LIVE UPDATES
Bota

Dhuna në shkolla problematike në Gjermani, fëmijët përballen me racizëm, seksizëm dhe homofobi

Racizmi mbetet një realitet në Gjermani. Shqetësuese është rritja e dhunës tek të rinjtë, madje edhe në shkolla tek fëmijët.

13 Maj 2023, 08:17 Nga I.A
Dhuna në shkolla problematike në Gjermani, fëmijët
protesta

GJERMANI- Me flamuj dhe pankarta shumëngjyrëshe, të cilat i pikturuan dhe rregulluan vetë, ata marshuan para një shkolle në Cottbus. Në landin Brandenburg, në lindje të Gjermanisë, rreth 150 nxënës, mësues dhe prindër protestuan të martën, më 9 maj, kundër dhunës së krahut të djathtë. "Çështja e racizmit, seksizmit dhe homofobisënë shkolla na prek të gjithëve," tha mësuesi Max Teske para protestuesve. "Është një kërcënim për të gjithë shoqërinë."

Teske dhe kolegia e tij Laura Nikel tërhoqën shumë vëmendjen e publikut gjerman me letrën e tyre në fund të muajit prill. Në të, ata raportuan për muzikë ekstremiste të djathtë në shkolla, kryqe naziste në inventarin e shkollës dhe fyerje nëpër korridore të shkollës.

"Disa nxënës të huaj dhe tolerantë në shkollën tonë po përballen me izolim, bullizëm dhe kërcënime me dhunë”, thonë mësuesit e një shkolle fillore dhe të mesme pranë qytetit Cottbus. Ata thonë se nuk duan më të heshtin lidhur me këtë fenomen dhe se do të kërkojnë më shumë punonjës socialë, më shumë kurse për trajnimin e mësuesve dhe zbatimin e disa projekteve për promovimin e demokracisë në shkolla.

Më shumë se 500 viktima të dhunës djathtiste

"Për fat të keq, këto nuk janë raste të izoluara, por vetëm maja e ajsbergut”, tha Hajke Klefner për DW. Numri i fëmijëve dhe të rinjve që janë bërë viktima të sulmeve antisemite dhe raciste, është dyfishuar në vitin 2022. Qendrat për ndihmën e viktimave të dhunës kanë regjistruar më shumë se 520 raste në të cilat fëmijë dhe të rinj janë lënduar fizikisht."

Numri total i rasteve në vit mund të shihet edhe nga të dhënat statistikore.

Janë regjistruar gjithsej 2.871 viktima. Prej tyre, pothuajse 2.100 fëmijë dhe të rinj janë viktima të sulmeve të krahut të djathtë, racist dhe antisemitik - rreth 700 më shumë se një vit më parë. Rritja e rasteve të dhunës me motive politike, e cila vërehet në statistikat aktuale të policisë, përfshin jo vetëm sulmet fizike, por edhe aktet kriminale si fyerjet.

Frika nga sulmet

Kjo është "vetëm një pjesë e një realiteti vërtet dramatik," thotë Klefner. Në realitet, numri i sulmeve është ndoshta shumë më i lartë. "Ne dimë shumë raste kur viktimat thonë se kanë frikë të flasin hapur për këtë, sepse autorët jetojnë në lagje, kanë frikë se do të akuzohen se janë fajtorë vetë.

Sulmet e këtij lloji shpesh kanë pasoja afatgjata për viktimat, thotë Klefner. Si shembull, ai përmend një djalë tetë vjeçar, i cili u ofendua, u shty dhe shqelmua nga një burrë 71-vjeçar në një pishinë në Turingi në shkurt 2022. "Për shkak të këtij sulmi, fëmija është ende nën ankth, është shumë i frikësuar dhe në terapi. Familja me të drejtë ka frikë se nuk janë më të sigurt. Ata thonë: "Nuk e dimë se kur do të takojmë burrin apo gruan tjetër që do të na ofendojë, diskriminojë apo dhe lëndojë fizikisht për arsye raciste”.

