që sipas tij, është çështje “që nuk pret”.

“Për çështjen e të pagjeturve, të të zhdukurve me dhunë, duhet larguar nga pozita që ka dhe duhet marrë në pyetje kreun e delegacionit serb, z. Veljko Odaloviq, i cili në vitet 1997-1999, ishte ‘naçelnik (shefi) i qarkut të Kosovës’, dhe udhëhiqte me Kosovën e okupuar bashkë me z. Zoran Angjelkoviq”, ka thënë Kurti.

Kryeministri i Kosovës po ashtu tha se ka propozuar që të pas njohjes së ndërsjellë, sa i përket pakicave, të aplikohet parimi i reciprocitetit bilateral, duke u krijuar në Kosovë Këshill nacional për serbët, ashtu siç e kanë shqiptarët që jetojnë në Serbi.

Po ashtu ai ka prezantuar edhe një ide për ridizajnimin e marrëveshjes së CEFA-s, por sipas tij tri propozimet janë refuzuar nga delegacioni i Serbisë, ndërkaq për CEFTA-n nuk kanë marrë përgjigje.

Ndërkaq, pas takimit, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thënë se kryeministri Kurti e ka pyetur nëse do ta njoh pavarësinë e Kosovës.

“Njeriu erdhi që të mos pajtohej për asgjë. Njeriu erdhi që të thotë ‘erdha të të pyes se kur do ta pranosh pavarësinë e Kosovës’. Përgjigja ime ishte kurrë. Pastaj ai shpërtheu”, ka thënë Vuçiç.

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak tha se takimi nuk ka qenë i lehtë.

Të dy liderët kanë pasur deklarata të sinqerta rreth asaj se çfarë duan palët nga dialogu. Për Bashkimin Evropian është e rëndësishme që të dy liderët konfirmuan se nuk ka rrugë tjetër përveç normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Lajçak pas takimit.

Takimi i dytë, pa ndonjë rezultat

Takimi i dytë, u mbajt më 19 korrik, ky takim nuk ishte hiç më pak i lehtë sesa ai i pari, ani pse zgjati më pak. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, edhe në këtë takim kishte kërkuar nga pala serbe nënshkrimin e një deklarate të paqes.

“Unë propozova një marrëveshje të shkruar me 6 nene si një deklaratë e paqes mes Kosovës dhe Serbisë, që u refuzua, pra atë çfarë kisha kërkuar herën e kaluar që të kemi një deklaratë të paqes e kam përgatitur në mënyrë në një tekst me gjashtë nene, mirëpo u refuzua ende pa u lexuar”, ka thënë Kurti.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, takimin e dytë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, e pati quajtur ‘të keq’.

“Njerëzit në BE nuk besojnë në ato që po dëgjojnë. Burri është kthyer në shekullin e 19-të. Siç mund ta shihni, unë jam i shqetësuar, nuk e di se çfarë do të bëjmë”, tha ai më tej për Kurtin.

E edhe pas këtij takimi, përfaqësuesi i BE-së, Mirsolav Lajçak tha që takimi nuk ishte i lehtë, e u shënua përparim i vogël me rezultatin që dialogu të vazhdoj. Kosova dhe Serbia dialogojnë që nga vitit 2011 me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Në kuadër të këtij procesi i cili në fillim është quajtur teknik, janë arritur mbi 33 marrëveshje. Marrëveshja e fundit e arritur në Bruksel është ajo për energjinë, e arritur më 21 qershor të këtij viti./Kallxo/

dialogu kosove-serbi takimi kurti-vucic

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen