LIVE UPDATES
Bota

"Gjermania në recesion prej dy vitesh", analiza e DW: Çfarë pritet nga qeveria e re?

Gjermania është në recesion prej dy vitesh. Bizneset besojnë se nevojitet një ndryshim rrënjësor ekonomik dhe politik pas zgjedhjeve të ardhshme federale. Çfarë kërkon ekonomia gjermane nga qeveria e re në Berlin?

31 Janar 2025, 12:24 Nga r.ll
"Gjermania në recesion prej dy vitesh", analiza e DW:
foto ilustruese

GJERMANI- Kosto më të ulëta të energjisë, më pak taksa, më shumë stimuj financiarë për investime. Ligji i punës më fleksibël. Ngrirja e shpenzimeve sociale. Dhe mbi të gjitha, më pak burokraci. Këto janë gjërat që ekonomia gjermane kërkon nga qeveria e ardhshme federale. "Ekonomia është në rënie. Shkalla e papunësisë po rritet.Gjermaniapo bëhet gjithnjë e më pak tërheqëse për investitorët”, thotë Rainer Dulger, president i Shoqatës së Punëdhënësve, për situatën aktuale në Gjermani.

Ka mungesë të fuqisë së kualifikuar punëtore, u ankua ai. Niveli i rregullave dhe i burokracisë është rritur vitet e fundit, ashtu siç janë rritur edhe kostot e punës dhe përfitimet e tjera për kompanitë, kritikoi Dulger. "Një vend që po bëhet gjithnjë e më i shtrenjtë për të investuar duhet të jetë gjithnjë e më i mirë, nëse dëshiron të jetë një vend atraktiv për investime. Por Gjermania nuk është e tillë. Republika Federale nuk është më konkurruese në krahasimin global", është diagnoza e Dulger.

Roli i industrisë në Gjermani

Fuqia ekonomike e vendit mbështetet kryesisht (më shumë se 25 për qind) në industri. Pas dy vitesh në recesion, Shoqata Federale e Industrisë Gjermane (BDI) pretendon se prodhimi në kompani është më i ulët sot se sa ishte pesë vjet më parë. Lajme të ngjashme negative vijnë edhe nga sektorë të tjerë. Kudo në Gjermani po prodhohet më pak, më pak po ndërtohet, më pak po blihet e konsumohet.

Ekspertët ekonomikë që këshillojnëqeverinë federale thonë në analizën e tyre aktuale vjetore se ata kanë vërejtur një rënie të vazhdueshme që shtrihet në të gjitha industritë dhe sektorët. Veçanërisht shqetësuese: Gjermania po eksporton gjithnjë e më pak.

Për dekada, modeli gjerman bazohej në një formulë të thjeshtë: lëndët e para dhe produktet gjysëm të gatshme bliheshin relativisht lirë jashtë vendit, më pas me ndihmën e aftësive punëtore gjermane dhe energjisë së lirë, ato "përpunoheshin" në teknologji që mbante etiketën e nohur në botë "Made in Germany".

Agresioni rus kundër Ukrainës, kriza energjetike, inflacioni dhe tranzicioni drejt një ekonomie neutrale ndaj klimës kanë rezultuar me rritjen e çmimeve të energjisë. Ky është një problem veçanërisht për ato kompani që konsumojnë shumë energji. Sektorët më të rëndësishëm ekonomikë si inxhinieria mekanike dhe pajisjet elektrike janë prekur më së shumti. Ndërsa industria kimike, pas një rënie të ndjeshme në vitin 2023, është stabilizuar në një nivel të ulët, thonë ekspertët.

Largimi i kompanive jashtë vendit
Ekonomia kërkon ulje të ndjeshme të çmimeve të energjisë elektrike për t'u bërë sërish konkurruese. Në krye të listës së dëshirave është edhe kërkesa për uljen e kostove të burokracisë. Instituti i Mynihut Ifo flet për një shumë prej 65 miliardë eurosh në vit – këto janë paratë që kompanitë gjermaneduhet të shpenzojnë për të përmbushur detyrime të ndryshme ligjore, për shembull në lidhje me dokumentacionin e biznesit, apo plotësimin e parakushteve për miratimin e projekteve të reja.

