LIVE UPDATES
Bota

Dy mocione ndaj Komisionit Evropian/ Ursula von der Leyen përballet sërish me votë mosbesimi në PE

Pak më shumë se dy muaj pas votimit të mosbesimit, Komisioni Evropian nën Ursula von der Leyen po përballet përsëri me propozime të tilla. Këtë herë, kritikat vlejnë edhe për marrëveshjen doganore me Trump.

22 Shtator 2025, 08:39 Nga I.A
Dy mocione ndaj Komisionit Evropian/ Ursula von der Leyen përballet
Ursula von der Leyen

STRASBURG- Komisioni Evropian i Ursula von der Leyen do të përballet me një tjetër votë mosbesimi në Parlamentin Evropian në fillim të tetorit. Sipas agjencisë gjermane të lajmeve DPA, Kryetarja e Parlamentit Roberta Mezzola i informoi eurodeputetët për këtë. Votimi është planifikuar të zhvillohet midis 6 dhe 9 tetorit. Mocionet janë siguruar tashmë me të paktën 72 eurodeputetë, ose një e dhjeta e 720 eurodeputetëve, siç kërkohet nga rregullat.

Politika e klimës dhe marrëveshjet tregtare

Kritikat në mocionet e mosbesimit, të paraqitura nga grupi i krahut të djathtë Patriotët për Evropën (PfE) dhe grupi parlamentar i majtë, drejtohen kryesisht kundër von der Leyen, por një votë mosbesimi mund të zbatohet vetëm për të gjithë Komisionin Evropian.

Mocioni i PfE kritikon, ndër të tjera, politikat e von der Leyen për klimën dhe migracionin. Eurodeputetët e akuzojnë më tej von der Leyen për mungesë transparence dhe censurë dhe kritikojnë marrëveshjet tregtare me Mercosur dhe SHBA-në.

"Evropa është sot më e dobët se kurrë, sepse Presidentja e  Komisionitvazhdimisht dështon të adresojë sfidat më urgjente", thuhet në propozimin e Patriotëve, të cilin "Politico" e ka parë.

Kreu i grupit të majtë në Parlamentin Evropian, eurodeputeti gjerman Martin Schirdevan, tha ndër të tjera: "Komisioni ka bërë një marrëveshje katastrofike doganore me Trumpin".

Pakti, tha ai, është një sulm ndaj industrisë evropiane dhe do të shkatërrojë mijëra vende pune. Përveç kësaj, Komisioni ka heshtur për shumë kohë në lidhje me katastrofën humanitare në Rripin e Gazës.

Vështirë se do të ketë sukses

Megjithatë, një votë mosbesimi konsiderohet e pamundur të ketë sukses, pasi do të kërkonte një shumicë prej dy të tretat e numrit të përgjithshëm të votave të hedhura, si dhe shumicën e të gjithë anëtarëve të Parlamentit. Kjo do të thotë se duhet të sigurohen të paktën 361 vota, e nëse të gjithë eurodeputetët janë të pranishëm dhe votojnë, deri në 480.

Në zgjedhjet e nëntorit të kaluar, Komisioni i Ursula von der Leyen mori 370 nga 688 votat e hedhura. Komisioni Evropian është përballur tashmë me një mocion të ngjashëm mosbesimi në korrik: Von der Leyen u akuzua për mungesë transparence në prokurimin e vaksinave gjatë pandemisë së koronavirusit, për përmbysjen e mesazheve që ajo shkëmbeu me kreun e grupit farmaceutik amerikan Pfizer dhe për një stil udhëheqës centralist.

Mocionet e mosbesimit - të rralla

Mocionet e mosbesimit ndaj Komisionit Evropian janë në të vërtetë të rralla. Para korrikut, populistët e krahut të djathtë u përpoqën në vitin 2014 të shkarkonin Komisionin e atëhershëm të Jean-Claude Juncker, por pa sukses.

Në atë kohë, vetëm 101 eurodeputetë euroskeptikë votuan në favor të propozimit, 461 kundër dhe 88 abstenuan. E vetmja herë që Komisioni Evropian ka rënë ishte në vitin 1999, kur Komisioni i Jacques Santer dha dorëheqjen para kohe pasi u botua një raport mbi mashtrimin, keqmenaxhimin dhe nepotizmin./DW

ursula von der leyen roberta mezzola komisioni evropian

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë