Foto ilustruese
SUDAN- Komandantët ushtarakë të Sudanit kanë rënë dakord për një armëpushim 24-orësh, duke filluar nga mbrëmja e sotme. Shkak për këtë u bënë thirrjet e shumta të Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Anthony Blinken, për t’i dhënë fund luftimeve të rënda në Khartoum, ku pati dhe të shtëna ndaj kolonës diplomatike amerikane.
Konflikti midis forace ushtarake në pushtet të Sudanit filluan 4 ditë më parë, duke marrë jetën e rreth 185 personave, duke nxitur atë që Kombet e Bashkuara e kanë quajtur ‘një krizë katastrofike humanitare, duke përfshirë rënien e sistemit të shëndetësisë.’
“Armëpushimi do të fillojë në orën 18:00 dhe nuk do të kalojë përtej 24 orëve për të cilat është rënë dakord,”- tha për Al Arabiya TV, gjenerali Shams El Din Qabassi, një anëtar i këshillit ushtarak.
Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, të shtënat me armë u dëgjuan në të gjithë Khartoum-in, të shoqëruar nga zhurma e avionëve luftarakë dhe shpërthime. Luftimet u ndezën gjithashtu në perëndim të vendit. Blinken zhvilloi telefonata të velinken zhvilloi telefonata të veçanta me komandantët rivalë, shefin e ushtrisë dhe kreun e Forcave të Mbështetjes së Shpejtë paraushtarake (RSF) - lufta për pushtet e të cilëve prishi një plan të mbështetur nga ndërkombëtarët për të kaluar në sundimin civil pas dekadash autokracie dhe kontrolli ushtarak. Blinken tha gjithashtu që qëllimi i armëpushimit ishte që qytetarët sudanezë të bashkoheshin me familjet e tyre dhe që më në fund të ndoheshin të çliruar./Reuters