Kërcënimet në kampin veror

Në Heidese, jo shumë larg Berlinit, të dielën e kaluar, më 7 maj, policia arriti të parandalojë që fyerjet dhe kërcënimet të shndërrohen në lëndime fizike. Një klasë e një shkolle të Berlinit, kryesisht me origjinë migrante, po përgatitej për një provim matematike në një kamp. Sipas raportimeve, mbrëmjen e së dielës disa të rinj kanë fyer për shkak të prejardhjes nxënësit e klasës së dhjetë dhe i kanë kërcënuar me dhunë. Nën mbrojtjen e policisë, nxënësit dhe mësuesit e tyre u larguan nga kampi.


"Është një sinjal vërtet i rëndësishëm që kjo klasë gjeti guximin për të ndarë përvojat që kishin me kërcënimet e krahut të djathtë, dhunën e krahut të djathtë dhe racizmin," thotë Heike Klefner nga Shoqata e Këshillimit të Viktimave. "Kjo është mënyra e vetme për të ndryshuar vërtet diçka."

Leje qëndrimi për viktimat e dhunës së djathtë?

Klefner i bën thirrje ministres së Brendshme gjermane Nancy Faeser që të sigurojë leje qëndrimi për ata që janë prekur nga dhuna raciste dhe antisemite. "Kjo e drejtë humanitare për qëndrim do t'u mundësonte atyre që u sulmuan të jenë në dispozicion si dëshmitarë gjatë gjithë kohëzgjatjes së procedurës penale. Dhe ky do të ishte një sinjal i qartë se shteti i së drejtës është në anën e atyre që sulmohen.” Në vitin 2021, Partia e Majtë paraqiti një projektligj përkatës në parlament, por nuk mori mbështetjen e shumicës.

Ministrja e Brendshme e quajti incidentin në kamp "të tmerrshëm". "Ishte gjithashtu e tmerrshme që ata që u sulmuan duhej të bënin lëshime," vuri në dukje Faeser, duke paraqitur të martën të dhënat më të fundit mbi dhunën e motivuar politikisht në Gjermani. Ajo bëri thirrje për një hetim të plotë, me qëllim që të parandalohet që diçka e tillë të përsëritet. Ndërkohë, Shërbimi i Sigurimit po heton për nxitje urrejtjeje dhe kërcënime.

Përvojat dhe trajtimi i tyre

Sipas Senatit të Berlinit për Arsimin, nxënësve të prekur dhe prindërve të tyre tashmë u janë ofruar takime për mbështetje psikologjike të hënën, më 8 maj. "Është e rëndësishme që të gjithë nxënësit dhe mësuesit të kenë mundësinë të flasin për atë që kanë përjetuar me njerëz të cilëve u besojnë dhe, nëse dëshirojnë, me psikologë e këshilltarë të trajnuar për pasigurinë, frikën dhe ndjenjën e vazhdueshme të cenueshmërisë që mund të shoqërojë një përvojë të tillë - veçanërisht për ata që janë të prekur nga migrimi familjar ose përvoja e arratisjes”, thotë Klefner.

Raportet e dhunës së krahut të djathtë u kujtojnë disa vëzhguesve vitet 1990, kur një valë sulmesh me motive racore në Gjermani shkaktoi frikë dhe terror. Atëherë, si tani, sipas statistikave, rreziku për t'u bërë viktimë e një sulmi të tillë ishte më i lartë në shtetet e Gjermanisë Lindore sesa në Perëndim.

Heike Klefner, megjithatë, sheh një ndryshim të rëndësishëm: "Dhjetë, njëzet apo tridhjetë vjet më parë, fokusi nuk ishte në përvojat e atyre që u sulmuan dhe u plagosën." Kjo është ndryshe në raportimin tani. "Ishte shumë e nevojshme," thotë Klefner, "sepse ata që preken nga ky problem shumë shpesh mendojnë se perspektiva e tyre, përvojat e tyre nuk besohen por ata dyshohen". Ata që preken nga dhuna e krahut të djathtë shpesh u besojnë vetëm njerëzve që punojnë në Qendrat e Këshillimit të Viktimave.

Marrë nga DW

heike klefner

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen