1 Maj 2023, 17:50
Nga a.l
Shtohen rastet e helmimit në shkolat në Iran
IRAN- Aktivistët nga organizata norvegjeze për të drejtat e njeriut, Hengaw, kanë raportuar të hënën, më 1 maj, për raste të reja helmimi në shkollat për vajza në Iran. Rastet raportohet të kenë ndodhur në kryeqytetin Teheran dhe në rajonin e Kurdistanit, i cili është kapluar nga protestat përgjatë muajve të fundit.
Në vendlindjen e Jina Mahsa Amini, vrasja e së cilës nxiti protestat mbarëkombëtare në Iran, forcat e sigurisë thuhet gjithashtu se kanë ushtruar dhunë ndaj nxënëseve. Fillimisht nuk kishte asnjë informacion zyrtar lidhur me këto incidente në Iran, ku ka pasur trazira për rreth pesë muaj pa ndërprerje.
Në mbarë Iranin, nxënëset kanë marrë trajtim spitalor dhe mjekët thonë se bëhet fjalë për helmim me gaz. Mijëra raste të dyshuara janë regjistruar zyrtarisht nga autoritetet. Disa prindër i kanë ndalur fëmijët e tyre nga shkollat për shkak të shqetësimeve për sigurinë e tyre. Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Amnesty International, i quajti këto incidente një “fushatë të koordinuar”.
Të premten, shërbimi i inteligjencës iraniane publikoi një raport përfundimtar mbi helmimet, duke arritur në përfundimin se nuk ka një rrjet të organizuar të autorëve të krimit. Shërbimi sekret argumenton se bëhet fjalë për histeri masive mbarëkombëtare.
Raporti i shërbimit të inteligjencës thekson se analizat e bëra gjetën kryesisht gjurmë të sprejit të piperit ose bombave me erë të keqe, në krahasim me substancat më serioze toksike. Prindërit dhe të afërmit e viktimave akuzuan autoritetet për dështim në mbrojtjen e fëmijëve. Protestat pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini përderisa ishte në mbajtje policore kanë shkaktuar krizën më të madhe politike në dekada në Teheran. Kritikët thonë se helmimet janë hakmarrje për demonstratat./REL
helmim ne iran
Bota
1 Maj 2023, 17:45
a.l
First Republic Bank
SHBA- Një tjetër bankë ka falimentuar në Amerikë. Gjiganti bankar i investimeve 'JP Morgan' do të m...
Bota
1 Maj 2023, 17:28
I.A
Hunter Biden dhe Lunden Roberts
SHBA- Djali i Presidentit Joe Biden, Hunter Biden është paraqitur sot në gjykatën e Arkansas ...
Bota
1 Maj 2023, 17:32
a.l
Protesta në Francë
FRANCË- Situata e protestave kundër reformës së pensioneve në Francë ka dalë sërish j...
Bota
1 Maj 2023, 17:39
k.m.
Foto ilustruese
Autoritetet talebane të Afganistanit do të mungojnë në bisedimet e udhëhequra nga Organizata e Kombeve të Bas...
Bota
1 Maj 2023, 17:27
a.l
Marina Tauber
RUSI- Nënkryetarja e partisë opozitare në Rusi, është vënë në pranga me urdhër të prokuror...
Bota
1 Maj 2023, 17:14
a.l
Ana Branbiç dhe Zoran Milanoviç
SERBI- Në Zagreb me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punës u mbajt takimi ...
Bota
1 Maj 2023, 17:09
a.l
Foto ilustruese
GREQI- Një tërmet me magnitudë 4.2 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur në Janinë. Sipas I...
Bota
1 Maj 2023, 16:59
a.l
Grabitet dyqani në Paris
FRANCË- Tre persona kanë grabitur sot një bizhuteri luksoze në qendër të Parisit, në...
Bota
1 Maj 2023, 16:41
a.l
Pamje nga lufta në Ukrainë
RUSI- Ministria ruse e mbrojtjes tha se forcat e saj kishin kryer sulme me raketa gjatë natës kund&eum...
Bota
1 Maj 2023, 16:34
a.l
Petar Petkoviç dhe Albin Kurti
KOSOVË- Kryenegociatori i Serbisë në dialogun me Kosovën, Petar Petkoviç, tha se kry...