LIVE UPDATES
Bota

EMRAT/ Identifikohen tri vajzat që u vranë në sulmin me thikë në Britani

Nëntë vjeçarja Alice Dasilva Aguiar vdiq të martën nga plagët ndërsa Elsie Dot Stancombe, 7 vjeçe dhe Bebe King 6 vjeçe vdiqën të hënën, tha policia.

30 Korrik 2024, 22:54 Nga M.B
EMRAT/ Identifikohen tri vajzat që u vranë në sulmin me
Foto ilustruese

BRITANI-  Në Britani u identifikuan tre vajzat që u vranë në një sulm me thikë në një kurs jashtëshkollor vallëzimi me muzikën e këngëtares Taylor Swift. Policia e mori në pyetje të dyshuarin 17-vjeçar që u arrestua pas sulmit ku u plagosën edhe 10 individë të tjerë. Nëntë vjeçarja Alice Dasilva Aguiar vdiq të martën nga plagët ndërsa Elsie Dot Stancombe, 7 vjeçe dhe Bebe King 6 vjeçe vdiqën të hënën, tha policia.

Tetë fëmijë dhe dy të rritur mbeten të shtruar në spital pas sulmit në Southport, në Anglinë veriperëndimore. Të dy të rriturit dhe pesë nga fëmijët janë në gjendje kritike. Këngëtarja amerikane Taylor Swift shkroi në Instagram se ishte "jashtë mase e tronditur" dhe ende po përjetonte "tmerrin" e ngjarjes.

"Këta ishin fëmijë të vegjël në një klasë vallëzimi", shkroi ajo. "E kam shumë të vështirë të gjej fjalët për të shprehur ngushëllimet për familjet e tyre."

Njerëzit vendosën lule në shenjë nderimi pranë vendit të ngjarjes, në qytetin pranë Liverpulit. Dëshmitarët e përshkruan ngjarjen si një skenë "nga një film horror" teksa fëmijët e gjakosur përpiqeshin t’i shpëtonin sulmit pak para mesditës të hënën. I dyshuari u arrestua menjëherë më pas. Policia tha se ai kishte lindur në qytetin Kardif të Uells-it dhe kishte vite që jetonte në një fshat rreth 5 kilometra nga Southport-it. Ndaj tij ende nuk është ngritur akuzë. Policia tha se nuk po e trajton sulmin e së hënës si të lidhur me terrorizmin dhe nuk po kërkon asnjë të dyshuar tjetër.

"Ne besojmë se të rriturit që u plagosën po përpiqeshin të mbronin fëmijët që po sulmoheshin", tha shefja e policisë, Serena Kennedy.

Një grup adhuruesish të këngëtares Swift, në Mbretërinë e Bashkuar, nisën një mbledhje fondesh në internet për të ndihmuar familjet e viktimave. Brenda 24 orëve janë mbledhur 128 mijë dollarë. Sulmi është ngjarja më e fundit tronditëse në një vend ku rritja e kohëve të fundit e krimeve me thikë ka ngjallur ankth. Kjo ka shtuar thirrjet që qeveria të bëjë më shumë për të trajtuar dhunën nga armë të tilla të cilat janë më të përdorurat në vrasjet e regjistruara në Mbretërinë e Bashkuar.

Kryeministri Keir Starmer u përball me thirrje kundër tij ndërsa vizitoi vendin e krimit dhe vendosi një kurorë me lule dhe me një shënim të shkruar me dorë që thoshte: “Zemrat tona janë thyer, nuk ka fjalë për një humbje kaq të thellë. Mendimet e kombit janë me ju.”

"Sa fëmijë të tjerë duhet të vriten?" Thërriti një person bërtiti ndërsa Kryeministri Starmer po hipte në makinë. "Fëmijët tanë kanë vdekur dhe ju po largoheni?"

Starmer u tha gazetarëve më herët se ai është i vendosur të marrë masa ndaj sulmeve të konsiderueshme me thikë, por tha se kjo nuk ishte një ditë për të bërë politikë. Kryeministri falënderoi policinë, zjarrfikësit dhe ekipet e ambulancës që reaguan, duke thënë se ishte "tepër krenar" për përgjigjen e tyre.

"Ka fëmijë sot që kanë shpëtuar për shkak të asaj që bëtë dje", tha ai.

Sulmi më i rëndë ndaj fëmijëve në Britani ndodhi në vitin 1996, kur 43-vjeçari Thomas Hamilton qëlloi për vdekje 16 fëmijë dhe mësuesen e tyre në një kopsht në Danblejn të Skocisë. Mbretëria e Bashkuar më pas ndaloi pronësinë private të pothuajse të gjitha armëve. Të shtënat masive dhe vrasjet me armë zjarri janë jashtëzakonisht të rralla në Britani. Thikat janë përdorur në rreth 40% të vrasjeve nga ai vit deri në mars të vitit 2023./ VOA

britani

Sondazh

Poll

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes