“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Bota
Sulmet e njëpasnjëshme/ Ambasadori gjerman kërkon shtyrjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës
Rohde ka shpërndarë postimin e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ku ai thotë se s’janë kushtet që zgjedhjet të zhvillohen tani, teksa shton se pajtohet me mendimin e tij.
9 Dhjetor 2022, 10:50Nga a.l
Ambasadori gjerman
KOSOVË- Tensionet në veri të Kosovës vijojnë. Ditën e sotme u sulmuan dy gazetarë nga persona të maskuar. Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, John Rohde ka thënë se zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri duhet të shtyhen. Rohde ka shpërndarë postimin e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ku ai thotë se s’janë kushtet që zgjedhjet të zhvillohen tani, teksa shkruan se pajtohet me mendimin e tij.
“Pajtohem me kolegun tim nga Shtetet e Bashkuara se zgjedhjet duhet të shtyhen. Është e dukshme se me situatën aktuale, nuk është e përshtatshme që ato të mbahen tani”, ka shkruar Rohde.
I agree ëith my US colleague that the elections should be postponed. It is obvious that the current situation is not conducive to holding them noë. https://t.co/hmnsTjOeVt
Mitrovica e Veriut është në tensione pas vendosjes së pjesëtarëve të policisë në këtë zonë. Mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00 në vendbanimin Serbovc në komunën e Zveçanit patrulla e policisë është sulmuar me armë zjarri.