LIVE UPDATES
Bota

Çfarë nënkupton sulmi izraelit në Katar për Iranin dhe rajonin?

Por, sulmi ushtarak i Izraelit në Katar, një aleat kyç i SHBA-së dhe vend ku gjendet baza më e madhe ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme, ka kërcënuar që të dëmtojë përpjekjet e mbështetura nga SHBA-ja.

12 Shtator 2025, 08:39 Nga I.A
Çfarë nënkupton sulmi izraelit në Katar për Iranin
Katar

SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë shpenzuar vite duke tentuar që të bindin shtetet e Gjirit Persik që normalizimi i raporteve me Izraelin do të stabilizojë Lindjen e Mesme dhe do të frenojë kërcënimin që paraqet Irani. Por, sulmi ushtarak i Izraelit në Katar, një aleat kyç i SHBA-së dhe vend ku gjendet baza më e madhe ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme, ka kërcënuar që të dëmtojë përpjekjet e mbështetura nga SHBA-ja.

Sulmi i 9 shtatorit në qendër të Dohas, kryeqytetit të Katarit, shënjestroi udhëheqjen politike të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Gjashtë persona u vranë gjatë këtij sulmi, përfshirë një anëtar të shërbimeve të sigurisë të Katarit.

Sulmi është dënuar gjerësisht në kryeqytetet e Gjirit, ku qëndrimi ndaj Izraelit është ashpërsuar për shkak të konfliktit të drejtpërdrejtë të shtetit me Iranin në qershor dhe për shkak të luftës shkatërruese në Rripin e Gazës.

Lufta në Gazë u nxit pas sulmeve të Hamasit kundër Izraelit më 7 tetor 2023, që lanë të vdekur afër 1.200 persona. Grupi palestinez besohet se ende mban dhjetëra pengje izraelite që mori atë ditë.

“Jemi dëshmitarë si të një ashpërsimi të opinionit publik në Gjirin Persik, ashtu edhe të një shqetësimi në rritje të udhëheqësve të Gjirit lidhur me perceptimin se Izraeli tani po vepron pa asnjë përmbajtje – duke injoruar vijat e kuqe që dikur respektoheshin”, tha Michael Horowitz, analist i pavarur me bazë në Izrael.

Është e paqartë se si vendet e Gjirit do të përgjigjen. Shumë prej tyre janë aleatë të ngushtë të SHBA-së dhe varen nga Uashingtoni për sigurinë e tyre.

“Kjo situatë dallon në një aspekt të rëndësishëm: Izraeli është aleat i ngushtë i SHBA-së”, tha Horowitz. “Kjo e ndryshon llogaritjen. Për udhëheqësit e Gjirit, shqetësimi i vërtet mund të mos jetë vetëm Izraeli, por mungesa e perceptuar e udhëheqjes amerikane në vendosjen e kufijve ose në zbatimin e pasojave. Ky hendek ka gjasa të përcaktojë mënyrën se si shtetet e Gjirit do të reagojnë në të ardhmen”.

Sulmi në Katar është thikë me dy presa për Iranin, armikun e përbetuar të Izraelit, thanë ekspertët.

“Ajo çfarë ndodhi përforcon narrativin e Iranit se Izraeli është kërcënim për të gjithë rajonin dhe nuk ka të bëjë me [Teheranin] dhe aleatët e tij të boshtit të rezistencës”, tha Hamidreza Azizi, bashkëpunëtor në Institutin gjerman për Çështje Ndërkombëtare dhe të Sigurisë.

I ashtuquajturi bosht i rezistencës është rrjeti i bashkëpunëtorëve rajonalë të Iranit dhe grupeve të armatosura – ku përfshihen Hamasi, Hezbollahu i Libanit dhe rebelët Huthi të Jemenit – kundër Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara.

Sulmi i Izraelit në Katar po ashtu mund të ndihmojë në thellimin e afrimit të Iranit me shtetet e Gjirit, të cilat më parë kanë pasur raporte armiqësore me Teheranin.

“Në të njëjtën kohë [sulmi në Katar] rrit rrezikun e perceptuar nga pala iraniane”, shtoi Azizi. “Nëse kjo po ndodh në Katar, që është aleat i madh i SHBA-së që nuk është pjesë e NATO-s, atëherë çfarë do të ndodhë me ne?”.

Gjatë luftës 12-ditore në qershor, Izraeli dhe SHBA-ja kryen një fushatë bombardimesh që shënjestruan ndërtesat ushtarake dhe bërthamore iraniane, duke vrarë afër 1.000 persona. Irani u përgjigj duke lëshuar breshëri raketash drejt Izraelit, që lanë të vrarë dhjetëra persona. Armëpushimi, që i dha fund konfliktit, është i brishtë, thanë ekspertët dhe rreziku i rifillimit të armiqësive apo një përshkallëzim i rrezikshëm mbetet i lartë./REL

katar lufta ne lindjen e mesme

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë