Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Bota
FOTO-LAJM/ Lajçak takon Bislimin, Ali Ahmeti mbërrin në rezidencë, çfarë po ndodh në Ohër para nisjes zyrtare të takimeve
Bislimi është fotografuar duke biseduar edhe me të dërguarin e BE-së, Miroslav Lajçak para nisjes zyrtare të takimeve.
18 Mars 2023, 10:53Nga a.l
Ali Ahmeti, Miroslav Lajçak pamje para takimit në Ohër
KOSOVË- Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian do të zhvillojnë sot takim në Ohër, qytetin e Maqedonisë së Veriut. I pranishëm do të jetë edhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar. Po ashtu, në rezidencën në Ohër ku është planifikuar të mbahet takimi janë parë duke biseduar kryetari i BDI-së Ali Ahmeti si dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.
Bislimi është fotografuar duke biseduar edhe me të dërguarin e BE-së, Miroslav Lajçak para nisjes zyrtare të takimeve.
Sot në ora 10:00 në Ohër të Maqedonisë së Veriut pritet të nisin takimet. Temë diskutimi do të jetë aneksi i zbatimit të Propozimit evropian për normalizimin e raporteve, propozim për të cilin Kurti dhe Vuçiç u dakordësuan parimisht në takimin e 27 shkurtit në Bruksel. Disa ditë para këtij takimi në Ohër, i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar dhe i dërguari i BE-së, Miroslav Lajçak ishin për vizitë në Kosovë dhe Serbi. Të dy emisarët kanë shfaqur shpresën se takimi i 18 marsit në Ohër do të jetë konstruktiv, ndërkaq e kanë vlerësuar si shumë të rëndësishëm për dy vendet dhe rajonin në përgjithësi.