18 Prill 2024, 15:27
Nga r.ll
alsu kurmasheva
RUSI- Për afër 25 vjet, Alsu Kurmasheva ka punuar si gazetare në Shërbimin tatar-bashkir të Radios Evropa e Lirë. Por, gjashtë muaj më parë, siç tha ajo, “për një çast, gjithçka u shndërrua në krim”.
Ai moment ndodhi pikërisht më 18 tetor kur Kurmasheva, me shtetësi ruse dhe amerikane, u arrestua në Kazan dhe u akuzua se kishte dështuar që të regjistrohej si agjente e huaj në bazë të ligjit ndëshkues rus që ka për cak gazetarët, aktivistët e shoqërisë civile dhe të tjerët.
Më vonë, ndaj saj u ngrit edhe akuza e përhapjes së informacioneve të rreme për ushtrinë ruse dhe nëse gjendet fajtore, mund të dënohet deri me dhjetë vjet burgim.
Radio Evropa e Lirë dhe Qeveria amerikane kanë thënë se akuzat ndaj saj janë hakmarrje për punën e saj si gazetare në REL. Ajo kishte udhëtuar për në Rusi për t’u përkujdesur për nënën e saj të moshuar dhe fillimisht ishte ndaluar teksa po priste avionin e kthimit në aeroportin e Kazanit më 2 qershor, kur iu konfiskuan pasaportat.
“Më 18 tetor të vitit të kaluar, unë u burgosa në akuza që në kokën time ende nuk kanë kuptim”, shkroi ajo në një mesazh të publikuar së fundi nga një revistë mujore në gjuhën tatare në Kazan.
Kurmasheva, e cila jeton në Pragë së bashku me bashkëshortin e saj, Pavel Butorin – i cili po ashtu punon në REL – dhe me dy vajzat e tyre të moshës 12 dhe 15 vjeç, ka thënë se kushtet në burg janë të këqija dhe se po i përkeqësohet shëndeti, teksa nuk ka qasje në trajtime mjekësore.
Alsu shkroi se “disa sëmundje janë intensifikuar”, por ilaçet dhe stërvitjet e rregullta “më japin forcë që të qëndroj dhe të duroj dhimbjen”.
“Ajo po mbahet në kushte çnjerëzore për faktin e vetëm që është amerikane”, tha Butorin.
“Dua që Qeveria ruse ta na e shpjegojë, mua dhe fëmijëve të mi, pse saktësisht Alsu po mbahet peng. Ajo nuk është politikane opozitare. Ajo nuk është aktiviste. Ajo nuk është kriminele. Paraburgosja e saj është e gabuar. Ajo s’e ka vendin në burg”, shtoi ai.
Shumë kritikë dhe grupet për të drejtat e njeriut thonë se i ashtuquajturi ligji për agjentët e huaj përdoret nga Kremlini për ta luftuar disidencën.
Moska është akuzuar gjithashtu edhe për paraburgosjen e amerikanëve për t’i përdorur ata pastaj për shkëmbim me të burgosur rusë në Shtetet e Bashkuara.
“Autoritetet ruse po bëjnë një fushatë kriminale kundër Alsu Kurmashevës, e cila është ndaluar gabimisht”, sipas presidentit të Radios Evropa e Lirë, Stephen Capus.
Kurmasheva është gazetarja e dytë amerikane e arrestuar në Rusi, prej se Moska e nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Gazetari i Wall Street Journal, Evan Gershkovich, ishte arrestuar marsin e vitit të kaluar dhe po pret nisjen e gjykimit nën akuza për spiunim, që ai, gazeta ku punon dhe Qeveria amerikane i mohojnë fuqishëm.
Në shkurt, 23 vende e nominuan Kurmashevën për Çmimin Botëror të Lirisë së Shtypit të UNESCO/Guillermo Cano 2024.
Çmimi, i krijuar në vitin 1997, është një çmim vjetor që nderon një person ose një grup njerëzish që japin një kontribut "të shquar" në mbrojtjen dhe promovimin e lirisë së shtypit në të gjithë globin, pavarësisht nga "rreziku dhe persekutimi" me të cilin përballen.
Për Kurmashevën, çmimet janë diçka për të cilën ajo ka shumë pak kohë për t’u përqendruar. Synimi i saj, thotë ajo, është i thjeshtë: “Dëshira ime më e madhe është të dal nga këtu gjallë dhe shëndosh e mirë”./REL
alsu kurmasheva rusi
Bota
17 Prill 2024, 22:48
E. D
Azzurra Carnelos
ITALI- Një 33 vjeçare ka ndërruar jetë pasi refuzoi kimioterapinë në mënyrë që të mund...
Bota
18 Prill 2024, 14:51
N.F
Foto ilustruese
GJERMANI- Në Gjermani prostitucioni është legal. Sipas aktivistëve për të drejtat e grave Gjermania ësht...
Bota
18 Prill 2024, 14:38
N.F
Klara Sanduloviç
SERBI- Vajza e politikanit serb, Klara Sanduloviç ka folur për herë të parë pas deklaratës që ...
Bota
18 Prill 2024, 14:38
M.B
Foto ilustruese
LINDJE E MESME- Derisa bota priti në ankth se çfarë do të ndodhte pas sulmit të madh të Iranit kundër ...
Bota
18 Prill 2024, 14:13
N.F
Thijs Reuten
KOSOVË- Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten ka reaguar në lidhje me ndalimin e autobusëve të Kosovës nga autoritet s...
Bota
18 Prill 2024, 14:05
N.F
Andrej Plenkovic
KROACI- Partia konservatore HDZ kryeson në zgjedhjet në Kroaci. Socialdemokratët dolën forca e dytë. Të dyja...
Bota
18 Prill 2024, 13:43
N.F
Jeff Hovenier
KOSOVË- Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier ka reaguar në lidhje me mbajten në paraburgim të zëve...
Bota
18 Prill 2024, 13:23
N.F
Sveçla
KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla ka folur për ndalimin e qindra qytetar&e...
Bota
18 Prill 2024, 13:20
S.B
fotoja e vitit
SHBA- Fotoja e një gruaje palestineze që mban trupin e mbuluar me çarçaf të mbesës së saj të...
Bota
18 Prill 2024, 13:12
N.F
Xhelal Sveçla
KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla ka dalë në një deklarat...