29 Nëntor 2023, 09:58
Nga I.A
Foto Ilustruese
FINLDANË- Finlanda ka mbyllur përkohësisht të gjitha pikëkalimet kufitare me Rusinë, të cilat përdoren për qarkullimin e pasagjerëve. Në një konferencë shtypi në televizionin finlandez kryeministri Peteri Orpo tha se me mbylljen e kufirit, qeveria e Helsinkit po reagon ndaj fluksit të madh të refugjatëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika që kanë ardhur muajt e fundit në Finlandë nga Rusia.
Raja-Jooseppi në Lapland në veri të Rrethit Polar ishte pikëkalimi i fundit që Finlanda kishte lënë hapur pas vendimit të para disa ditëve për të mbyllur disa pika kufitare me Rusinë. Mbyllja e kufirit për kalimin tranzit të pasagjerëve hyn në fuqi të enjten në mbrëmje dhe vlen për të paktën dy javë.
Akuza ndaj Moskës për destabilizim të Finlandës
Helsinki e akuzon Moskën se po përpiqet të destabilizojë Finlandën duke kontrabanduar njerëz. Javët e fundit, trupat kufitare finlandeze kanë regjistruar gjithnjë e më shumë persona që kanë ardhur nga Rusia pa dokumentet e nevojshme dhe kanë bërë kërkes për azil në Finlandë.
Sipas shifrave zyrtare vetëm në nëntor hynë në Finlandë nëpërmjet Rusisë mbi 600 azilkërkues nga vende si Kenia, Maroku, Pakistani, Somalia, Siria dhe Jemeni. Më parë nga kufiri ruso-filnadez hynte mesatarisht më pak se një person në ditë.
Ministrja e Jashtme e Finlandës, Elina Valtonen tha: "Ne kemi prova që, ndryshe nga më parë, autoritetet kufitare ruse jo vetëm që i lejojnë personat pa dokumentet e duhura zë kalojnë kufirin finlandez, por gjithashtu i ndihmojnë në mënyrë aktive që të vijnë në zonën kufitare".
Finlanda lë hapur vetëm stacionin kufitar hekurudhor Vainikkala në juglindje të vendit për mundësuar qarkullimin e mallrave.
Marrë nga DW
finlanda lufta ukraine-rusi elina valtonen
Bota
29 Nëntor 2023, 09:40
I.A
Foto Ilustruese
JAPONI- Një avion ushtarak i Shteteve të Bashkuara, me tetë persona në bord, u rrëzua në oqean afër ishu...
Bota
29 Nëntor 2023, 09:23
I.A
Pasaportat
KOSOVË- Filipi nga Mitrovica e Veriut beson se Qeveria e Kosovës, “për arsye politike”, ka kërkuar nga Komisioni...
Bota
29 Nëntor 2023, 09:05
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Madhësia e borxhit në vlerë dhe rritja e normave të interesit i ka bërë më të larta sh...
Bota
28 Nëntor 2023, 22:40
r.ll
foto ilustruese
KATAR- Shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Zbulimit (CIA-s), William Burns si dhe ai i Agjencisë izraelite të Zbuli...
Bota
28 Nëntor 2023, 21:54
A.TH
foto ilustruese
SHBA-Imazhet nga lufta midis Izraelit dhe Hamasit kanë ilustruar gjallërisht dhe me dhimbje potencialin e inteligjencës arti...
Bota
28 Nëntor 2023, 21:49
r.ll
ministrat e jashtëm
BRUKSEL- Ministrat e Jashtëm të NATO-s, po diskutojnë tensionet në Ballkanin Perëndimor, mes thirrjeve p&...
Bota
28 Nëntor 2023, 21:41
r.ll
hunter biden
SHBA-Djali i presidentit amerikan Joe Biden, Hunter Biden, shfaqi të martën gatishmërinë për të dëshmuar pu...
Bota
28 Nëntor 2023, 21:21
A.TH
elon musk
GAZË- Miliarderi Elon Musk është ftuar të vizitojë Rripin e Gazës pas vizitës së tij në Izrael t&eum...
Bota
28 Nëntor 2023, 21:12
A.TH
foto ilustruese
POLONI- Katër persona u vranë dhe një tjetër u plagos në një aksident në minierën e qymyrit Sobiesk...
Bota
28 Nëntor 2023, 21:02
A.TH
david banks
SHBA- Një shkollë e mesme e qytetit të Nju Jorkut u vu në qendër të vëmendjes pasi 400 nxënës prot...