Gjendja në kompani është e keqe dhe shumë prej tyre po kërkojnë të investojnë jashtë vendit, po kërkojnë alternativa tërheqëse atje. Në një sondazh të BDI-së thuhet se rreth një e treta e kompanive të anketuara kanë zhvendosur departamentet e tyre të kërkimit dhe zhvillimit jashtë vendit. Kreu i BDI, Peter Leibinger, paralajmëron se ky migrim po kërcënon Gjermaninë si një destinacion për aktivitetin ekonomik - "deri në thelb", siç tha ai.

Mesazh politikës

Nisma, e cila bashkon rreth 100 shoqata biznesi dhe lobimi, nuk kërkon asgjë më pak nga qeveria e ardhshme federale sesa një kthesë të plotë në politikën ekonomike. Në një ditë të madhe veprimi më 29 janari kjo nismë planifikoi aksione të ndryshme në të gjithë Gjermaninë, në të cilat kompanitë duan të ndërgjegjësojnë publikun për problemet me të cilat përballen dhe t'u dërgojnë kërkesa politikanëve. Me këtë aksion ekonomia i dërgon politikës një mesazh "Zgjimi për politikën”. Zgjedhjet e 23 shkurtit janë "vendimtare", pohojnë organizatorët e fushatës.

Kreu i Shoqatës së Punëdhënësve, Dulger, i ka dërguar së bashku me krerët e katër shoqatave më të mëdha të biznesit në vend, një letër me qëndrime të qarta drejtuesve të partive të përfaqësuara në Bundestag. Ata kërkojnë që pas zgjedhjeve të forcohen stimujt për bizneset në zonat rurale. Dhe sipas tyre, kjo do të thotë investime në pajisje, digjitalizim, transport dhe infrastrukturë – por edhe politika strehimi, shëndetësi, arsim, kulturë apo institucione sociale.

Në sondazhet aktuale të opinionit publik, ekonomia dhe migrimi janë dy temat më të rëndësishme për qytetarët gjermanë. Partitë CDU/CSU kanë kompetencën më të madhe, apo besimin më të madh tek qytetarët se mund t'i zgjidhin këto probleme. Në sondazhe, është Unioni dhe kadidati i tij për kancelar Friedrich Merz që gëzon besimin e shumicës së votuesve, rreth 30 për qind. Për të formuar një qeveri, Unionit do t'i duhet një ose dy partnerë koalicioni. Ndoshta mund të jetë SPD ose të Gjelbërit.

Ardhja e Trumpit

Gjatë negociatave të koalicionit për formimin e një qeverie të re federale, bindjet partiake-politike të partnerëve të mundshëm nuk do të jenë e vetmja gjë që do të ketë rëndësi. Ndikimet e jashtme, veçanërisht ndryshimet globale pas kthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, pritet të luajnë një rol të madh.

Kompanitë gjermane po shikojnë me shqetësim përtej Atlantikut. Në vitin 2024, SHBA ishte partneri më i rëndësishëm tregtar i Gjermanisë për herë të parë në dhjetë vjet. Rreth dhjetë për qind e eksporteve gjermane shkuan në SHBA.

Shumica e kompanive gjermane presin efekte negative në konkurrencën e tregut ndërkombëtar, sepse Trump, siç ka paralajmëruar, dëshiron të kontrollojë tregtinë dhe të vendosë tarifa doganore më të larta për mallrat nga vendet e tjera. Tregu amerikan është i një rëndësie kyçe për industrinë farmaceutike gjermane, por edhe për prodhuesit e automjeteve.

Gjermania i shet SHBA-së më shumë sesa blen prej saj. Ky fakt është një halë në sy për Donald Trumpin, i cili synon të reduktojë suficitin tregtar me Gjermaninë, ndërsa në të njëjtën kohë dëshiron të tërheqë kompanitë gjermane për të investuar dhe prodhuar edhe më shumë në SHBA./DW

kriza ne gjermani

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës