20 Gusht 2022, 12:17
Nga s.s
Stabi i flotës ruse të Detit të Zi
RUSI- Mëngjesin e sotëm, shtabi i flotës ruse të Detit të Zi në rajonin e pushtuar të Krimesë u godit nga një sulm me dron. Mikhail Razvozhayev, administratori i vendosur nga Moska i qytetit port të Sevastopolit, postoi në Telegram se droni u përplas në çatinë e ndërtesës dhe se nuk kishte viktima. Një video që tregon një shtëllungë tymi mbi ndërtesë është postuar në rrjetet sociale. Incidenti erdhi vetëm një ditë pasi Moska konfirmoi se zëvendës admirali Viktor Sokolov kishte marrë detyrën si komandant i flotës.
Ishte gjithashtu hera e dytë që shtabi i flotës ruse sulmohej nga një dron. Në fund të korrikut, Sevastopoli anuloi festimet për Ditën e Marinës së Rusisë pasi një bombë e hedhur nga një dron plagosi gjashtë persona. Në prill, anija kryesore e flotës ruse të Detit të Zi, kryqëzori raketor Moskva, u mbyt pranë Krimesë. Rusia tha se një shpërthim municioni shkaktoi dëmin që fundosi anijen, ndërsa Ukraina pretendoi se e kishte fundosur anijen me një sulm raketash, raporton BBC.
Më 9 gusht, një bazë ajrore ushtarake ruse në Krime u trondit nga disa shpërthime që shkatërruan të paktën nëntë avionë ushtarakë. Agjencia gjermane e lajmeve DPA më 19 gusht, duke cituar zyrtarë ushtarakë perëndimorë tha se sulmi në bazën ajrore Saky kishte nxjerrë jashtë funksionit më shumë se gjysmën e avionëve të Flotës së Detit të Zi dhe e detyroi flotën të ndërmerrte një pozicion mbrojtës. Më 19 gusht, mbrojtja ajrore ruse u aktivizua në qytetin lindor të Kerçit, i cili është fundi i urës së Krimesë, një projekt i profilit të lartë, me 4 miliardë dollarë të shpenzuar për të lidhur rajonin e pushtuar ukrainas me atë territorin rus. Nga incidenti nuk u raportua për dëme në urë apo në qytet.
rusi flota ruse deti i zi
Bota
20 Gusht 2022, 11:59
s.s
Qendra tregtare ishte e rrethuar dhe blerësit u thanë të shmangnin zonën ndërsa po kryheshin hetimet
SUEDI- Një burr&eum...
Bota
20 Gusht 2022, 11:56
F.M
Foto Ilustruese
MALI I ZI- Pas gati një dekade negociatash të pasuksesshme të qeverive të mëparshme, Dritan Abazoviç në...
Bota
20 Gusht 2022, 11:30
s.s
Zelensky
UKRAINË- Gjatë javës së fundit Ukraina dhe Rusia kanë akuzuar njëra-tjetrën për bombardime pranë...
Bota
20 Gusht 2022, 11:18
s.s
Anije me grurë
UKRAINË- Dy anije të tjera që transportonin grurë janë larguar nga ujërat ukrainase, sipas Ministris...
Bota
20 Gusht 2022, 10:39
s.s
Lufta Ukrainë-Rusi
RUSI- Rusia raportoi sulme të reja me dronë ukrainas të premten në mbrëmje, një ditë pasi s...
Bota
20 Gusht 2022, 10:23
s.s
PERU- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në kryeqytetin e Perusë, Lima ku një dem i tërbuar u hodh nga kamioni teksa po e d...
Bota
20 Gusht 2022, 10:05
s.s
Giorgio Armani
SIÇILI- Vila luksoze e stilistit të famshëm në ishullin Pantelleria pranë Siçilisë u përfsh...
Bota
20 Gusht 2022, 10:03
A.B
Andreë Tate
SHBA- Andrew Tate, një nga emrat më të rrezikshëm në rrjetet sociale iu është ndaluar hyrja në pla...
Bota
20 Gusht 2022, 10:01
A.B
Policia e Kosovës ka informacione se në territorin e Kosovës veprojnë “grupe apo organizata ilegale” nga Serbia, ndërsa P...
Bota
20 Gusht 2022, 10:00
F.M
Foto Ilustruese
GREQI- Grabitje me armë zjarri në një internet kafe në Greqi. Mediat greke shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në...