LIVE UPDATES
Bota

Gjermani: Itineraret më të bukura për udhëtime me makinë

Jeni të interesuar për kështjellat gjermane, verën, industrinë apo vullkanet? Këto rrugë ofrojnë diçka për të gjithë.

6 Qershor 2023, 08:10 Nga I.A
Gjermani: Itineraret më të bukura për udhëtime me
Keshtjella

GJERMANI- Kështjella madhështore dhe qytete mesjetare gjen përgjatë së ashtuquajturës Rruga Romantike e Gjermanisë, e cila lidh qytetin e Vyrcburgut (Würzburg) me Fysen (Füssen) në Bavari, rrëzë Alpeve.

Rruga prej 400 kilometrash kalon përgjatë lumenjsh të qetë, pyjesh dhe vargmalesh mbresëlënëse për të arritur në destinacionin e saj përfundimtar në kështjellën ikonike Neuschwanstein.

Rruga piktoreske alpine gjermane përshkon 450 kilometra në Gjermaninë Jugore nga Liqeni i Konstancës në Liqenin Königssee.

Ju do ta shijoni shumë këtë itinerar, i shpallur si itinerari më i vjetër turistik i Gjermanisë, që përshkon rrugën e tij përmes livadheve alpine, luginave dhe peizazheve dramatike malore.

Rruga e Kështjellave të Gjermanisë e themeluar në vitin 1954 dhe që çon nga Manheim nëpërmjet Heilbronn-it në Nuremberg, do t'ju bëjë të ndiheni sikur jeni kthyer prapa në kohë.

Ajo kalon përgjatë disa ndërtesave historike më mbresëlënëse të Gjermanisë, mes tyre Kalaja e Nurembergut, disa prej të cilave datojnë shekuj më parë. E përkryer për adhuruesit e historisë dhe kulturës!

Rruga e verës prej 500 kilometrash në Baden-Wurttemberg është një kënaqësi për adhuruesit e verës. E themeluar në vitin 1954 ajo kalon nëpër zona ku kultivohet vera në rajonin buzë Pyllit të Zi (Schwarzwald).

Kjo rrugë ofron pamje spektakolare vreshtash dhe luginash të praruara nga dielli, si kjo pranë Kaiserstuhl. Përgjatë kësaj rruge  gjenden edhe kantina dhe bare të shumta tërheqëse që ofrojnë verë.

Shekuj më parë ushtarët romakë patrullonin në këtë segment të mbrojtjes kufitare që ndante Perandorinë Romake nga territori i fiseve gjermane. Sot Limes është regjistruar si një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Për të eksploruar mbetjet e fortifikimeve kufitare të rindërtuara me kujdes, mund të ndiqni Rrugën Limes, e cila ju çon nga Rheinland-Pfalz në Bavari.

Fatmirësisht vullkanet e Gjermanisë nuk janë më aktive, por kanë lënë gjurmë të dukshme në peizazh.

Rruga gjermane e vullkaneve, 280 kilometra e gjatë, ofron një mundësi unike për t'i zbuluar ato dhe për të mësuar më shumë rreth gjeologjisë së planetit tonë. Liqeni Laacher, për shembull, është një liqen vullkanik.

Furrënalta jashtë përdorimit, galeritë e minierave dhe shinat e trenave mbulojnë Luginën Ruhr të Gjermanisë, ish-zemrën industriale të vendit.

Shumë prej këtyre vendeve janë sot nën mbrojtje si monumente kulture. Ndiqni gjurmët e Trashëgimisë Industriale të Gjermanisë për të vizituar disa nga këto relike magjepsëse të së kaluarës.

Kjo rrugë 600 kilometra e gjatë u krijua në vitin 1975 dhe që kalon përmes disa nga vendeve më të magjepsura që mund të imagjinoni në veriperëndim të Gjermanisë.

Pjesë e itinerarit është kështjella e Sababurgut, që thuhet se ka frymëzuar përrallën e Bukuroshes së Fjetur të vëllëzerve Grimm dhe Bremenin, ku zhvillohet historia e Muzikantëve të qytetit.

Rrugët e mbulura nga kurorat e pemëve shtrihen në një gjatësi prej pothuajse 3.000 kilometrash në të gjithë Gjermaninë, duke kaluar nëpër 10 rajone të ndryshme dhe ofruar një mundësi të shkëlqyer për të shijuar fshatrat e larmishëm dhe të gjelbëruar të Gjermanisë.

Nëse ndiqni këtë itinerar mund të shkoni nga Rügen në verilindje të Gjermanisë, deri në liqenin e Konstancës në jugperëndim.

Kjo rrugë shtrihet gjatë gjithë rrugës nga grykëderdhja e Elbës deri në liqenin e Konstancës. Shtëpitë me trarë druri që gjenden në Celle janë një nga shumë prej pikave kryesore të turit.

Gjatë rrugës mund të shijoni jo vetëm një arkitekturë të mrekullueshme, por edhe parqe romantike, vende historike dhe kuzhinë fantastike.

Marrë nga DW

gjermani

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen