Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Fotoreporterja tregon vështirësitë e qëndrimit në Ukrainë: Ishte e rrezikshme
Jess Daly u shpreh se një punonjëse e ambulancës me të cilën ka qëndruar, vdiq ndërsa merrte pjesë në një evakuim.
5 Korrik 2022, 17:51Nga e.k
Jess Daly
UKRAINË- Fotoreporterja Jess Daly kaloi tre javë rreth qytetit të Dnipro në qershor ku u vendos me Batalionin Mjekësor të Spitaleve dhe ku realizoi dhe fotot nga vija e parë e luftës që bënë xhiron e rrjetit.
“Unë isha vendosur në qytete dhe fshatra të ndryshme. Kishte granatime të vazhdueshme, pavarësisht se ku po zbarkonin predhat dhe kë po synonin. Ishte barbare,”- tha Daly.
Po ashtu, Daly u shpreh se një punonjëse e ambulancës me të cilën ka qëndruar, vdiq ndërsa merrte pjesë në një evakuim.
“Është shumë, shumë e rrezikshme për ta. Ata janë vullnetarë, e bëjnë këtë nga pasioni për njerëzit dhe vendin e tyre, megjithëse janë në kërcënim të vazhdueshëm. Ata vënë jetën e tyre në linjë pa marrë parasysh”, shtoi më tej ajo.
Fotoreporterja tha se një spital që ajo kishte vizituar në Avdiivka, afër Donetskut është shkatërruar nga bombardimet. Nga 26,000 njerëz që jetonin atje, mbetën vetëm 2,000. BBC shkruan se Jess tha se planifikon të kthehet në të njëjtin vend me grupin e vullnetarëve në fund të nëntorit.