19 Korrik 2022, 15:15
Nga d.a.
Ziadin Sela
MAQEDONIA E VERIUT- Kryetari i "Aleancës për Shqiptarët" në Maqedoninë e Veriut, Ziadin Sela ka reaguar në lidhje me hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Në një postim në Facebook Sela tha se tashmë popujt e dy vendeve kanë pritur gjatë për këtë hap të ndërmmarë ditën e sotme drejt hapjes së negociatave me Bashkimin Europian.
"Aleanca për Shqiptarët, bashkë më qytetarët, i gëzohet mbajtjes së mbledhjes së parë ndërqeveritare në Bruksel për çka të gjithë bashkërisht sakrifikuam, u angazhuam dhe kontribuam për të mbushur një tjetër përcaktim tonin strategjik, pas anëtarësimit të vendit në NATO."- tha Sela.
Postimi i plotë:
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut në përgjithësi dhe shqiptarët në veçanti kanë pritur gjatë për këtë hap të parë konkret drejt hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian. Aleanca për Shqiptarët, bashkë më qytetarët, i gëzohet mbajtjes së mbledhjes së parë ndërqeveritare në Bruksel për çka të gjithë bashkërisht sakrifikuam, u angazhuam dhe kontribuam për të mbushur një tjetër përcaktim tonin strategjik, pas anëtarësimit të vendit në NATO.
Hapja e negociatave dhe anëtarësimi në Bashkimin Evropian janë jetike për Maqedoninë e Veriut dhe shpresa e vetme për reformimin e sistemit, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, sundimin e ligjit, barazinë e qytetarëve dhe popujve, si dhe përmirësimin e standardit jetësor dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
Poashtu përgëzojmë edhe Shqipërinë, për këtë hap të rëndësishëm dhe i gëzohemi udhëtimit të përbashkët drejt familjes së madhe evropiane.
Tani mbetet përgjegjësi e jona që të përmbushim standardet, të realizojmë reformat, të çrrënjosim krimin dhe korrupsionin, si dhe të instalojmë qeverisjen e drejtë dhe vlerat evropiane.
Mirënjohës pa fund edhe vendeve anëtare të BE-së që edhe përkundër sfidave të shumta, gabimeve dhe dështimeve në qeverisjet e vendit tonë, nuk u dorëzuan dhe ju hapën dyert qytetarëve drejt një shprese për të ardhmen.
Sot u mbajt në Bruksel konferenca e parë ndërqeveritare me Bashkimin Europian. Tashmë Shqipëria zyrtarisht ka çelur negociatat me BE. Hapja e negociatave do të thotë një proces teknik që nis me kontrollin e plotë të administratës shtetërore shqiptare dhe të gjithë legjislacionit shqiptar që të përafrohet me legjislacionin e Bashkimit Europian.
ziadin sela negociatat me be 2022
Bota
19 Korrik 2022, 15:10
s.s
Lideri i opozitës në Sri Lanka, Sajith Premadasa
SRI LANKA- Udhëheqësi kryesor i opozitës në Sri Lanka, Sajith Premadasa...
Bota
19 Korrik 2022, 15:01
d.a.
Nord Stream 1
RUSI- Një mbyllje totale e furnizimit me gaz rus do të reduktonte GDP-në në vendet më të cenueshme të BE-s...
Bota
19 Korrik 2022, 14:53
d.a.
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave...
Bota
19 Korrik 2022, 14:45
s.s
Turistët në ishullin Weizhou në qytetin Beihai të Kinës jugore
KINË- Më shumë se 2 mijë turistë jan&...
Bota
19 Korrik 2022, 14:43
d.a.
Stevo Pendarovski
MAQEDONIA E VERIUT- Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski uroi qytetarët për fillimin zyrtar të ne...
Bota
19 Korrik 2022, 14:22
d.a.
Foto Ilustruese
GJENEVË- Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se numri i rasteve me Covid në Evropë është...
Bota
19 Korrik 2022, 14:03
d.a.
Interivstat
MAQEDONIA E VERIUT- Qytetarët me mendime të ndara lidhur me hapjen e negociatave për anëtarësimin e vendit në Bas...
Bota
19 Korrik 2022, 13:56
d.a.
Kandidatet konservator
BRITANI- Deputetët konservatorë po përgatiten të votojnë në raundin e fundit për të vendosur...
Bota
19 Korrik 2022, 13:42
d.a.
Zjarr
EUROPË- Disa qytete në Francë kanë regjistruar temperaturat e tyre më të larta ndonjëherë, ndë...
Bota
19 Korrik 2022, 12:55
d.a.
IRAN- Kompania Kombëtare e Naftës së Iranit (NIOC) dhe kompania shtetërore ruse e energjisë, Gazprom, kanë nënshkruar një...