All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Holandë: Kërkim i vështirë për partnerë koalicioni

Fituesi i zgjedhjeve holandeze Geert Wilders (PVV) njoftoi se dëshiron të qeverisë. Votuesi ka folur, tha populisti i krahut të djathtë për televizionin holandez. Ai mendon se tani të gjithë duhet të dalin nga vetja. Për të marrë një shumicë, Wilders ka nevojë për të paktën dy partnerë koalicioni. Për momentin nuk është e sigurt, se do të mund t'i gjejë ata. 

24 Nëntor 2023, 09:32 Nga a.l
Holandë: Kërkim i vështirë për partnerë koalicioni
Greet Wilders
All - Paragraf - 1

HOLANDË- Holanda u zgjua me një skenar të ri politik pas një nate emocionuese zgjedhore. Me 37 nga gjithsej 150 vende në parlament, Geert Wilders, i cili padyshim u befasua edhe vetë, dhe Partia e tij për Liri (PVV) arritën të dyfishonin numrin e votave në krahasim me zgjedhjet e mëparshme ku kishin fituar 17 të tilla.

Fituesi i zgjedhjeve holandeze Geert Wilders (PVV) njoftoi se dëshiron të qeverisë. Votuesi ka folur, tha populisti i krahut të djathtë për televizionin holandez. Ai mendon se tani të gjithë duhet të dalin nga vetja. Për të marrë një shumicë, Wilders ka nevojë për të paktën dy partnerë koalicioni. Për momentin nuk është e sigurt, se do të mund t'i gjejë ata. 

Kreu i listës së aleancës mes socialdemokratëve dhe të gjelbërve, ish-komisioneri evropian Frans Timmermans, bëri thirrje për mbrojtjen e demokracisë dhe të shtetit të së drejtës. Ai u kërkoi mbështetësve të tij që të angazhohen për të drejtat e emigrantëve dhe myslimanëve. Timmermans, u shfaq luftarak, pothuajse patetik dhe u premtoi të gjithë të frikësuarve nga rezultati i zgjedhjeve se do t'u qëndronte pranë. "Ne jemi demokratë," tha Timmermans. "Demokracia ka folur. Tani është koha që ne të mbrojmë demokracinë."

Urime nga populistët e djathtë nga Evropa

Wilders mori urime nga përfaqësues të disa partive populiste të djathta në Evropë. Kryetarja e AfD-së gjermane, Alice Weidel foli për një sukses të madh në shërbimin online X. Kryeministri hungarez Orban si dhe politikanët populistë të djathtë Salvini në Itali dhe Le Pen në Francë e uruan gjithashtu.

Vëzhguesit tani presin që formimi i një qeverie në Holandë të kërkojë kohë. Ish-koalicioni i qendrës së djathtë u shpërbë verën e kaluar për një konflikt mbi politikën e migrimit.

Rezultatet jopërfundimtare u publikuan natën nga agjencia e shtypit ANP. Sipas kësaj përllogaritjeje, PVV merr 37 nga 150 vendet në Parlamentin e Hagës. Kjo do të përfaqësonte më shumë se dyfishin e numrit të mandateve të fituara në zgjedhjet e fundit.

Një aleancë midis socialdemokratëve dhe të Gjelbërve do të vinte në vendin e dytë me 25 vende. Sipas parashikimeve, Partia Popullore liberale e krahut të djathtë (VVD) e kryeministrit në largim Marcus Rutte është shumë prapa. Ajo humbi 10 vende dhe do të merrte vetëm 24 mandate. Partia e re NSC e ish-deputetit kristian-demokrat Omtzigt, sipas vlerësimeve, mund të marrë 20 vende.

Revoltë nga e djathta

René Cuperus, analist politik në Institutin Clingendael, u shpreh për një "tronditje" për vendin. Atij i vjen keq për rezultatin, sepse njerëzit në Holandë kishin shpresuar të jepnin një kundërshembull për suksesin e populizmit në mjaft vende të botës.

Shpresonim se në ndryshim nga Italia apo SHBA me Trump-in, të mund të "kryenim një revoltë në qendrën politike”. Shkak për këtë supozim ishin, ndër të tjera, dy partitë e reja - një parti e fermerëve dhe partia e re e ish-kristian-demokratit Pieter Omtzigt, "Nieuw Social Contract".

E paqartë nëse partitë e tjera do ta pranojnë një pakt me Wildersin

Gjasat janë që lëvizja Fermer-Qytetar të pranojë, Omtzigt më tepër jo, dhe kryetarja e listës VVD, Dilan Yesilgöz, kishte siguruar gjatë fushatës elektorale se nuk do të ishte pjesë e një kabineti në të cilin Wilders do të ishte kryeministër.

Mesazhi i votuesve është i qartë. Holandezët duan një qeveri të krahut të djathtë që merr seriozisht shqetësimet e qytetarëve dhe trajton varfërinë, krizën e strehimit dhe flukset e tepërta të refugjatëve. Shoqatat islamike, organizata e ndihmës për refugjatët, mbrojtësit e klimës dhe organizatat mjedisore reaguan me shqetësim ndaj rezultatit të zgjedhjeve./ DW

geert wilders

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet