12 Nëntor 2022, 13:44
Nga d.a.
Erdogan
TURQI- Turqia është e përkushtuar për një dialog për paqe midis Rusisë dhe Ukrainës, citohet të ketë thënë presidenti i Turqisë, Recep Tayyop Erdogan, sipas mediave në Turqi. Lideri turk po ashtu ka akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore se po e provokojnë Moskën.
Media shtetërore TRT dhe media të tjera turke, raportuan se Erdogan tha më 12 nëntor se “Perëndimi, dhe veçanërisht SHBA-ja, po sulmojnë Rusinë në mënyrë të pafundme”, pa elaboruar më shumë.
“Sigurisht, Rusia po shfaq një rezistencë të madhe në ballë të gjithë kësaj”, citohet të ketë thënë Erdogan për gazetarët gjatë fluturimit nga Uzbekistani.
Shtetet perëndimore kanë armatosur Kievin dhe i kanë ofruar edhe ndihmë tjetër. Po ashtu, ato kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj Moskës qëkur Kremlini nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në fund të shkurtit.
“Ne po punojmë se si të krijojmë një korridor të paqes, sikurse korridori për drithërat. Ne mendojmë se mënyra më e mirë për këtë është rruga nga dialogu në paqe”, tha Erdogan, duke shtuar se qëndrimi i Ukrainës do të jetë i rëndësishëm.
Turqia, shtet anëtar i NATO-s, ka ndërmjetësuar bisedime midis delegacioneve ukrainase dhe ruse më herët gjatë këtij viti dhe po ashtu ka tentuar që të balancojë kritikat e saj për pushtimin dhe kundërshtimin e sanksioneve.
Ankaraja dhe Kombet e Bashkuara ndërmjetësuan një marrëveshje për rinisjen e eksporteve të drithërave ukrainase nga portretet e Detit të Zi. Erdogan tha se “do të ishte gabim” për Turqinë që të propozonte një afat kohor për zgjatjen e kësaj marrëveshjeje pas afatit të 19 nëntorit, por shtoi se marrëveshja për drithërat do të jetë në fuqi “sa më gjatë që të jetë e mundur”.
Nuk ka pasur përpjekje publike për rinisjen e bisedimeve të paqes mes Ukrainës dhe Rusisë, qëkur në iniciativat e tilla në Stamboll gjatë javëve të para të luftës nuk u arrit ndonjë përparim.
Gjatë javës, Ukraina ka mohuar se është nën presionin e shteteve perëndimore për të negociuar me Rusinë, duke thënë se insiston që bisedimet do të mbahen nëse Rusia heq dorë nga të gjitha territoret e pushtuara.
Rusia tha më 11 nëntor se është e përkushtuar të arrijë qëllimet e saj në atë që e quan “operacion të posaçëm ushtarak” në Ukrainë, duke shtuar se këto qëllime mund të arrihen përmes bisedimeve të paqes, por shtoi se pozicioni i Kievit bën të pamundur që bisedimet e paqes të mbahen./REL/
rexhep taip erdogan lufta ukraine-rus
Bota
12 Nëntor 2022, 13:20
d.a.
Protesta ne Malin e Zi
MAL I ZI- Komiteti Organizativ i protestës “Ima nas” njoftoi se sot ka nisur një peticion për m...
Bota
12 Nëntor 2022, 13:08
d.a.
Rosario D'Onofrio
ITALI- Operacioni antidrogë i finalizuar në Lombardi, i cili çoi në pranga 42 persona të një grupi trafik...
Bota
12 Nëntor 2022, 12:56
a.l
shqiptaret ne sheshin e parlamentit
ANGLI- Shqiptarët që po protestojnë në "Westminister Bridge" janë zhvendosur tashmë n&eum...
Bota
12 Nëntor 2022, 12:57
d.a.
Trump dhe Biden
SHBA- Normalisht, zgjedhjet afatmesme në SHBA vështirë se luajnë një rol për komunitetin ndërk...
Bota
12 Nëntor 2022, 12:43
d.a.
Vrasesja
SHBA- Një grua është dënuar me vdekje për vrasjen e shoqes së saj shtatzanë, të cilës i nxorri fë...
Bota
12 Nëntor 2022, 12:30
d.a.
Landsbergis dhe Baerbock
GJERMANI- Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock siguroi Lituaninë për mbështetje të palëkundur k...
Bota
12 Nëntor 2022, 12:15
d.a.
Foto ilustruese
KOSOVË- Një burrë është vënë në pranga në Prishtinë pasi pas një zënke t&e...
Bota
12 Nëntor 2022, 12:00
d.a.
Iran
IRAN- Një zyrtar i gjyqësorit në Iran tha se 11 persona, përfshirë një grua, janë akuzuar për vrasjen e nj&eum...
Bota
12 Nëntor 2022, 11:26
d.a.
Pamje nga ura
UKRAINË- Forcat ruse kryen akte sabotimi menjëherë pas tërheqjes së tyre nga bregu perëndimor i ...
Bota
12 Nëntor 2022, 11:15
d.a.
Vizat
Presidenca çeke e Bashkimit Evropian e ka dorëzuar tek shtetet anёtare draftin e ri tё tekstit pёr liberalizimin e vizave pёr Kosovёn por...