LIVE UPDATES
Bota

Ekspertët mbi urdhrin ekzekutiv të Presidentit Biden për Inteligjencën Artificiale

Urdhri ekzekutiv për Inteligjencën Artificiale, i nënshkruar nga Presidenti Joe Biden javën që shkoi, bazohet në një marrëveshje në fillim të vitit me disa nga kompanitë kryesore të teknologjisë, të cilat u zotuan për zhvillimin e inteligjencës artificiale në mënyrë të sigurt dhe transparente.

12 Nëntor 2023, 18:35 Nga I.A
Ekspertët mbi urdhrin ekzekutiv të Presidentit Biden për
Joe Biden

SHBA- Javën që shkoi Presidenti amerikan Joe Biden nënshkroi një urdhër gjithpërfshirës ekzekutiv mbi zhvillimin dhe përdorimin e sigurt të inteligjencës artificiale. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Julie Taboh sjell reagimet e ekspertëve të kësaj teknologjie në zonën e Uashingtonit.

Urdhri ekzekutiv për Inteligjencën Artificiale, i nënshkruar nga Presidenti Joe Biden javën që shkoi, bazohet në një marrëveshje në fillim të vitit me disa nga kompanitë kryesore të teknologjisë, të cilat u zotuan për zhvillimin e inteligjencës artificiale në mënyrë të sigurt dhe transparente.

“Ndërsa inteligjenca artificiale tejkalon kufijtë e mundësive njerëzore dhe teston kufijtë e të kuptuarit njerëzor, ky urdhër historik ekzekutiv është dëshmi e asaj që ne mbrojmë: sigurinë, besimin dhe transparencën”, tha Presidenti Biden

Një nga synimet është që përfitimet nga Inteligjenca Artificiale të ndahen në mënyrë të barabartë midis të gjithë sektorëve të shoqërisë, krahas trajtimit të rreziqeve të saj.

“Nëse do të kishte një pikë kryesore të urdhrit ekzekutiv, është nevoja për një qasje gjithëpërfshirëse të qeverisë për të vendosur një mur mbrojtës, domethënëse, rreth mënyrës se si projektohet, zhvillohet dhe përdoret kjo teknologji për interes të publikut”, thotë Camille Carlton nga Qendra për Teknologji Njerëzore.

David Broniatowski është professor në Fakultetin e Inxhinierisë dhe Shkencave të Aplikuara në Universitetin George Washington.

“Ajo që bën ky urdhër i posaçëm është qasja unike, përqëndrimi i tij tek standardet. Kjo qasje, pra përqëndrimi tek standardet, është më gjithëpërfshirëse krahasuar me sektorët e tjerë, sepse u mundëson më shumë njerëzve të shprehin mendimet e tyre”, thotë ai.

Beth Noveck është drejtore e Qendrës për Ndryshime Sociale “Burnes” në Universitetin Verilindor.

“Ideja se do të kemi një zyrtar të Inteligjencës Artificiale, përgjegjës për këtë teknologji, në çdo agjenci federale dhe se po meren masa mbrojtëse në të gjitha agjencitë për të zbutur rreziqet, mbrojtur konsumatorët dhe për të pakësuar diskriminimin, mendoj se është një njoftim i rëndësishëm dhe i shumëpritur”, thotë ajo.

Por zonja Noveck ka disa shqetësime.

“Duke zbutur rreziqet, ajo që nuk po bëjmë është qasja proaktive në pyetjet se çfarë investimesh duhet të bëjmë, cilat janë politikat që duhet të zbatojmë, çfarë duhet të bëjmë ndryshe, për të rritur përfitimet nga Inteligjenca Artificiale”, thotë për Zërin e Amerikës zonja Noveck.

Megjithatë, ajo beson se urdhri ekzekutiv është një fillim i mirë.

“Ndërsa ecim përpara, duam të sigurohemi se po përqafojmë përdorimin dhe zhvillimin e përgjegjshëm të këtyre teknologjive dhe të sigurohemi se po përdorim fuqinë e tyre për ta bërë botën më të mirë”, thotë ajo.

Shtëpia e Bardhë shpreson se veprimet që po ndërmerr brenda vendit do të shërbejnë si model për qasje ndërkombëtare, sepse zhvillimi i Inteligjencës Artificiale në një vend mund të ndikojë në jetën e miliarda njerëzve në mbarë botën.

Marrë nga VOA

ai joe biden

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës