Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Bota
Gjyqi në Hagë/ Përfundon rrëfimi i dëshmitarit të 6-të, nis i 7-i, merret në pyetje nga avokati i viktimave
Sot në Gjykatën Speciale po dëgjohet dëshmitari i shtatë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Gjatë intervistimit nga mbrojtësi i viktimave, Simon Laws, dëshmitari me kodin W-01236 ka folur për periudhën e luftës kur ai pretendon se ishte ndaluar.
23 Maj 2023, 17:07Nga a.l
Avokati
HAGË- Vijon gjyqi në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK). Sot në Gjykatën Speciale po dëgjohet dëshmitari i shtatë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Gjatë intervistimit nga mbrojtësi i viktimave, Simon Laws, dëshmitari me kodin W-01236 ka folur për periudhën e luftës kur ai pretendon se ishte ndaluar.
Ai ka deklaruar se ende i vuan pasojat e ngjarjeve të luftës, dhe sipas tij, ka marrë edhe trajtim psikologjik për dy vjet në Zvicër. Dëshmitari i mbrojtur ndër të tjera ka thënë se me 28 dhe 29 janar të vitit 2020 kishte dhënë deklaratë për ZPS-në.
Intervistimi nga prokurori Nathan Quick është bërë në seancë të mbyllur meqë sipas ZPS-së pyetjet lidheshin me një incident të veçantë përmes së cilit mund të identifikohet dëshmitari. Ndërsa gjatë paradites ka përfunduar dëshmia e dëshmitarit të gjashtë, i cili sikur pesë të tjerë që dëshmuan në këtë çështje, kishte masa mbrojtëse.