22 Dhjetor 2023, 15:44
Nga h.k
Palestina
GAZA-Izraeli ka hedhur me qindra bomba të fuqishme 1-tonëshe në Gaza. Kështu raporton media prestigjoze CNN që ka bërë një analizë të thelluar të betejave në enklavën palestineze mes ushtrisë së shtetit hebre dhe militantëve të Hamasit.
Që në muajt e parë të luftës, Izraeli lëshoi bomba të panumërta, shumë prej tyre me aftësi për të vrarë apo plagosur njerëz në një rreze prej 300 metrash. Analiza e CNN, e kryer me ndihmën e inteligjencës artificiale me kompaninë Synthetaic, ka marrë për bazë imazhet satelitore duke zbuluar më shumë se 500 kratere me një diametër prej 12 metrash të mbetura pas shpërthimeve.
Këto bomba janë katër herë më të fuqishme se raketa më e madhe e përdorur nga Shtetet e Bashkuara kundër ISIS në Mosul të Irakut. Ekspertët fajësojnë përdorimin e tepërt të municioneve të rënda si bombat 1-tonëshe për bilancin tepër tragjik të viktimave. Izraeli është vënë nën presion ndërkombëtar për shkallën e madhe të shkatërrimit në Gaza, përfshirë edhe nga Presidenti amerikan Joe Biden, i cili e akuzon për bombardimin e tepërt të enklavës.
Ligjet ndërkombëtare e ndalojnë lëshimin pa dallim të bombave. Marc Garlasco, një ish-zyrtar i inteligjencës së ushtrisë amerikane dhe ish-hetues i OKB për krimet e luftës, thotë se numri i bombardimeve nga Izraeli gjatë muajit të parë në Gaza nuk ishte parë që nga lufta e Vietnamit.
Disa prej bombave shkatërruese të Izraelit kanë rënë kryesisht në zona të banuara dhe madje në kampe refugjatësh. Në vetëm 6 ditët e para të luftës, ushtria e Tel Avivit njoftoi se kishte kryer 6 mijë sulme.
hamas izrael-palestine lufta
Bota
22 Dhjetor 2023, 15:07
h.k
Avionet
HOLANDË-Holanda do t’ia dërgojë Ukrainës 18 avionë luftarakë F-16, për t’i ndihmuar në betej&e...
Bota
22 Dhjetor 2023, 14:52
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Krishtlindja dhe ditët para saj janë zakonisht sezon festiv në Bethlehem. Por këtë vit, siç nj...
Bota
22 Dhjetor 2023, 14:08
a.l
Montpellier
FRANCË- Qyteti francez i Montpellier në Francën jugore u bë metropoli më i fundit evropian që lejon t&e...
Bota
22 Dhjetor 2023, 14:04
a.l
Christopher Hill
SERBI- Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, tha të enjten se Serbia duhet të punojë për të traj...
Bota
22 Dhjetor 2023, 13:47
a.l
Belgjikë
BELGJIKË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Belgjikë kur një grua 63-vjeçare humbi jet&e...
Bota
22 Dhjetor 2023, 13:27
a.l
Festa e çmendur e elitës së Putin
RUSI- Në rrjet janë duke u bërë virale disa pamje të shkëputura nga festa...
Bota
22 Dhjetor 2023, 13:24
a.l
Familjarët e Liridona Ademaj
KOSOVË- Familja e së ndjerës Liridona Ademaj e cila javë më parë është vrarë...
Bota
22 Dhjetor 2023, 13:01
a.l
Dmitry Peskov
RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se anëtarësimi i Ukrainës në Bashkimin Evropian do të m...
Bota
22 Dhjetor 2023, 12:53
a.l
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të premten se ngurrimi për ta pranuar vendin e saj në...
Bota
22 Dhjetor 2023, 12:41
a.l
Ana Brnabiç
SERBI- Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabić deklaroi se në zgjedhjet e zhvilluara më 17 dhjetor, në Komis...