Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Projekti, i pari i këtij lloji në Mal të Zi, u krye duke përdorur inteligjencën artificiale gjeneruese (AI), një teknologji që mund të prodhojë lloje të ndryshme të përmbajtjes, duke përfshirë tekst, imazhe, audio dhe të dhëna sintetike.
MALI I ZI- Lexuesit e portalit Dan në Podgoricë, që prej fundit të korrikut, dëgjojnë lajme në formë emisioni informativ nga një prezantuese virtuale e quajtur Ana AI. Kjo është hera e parë në rajon, që lajmet jepen nga një spiker virtuale.
Redaktori i portalit Dan, Mili Preleviç, shpjegon për Radion Evropa e Lirë se gazetarët e shkruajnë lajmin dhe më pas Ana AI e lexon atë.
Projekti, i pari i këtij lloji në Mal të Zi, u krye duke përdorur inteligjencën artificiale gjeneruese (AI), një teknologji që mund të prodhojë lloje të ndryshme të përmbajtjes, duke përfshirë tekst, imazhe, audio dhe të dhëna sintetike. Përdorimi i inteligjencës artificiale në gazetari ngre pyetje të shumta, kryesisht në fushën e përdorimit etik.
Mihailo Backoviç, një ekspert në inteligjencën artificiale, thotë se AI është një mjet i dobishëm për produktivitet, por i rrezikshëm nëse gjendet në duart e dikujt që synon të prodhojë propagandë në sasi të mëdha.
“Përdorimi i AI në vetvete nuk është problematik, për sa kohë që politika editoriale e mediave zbaton standarde të larta etike dhe nuk lejon abuzimin e këtyre teknologjive”, tha Backoviç për RSE.
Sipas tij, është e nevojshme që një person të verifikojë gjithmonë përmbajtjen dhe të ketë fjalën e fundit kur e publikon.
"Për shembull, Dan nuk duhet të publikojë kurrë përmbajtje të krijuar nga AI pa rishikim editorial. Kjo do të ishte gjithashtu e rrezikshme sepse sistemet moderne gjeneruese të AI kanë një tendencë të lehtë të gjenerojnë pretendime që janë të pasakta".
Mili Preleviç, redaktor i portalit Dan, i cili ishte i pari në Mal të Zi që përdori këtë teknologji, përparësitë e këtij modeli të punës i sheh në përsosmërinë e prezantimit të Anës.
"Ana AI nuk është e pasigurt, nuk humbim kohë për grim, nuk kemi nevojë për kameraman. Ne zgjedhim nëse do të jetë bionde apo e zezë, çfarë do të veshë. Çfarë i jap unë spikerja virtuale e di që do të lexohet në mënyrë perfekte”, thotë Preleviç për RSE.
Nga ana tjetër, gazetarja dhe drejtuesja e televizionit Vijesti, Danijela Lasica thotë se gazetaria pa emocione njerëzore do të ishte e tmerrshme dhe e rrezikshme.
“Është e vërtetë që ndryshe nga Ana, më duhet të grimoj, të vishem, të gabohem në lexim, një lapsus, do të vë theksin e gabuar. Por ndryshe nga Ana, fillimisht gjeta, shkrova, hulumtova”. Ajo e konsideron informacionin e komunikuar nga roboti si "gjysmë informacion".
“Ai që ‘hyn’ në shtëpinë tuaj me imazhin dhe zërin e tij, duhet të jetë i vetëdijshëm për lajmin që po ju komunikon, duhet ta ndjejë atë.
Tush Frroku KOSOVË- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Kosovë, ku shtetasi Tush Frroku dyshohet se...
Ivica Daçiç SERBI- Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç deklaroi se Serbia po i ...
foto ilustruese VIETNAM- Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën si pasojë e reshjeve të dendura, të c...
Volodymyr Zelenskyy UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy në një intervistë për La Nacion, u shpreh se NATO ë...
foto ilustruese IZRAEL- Ka vdekur adoleshenti palestinez, i cili ishte qëlluar me armë zjarri nga trupat izraelite pasi e kishte hedhur...
pamje nga ngjarja AUSTRALI- Banorër në Viktoria dhe Melburn, Austarli janë zgjuar me syt nga qielli pas një shpërthimi misterioz, ...
Donald Trump SHBA- Thirrjet për të transmetuar drejtpërdrejt proceset gjyqësore të Donald Trump po shtohen, ndërsa Shtetet e...
foto ilustruese Kostoja e shezlongëve në plazhet e njohura në vendet evropiane shqetëson edhe shtypin e huaj. Siç raportoh...
pamje nga vendngjarja BRITANI E MADHE- DailyMail ka publikuar video nga vendstrehimi ku do të qëndrojnë azilkërkuesit, mes tyre ed...
foto ilustruese UKRAINË- Dy sulme me raketa ruse vranë të paktën pesë persona dhe plagosën 31 të tjerë, teksa ...